Pyetje tё shpeshta mbi unifikimin e rrjeteve

 

Nëse nuk keni sinjal në telefonin tuaj, ju lutemi, procedoni me zgjedhje manuale të rrjetit. Shkoni te ‘Konfigurime” dhe kryeni skanim të rrjeteve Mobile.

Nese keni shkëputje të rrjetit ne pajisjen Android ndiqni hapat:

Settings/Connections/Mobile networks/Network operators/One.al 

Nese keni shkëputje të rrjetit ne pajisjen iOS ndiqni hapat:

Settings/Mobile data/Network Selections/One.al

Duhet të zgjidhni një nga rrjetet në vijim: One.al, Telekom.al, AMC.al, pasi disa telefona mund të mos jenë përditësuar me emrin e ri të rrjetit. Nëse pas zgjedhjes së rrjetit, sërish nuk ka sinjal, ju lutemi, fikni dhe ndizni sërish telefonin. Nëse në listë do të shfaqet rrjeti ALBtelecom, ju lutemi, telefononi nga një numër tjetër Shërbimin e Klientit në numrat e shkurtër 123/142.

Tutorial përzgjedhja manuale e rrjetit One 

Kontrolloni APN-në që keni të vendosur në telefon. APN-ja duhet të vendoset internet.one. Për udhëzime të mëtejshme ju lutemi ndiqni hapat për të konfiguruar internetin në videon shpjeguese 1 për aparatet me sistem IOS, dhe videon shpjeguese 2 për aparatet me sistem operativ Android. Gjithashtu ju mund të vizitoni një nga dyqanet One ose kontaktoni Shërbimin e Klientit në numrat e shkurter 123/142.

Nese ekranin e pajisjes Android shfaqet shkronja “R”ndiqni hapat:

Shkoni te Settings / Connections / Mobile networks / Data roaming  (Data roaming duhet të jetë e aktivizuar)

Zgjidhni National roaming only ose All networks

Nese ndodheni në roaming dhe dëshironi të mbani shërbimin Data të çaktivizuar, ndiqni hapat:

Shkoni te Settings / Connections / Mobile networks / Data roaming

Zgjidhni Disable ose National roaming only.

Nese ne ekranin e pajisjes iOS shfaqet shkronja “R”ndiqni hapat:

Shkoni te Settings / Mobile Data / Mobile Data Options

Aktivizoni Data Roaming

Nëse ndodheni në roaming dhe dëshironi të mbani shërbimin Data të çaktivizuar, ndiqni hapat:

Shkoni te Settings / Mobile Data / Mobile Data Options

Çaktivizoni Data Roaming

“R” mund te hiqet nga ekrani i telefonit (per Android dhe iOS):

Duke bërë restart të telefonit  (e vlefshme për disa modele telefonash)

Duke zëvendësuar Kartën SIM në çdo dyqan ONE.

Ne në ONE përpiqemi çdo ditë për të tejkaluar pritshmëritë tuaja, ndaj për një eksperiencë më të mirë në komunikim, Plani juaj tarifor ka ndryshuar. One ju ofron më shumë benefite, pa kosto shtesë. Shkarkoni aplikacionin “My One” ose kontaktoni Shërbimin e Klientit në numrat 123/142.

One ju ofron paketat me parapagesë pa limit për të përmbushur nevojat tuaja për komunikim. Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare www.one.al, shkarkoni aplikacionin “My One” ose kontaktoni Shërbimin e Klientit në 123/142.

Të gjitha funksionalitetet që keni përdorur në aplikacionin “Profili im”, do të mund ti gjeni në aplikacionin “My One”, i cili vjen tek ju me funksionalitete të reja. Shkarkoni aplikacionin në App Store dhe Play Store, ose nëpërmjet linkut.

Tashmë One Telecommunications dhe ALBtelecom janë një kompani. Të gjitha funksionalitetet, produktet, shërbimet dhe informacionet për rrjetin fiks dhe mobile që ishin të publikuara në faqen zyrtare ALBtelecom do të mund ti gjeni në www.one.al.

Pagesat online me kartë krediti/debiti për shërbimet Fiks, Internet apo IPTV mund t'i kryeni këtu. Sa i përket pagesave online për shërbimin mobile, keni mundësinë t'i kryeni duke u regjistruar në www.one.al, ose nëpërmjet aplikacionit "My One" të cilin mund ta shkarkoni në App Store dhe Play Store.

Shërbimet dhe informacionet të cilat kanë qenë të publikuara në faqen e ALBtelecom janë serish të aksesueshme nëpërmjet www.one.al. Të gjitha detajet e kontratës dhe produkteve Internet dhe IPTV që keni përfituar nga ALBtelecom do mund ti gjeni në seksionin My One Fiks.

Shërbimi ALBtelecom Star është përmirësuar dhe tashmë ofrohet nëpërmjet një aplikacioni mobile. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin My One dhe të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm për llogarinë tuaj. Nëpërmjet aplikacionit “My One” ju mund të rimbushni, të kontrolloni balancën, të aktivizoni paketat dhe të merrni informacione të ndryshme. Gjithashtu, specialistët tanë të Shërbimit të Klientit janë gjithmonë në dispozicionin tuaj për informacione të mëtejshme në numrat e shkurtër 123/142.

Për aktivizimin e paketës dhe shërbimet mobile shtesë, ju mund të shkarkoni aplikacionin My One, ose mund të vizitoni dyqanin më të afërt One Albania. Gjithashtu, specialistët tanë të Shërbimit të Klientit janë gjithmonë në dispozicionin tuaj për informacione të mëtejshme në numrat e shkurtër 123/142.

Ky Shërbim nuk do të ofrohet më. Për të rimbushur një numër tjetër ose numrin tuaj, apo për të marrë shërbime mobile shtesë, ju mund të shkarkoni aplikacionin My One ose mund të vizitoni dyqanin më të afërt One Albania. Gjithashtu, specialistët tanë të Shërbimit të Klientit janë gjithmonë në dispozicionin tuaj për informacione të mëtejshme në numrat e shkurtër 123/142.

Tani mund ta aktivizoni shërbimin 007 me kodin e aktivizimit: **21*+355687766666666# dhe më pas të shtypni butonin e thirrjes. Për çaktivizimin e shërbimit, shtypni ##21# dhe më pas butonin e thirrjes.

Për aktivizimin e internetit, ju mund të dërgoni një SMS me tekst "Internet" në numrin 55512 dhe më pas të ruani konfigurimet e marra me SMS. Gjithashtu, specialistët tanë të Shërbimit të Klientit janë gjithmonë në dispozicionin tuaj për aktivizimin e internetit dhe informacione të mëtejshme në numrat e shkurtër 123/142.

Ju duhet të aksesoni faqen e internetit One Albania nga celulari juaj.
Për të kontrolluar faturën, pronari i llogarisë duhet të krijojë një llogari në “My One” ose në “e-Care”. “My One” dhe “e-Care” mund të aksesohen me të njëjtat kredenciale.
Në kategorinë "Llogaria", duhet të zgjidhni "Abonim" dhe më pas numrin e celularit.

Për të kontrolluar balancën apo për të marrë shërbime mobile shtesë, ju mund të shkarkoni aplikacionin My One ose mund të vizitoni dyqanin më të afërt One Albania. Gjithashtu, specialistët tanë të Shërbimit të Klientit janë gjithmonë në dispozicionin tuaj për informacione të mëtejshme në numrat e shkurtër 123/142.