The One Intern

Programi “The One Intern” ofron një mundësi unike për studentët universitarë dhe të sapo diplomuarit, për të përftuar një përvojë profesionale dhe të zhvillojnë edhe më tej aftësitë e tyre praktike tek One Albania.

Ne jemi duke kërkuar persona të motivuar të cilët duan të punojnë me pasion në fushën e telekomunikacionit.

Qëllimi i këtij programi është të familjarizojë praktikantët me punën tonë si dhe të na ndihmojnë në departamente të ndryshme duke ofruar asistencë teknike në një mori fushash profesionale.

One Albania i jep mundësinë shumë të rinjve të ndjekin praktikën e tyre profesionale sipas nevojës së departamenteve të kompanisë sonë.

Praktikat zgjasin nga tre deri në gjashtë muaj, dhe pas përfundimit të periudhës së praktikës, praktikantët përfitojnë një certifikatë arritjesh. Më tej, duke u bazuar në performancën dhe nevojën e departamentit përkatës, shumë prej praktikantëve kanë pasur mundësinë të përfitojnë punësim të përhershëm pranë One.

Na dërgoni CV-në dhe interesin tuaj profesional në jobs@one.al dhe ne do t’ju njoftojmë shumë shpejt.

Kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë një paketë të posaçme benefitesh, si dhe do të kenë mundësinë të punësohen në mënyrë të përhershme pas përfundimit të programit të praktikës.