Ne tashmë jemi një
ONE Telecommunications dhe ALBtelecom janë bërë One Albania. Ky bashkim tashmë është zyrtar dhe shënon fillimin e një rrugëtimi që do të na pozicionojë si lider në info-komunikim. Ky është një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të dy bizneseve në një organizatë të vetme, si pjesë e grupit 4iG.
Logo
Çfarë do të thotë kjo për ty?
Lajm i mirë! Tani klientët tanë do të përfitojnë nga mbulimi i zgjeruar 4G dhe rrjeti fibër optike me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri. Shumë shpejt, klientët celularë ALBtelecom do të transferohen në rrjetin ONE 4G+, ndërkohë që ne punojmë për t'i sjellë të gjithë nën një kompani të unifikuar.
Mbështetur në rritjen e kapaciteteve, produktet tona të kombinuara do të vazhdojnë të përmirësohen dhe të ofrojnë përvojë më të mirë për klientët tanë. Ndërkohë, ti ende mund të hysh në llogarinë tënde, të menaxhosh planet dhe të bësh pagesat e faturave, tashmë të lëshuara prej ONE Albania SHA.
Ke pyetje?
Jemi të sigurt që ke ende pyetje. Njihu me të gjitha pergjigjet në lidhje me bashkimin në seksionin e Pyetjeve të Shpeshta.
Ndërtojmë një rrjet për gjithçka
One Albania do të sigurojë një rrjet jo vetëm më të madh por edhe më të mirë. Të gjithë klientët ekzistues të One Telecommunications dhe ALBtelecom do të përfitojnë nga asetet e kombinuara si rrjeti më i mirë celular dhe një gamë e gjerë shërbimesh fikse në Fibër & IPTV. Së bashku, do të shkojmë drejt përparimit teknologjik.
antena
MOBILE
Rrjeti 4G+ i evoluar me mbulim 99%.
building
FIBËR
Shtrirje në të gjithë Shqipërinë me shpejtësi deri në 1 Gbps.
television
IPTV
Gamë e gjerë kanalesh në HD në platformat Digitalb dhe Tring.
Pyetje të shpeshta
A duhet të bëjnë diçka klientët e ONE Telecommunications?

Klientët e ONE ose ALBtelecom nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë. Të gjithë klientët do të vazhdojnë të përdorin të njëjtat rrjete, vendndodhje dhe shërbime të ALBtelecom dhe ONE Telecommunications për momentin.

Pse janë bashkuar ONE Telecommunications dhe ALBtelecom?

Pas blerjes së dy operatorëve nga i njëjti investitor, grupi hungarez 4iG, One Telecommunications dhe ALBtelecom bëhen bashkë për të shtuar gamën e shërbimeve për abonentët. Pas bashkimit, kompania do të funksionojë si një operator i vetëm, duke ofruar më shumë mundësi zgjedhjesh në produkte dhe shërbime.

Çfarë do të ndodhë me markat ONE dhe ALBtelecom?

Nga data 1 janar 2023, ALBtelecom dhe ONE Telecommunications do të bashkohen në një shoqëri të vetme me emrin ONE Albania SHA. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet sipas kontratës suaj të pajtimit, do të kalojnë të pandryshuara në shoqërinë e re ONE Albania, efektive që prej datës së lartëpërmendur. Ky bashkim nuk do të ketë asnjë ndikim në shërbimet që keni marrë, përveçse për ta konsoliduar dhe përmirësuar atë më tej. Te dyja markat do të vazhdojnë të ekzistojnë për një periudhë të shkurtër dhe së shpejti, do të evoluojnë në një markë të ri nën emrin ONE Albania.

A ndryshon plani im tarifor?

Jo, nuk do ketë asnjë ndryshim në planin tuaj tarifor.

Çfarë do të ndodhë me rrjetet ALBtelecom dhe ONE Telecommunications?

Rrjeti ALBtelecom mobile dhe One Telecomunications mobile priten të bashkohen brenda muajit Prill të vitit 2023. Bashkimi i dy rrjeteve do t’i mundësojë abonentëve ALBtelecom të kenë të njëjtën eksperiencë me ata të rrjetit ONE, ç’ka do të thotë mbulim më të gjerë, shpejtësi më të lartë navigimi në internet, upload më të shpejtë të fotove dhe kohë më të shpejtë të vendosjes së thirrjeve. Gjithashtu, edhe abonentët ONE do të kenë eksperiencë më të mirë të navigimit në internet për shkak të përdorimit më të gjerë të lidhjes së stacioneve me fiber optike.

Çfarë do të ndodhë me dyqanet ALBtelecom dhe ONE Telecommunications?

Ndërsa ne punojmë për të sjellë një përvojë të re, abonentët do të mund t’i marrin të gjitha shërbimet në të dyja dyqanet ONE dhe ALBtelecom. Përfaqësuesit tanë në dyqane mund t’i shërbejnë klientëve ONE dhe ALBtelecom, në të gjitha vendodhjet aktuale. Ju do të njoftoheni për çdo ndyshim në vendodhje, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë dhe transformimin e ambientit në një mjedis të përshtatshëm dhe mikpritës.

Unë jam klient i ALBtelecom, a duhet të kaloj në One Telecommunications? A do të ndryshojë numri im??

Nëse jeni klient ALBtelecom nuk ka nevojë të kaloni numrin në ONE Telecommunications apo të ndryshoni kartën SIM, numri juaj nuk do të ndryshoje dhe do të kalojë automatikisht në ONE.

A do të vazhdoj të kem të njëjtat përfitime që kam nga ofruesi im?

Bashkimi i dy kompanive nuk do të ketë asnjë ndikimin në përfitimet e pajtimtarëve aktual ONE & ALBtelecom.

Cili do të jetë prefiksi i klientëve të ALBtelecom?

Abonentët ALBtelecom do të kenë të njëjtin prefix që kanë edhe tani, (067) apo (068/069 ) në rast se kanë portuar numrin në rrjetin ALBtelecom. Abonentët do të marrin një njoftim te dytë dhe udhëzime të mëtejshme lidhur me bashkimin e pritshëm të rrjeteve gjatë muajit Prill 2023, por në çdo rast abonenti nuk do të jetë i detyruar të ndryshojë numrin apo prefiksin.