Mbrojtja DDoS


Shërbimi i Mbrojtjes nga Sulmet DDoS: Mburojë për Sistemet Tuaja Elektronike
A e dinit se sulmet DDoS janë shtuar me një ritëm alarmues prej 807%? Këta sulme mund të gjymtojnë prezencën tuaj
online dhe të ndërpresin procese të rëndësishëm biznesi. Te One Albania, ne ofrojmë Shërbime të fjalës së fundit për
Mbrojtje nga Sulmet DDoS, për të siguruar dhe mbrojtur shërbimet tuaja elektronike nga këto kërcënime.


Mbro Biznesin Tënd nga Kërcënimi në Rritje i Sulmeve Kibernetike
Me shtimin e rasteve dhe sofistikimin e sulmeve kibernetike, është e rëndësishme që organizatat të mbrojnë asetet e
tyre digjitale dhe të mirëmbajnë besimin e klientelës. Te One Albania, ne e kuptojmë se bota e sulmeve kibernetike po
evolon dhe të ofrojmë zgjidhje të përditësuara sigurie, për ta mbajtur biznesin tënd të sigurt.
Shërbimet tona të Sigurisë Kibernetike janë keijuar për të adresuar dy dobësi madhore: sulmet DDoS dhe dobësitë e
sistemeve elektronike.


Veçoritë Kryesore

Quote Icon

Mbrojtje e Pakrahasueshme

Mundësuar nga teknologjia NetScout Arbor, shërbimi ynë mundëson mbrojtje të menjëhershme ndaj sulmeve volumetrike DDoS në nivel rrjeti (Shtresat 3 dhe 4 sipas Modelit OSI).

Quote Icon

Monitorim në Kohë Reale

Ne monitorijmë vazhdimisht aksesin e trafikut të të dhënave në internet për çfarëdolloj aktiviteti të dyshimtë që mund të indikojë vazhdimësinë e një sulmi. Ky shërbim mundëson eficensë në mbrojtjen e të dhënave.

Quote Icon

Përgjigje e Menjëhershme

Çasti i sulmit vërehet, ne me shpejtësi e drejtojmë trafikun e të dhënave të sulmuara drejt Qendrës sonë të Pastrimit në qendrën e të dhënave dhe e zëvendësojmë atë me trafik të pastër të dhënash.

Quote Icon

Mbulim Gjithëpërfshirës

Ne mundësojmë mbulimin më gjithëpërfshirës me një shërbim mbrojtjeje që aplikohet për kohëzgjatje sulmi deri në 72 orë dhe bandwith sulmi deri në 20GB/s, duke mbrojtur biznesin tuaj nga sulmet.

Mbro biznesin tënd me One Albania

Si një kompani lider në fushën e telekomunikacionit në rajon, One Albania është e përkushtuar për të bërë të mundur
sigurinë dhe mbarëvajtjen e biznesit tuaj. Duke zgjedhur Shërbimet tona të Sigurisë Kibernetike, ju fitoni një partner
të besuar që kombinon teknologjinë e avancuar, ekspertizën dhe një qasje pro-aktive për të zbutur kërcënimet
kibernetike. Hidhni hapin e parë drejt mbrojtjes së biznesit tuaj ndaj sulmeve DDoS. Na
kontaktoni duke plotësuar formën e mëposhtme për të diskutuar nevojat tuaja specifike të sigurisë dhe për të eksploruar si
mundet One Albania të mbrojë asetet tuaja digjitale.


Shih broshurën tonë