Ky shërbim ju jep liri veprimi, pasi ju mund ta zgjidhni vetë shumën me të cilën dëshironi të ripërtërini kohën tuaj telefonike, mjafton të na vizitoni në çdo dyqan One dhe të kërkoni kryerjen e rimbushjes, e cila fillon nga 100 lekë, madje edhe qindarkat ju hidhen në llogari. Me anën e shërbimit të rimbushjes elektronike, ju mund të rimbushni llogarinë tuaj sipas dëshirës.
Çfarë është rimbushja elektronike e One?
Me anë të këtij shërbimi ju mund ta ripërtërini kohën e bisedës për numrat One me parapagesë, falas.
Për të kryer rimbushjen nuk është nevoja e kartës rimbushëse. Ju mund të paraqiteni në dyqanet One, të deklaroni shumën me të cilën doni të rimbushni llogarinë tuaj dhe ta paguani atë. Personeli i dyqanit One kryen rimbushjen dhe në çast ju njoftoheni me një SMS që konfirmon rimbushjen me sukses. Procesi është tepër i shpejtë dhe nuk ka formalitete.
Kushtet e shërbimit:
Ju mund të rimbushni llogarinë tuaj duke filluar nga 100 lekë deri në 10 000 lekë. Shërbimi është falas. Koha e bisedës e përftuar nëpërmjet shërbimit të rimbushjes elektronike është e vlefshme nga 1 deri në 6 muaj pas datës së rimbushjes, sipas tabelës së mëposhtme:
Vlera e rimbushjes |
Afati |
100-1000 lekë |
45 ditë |
1001-2000 lekë |
60 ditë |
mbi 2,001 lekë |
180 ditë |
Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit tuaj në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit që përcakton mesazhi i regjistruar kur telefononi në numrin 141 para kryrjes së rimbushjes.
Në çdo rast, afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit (afati me i gjatë është 12 muaj, afati fillestar I kartes SIM), duke ju dhënë kështu mundësi të përdorni më shumë shërbimet dhe ofertat e One
Ju mund të rimbushni më shumë se një llogari One me parapagesë.
Nëse ju dëshironi të rimbushni llogarinë me një shumë më të madhe se 10 000 lekë, ju mund të kryejeni dy rimbushje të vecanta, njërën me 10 000 lekë dhe të dytën me shumën e mbetur të dëshiruar.
Shembull: Shuma totale e rimbushjes: 13 500 lekë. Rimbushja e parë: 10 000 lekë, rimbushja e dytë: 3 500 lekë. Pas çdo rimbushjeje të suksesshme, do të njoftoheni me një mesazh konfirmimi.
Sa lekë shtohen në llogari me çdo rimbushje elektronike?
Juve do t'ju shtohet në çast në llogarinë e tij shuma e saktë për të cilën kryeni pagesën në dyqanet One apo Online.
Shembull:
Vlera e rimbushjes |
Kohe bisede në lekë |
1,000 lekë |
1000 |
Për më shumë informacion vizitoni dyqanet One ose Shërbimin e Klientit në 142.