Terms And Conditions

Kushtet dhe afatet e përgjithshme për përdorimin e faqes zyrtare “One Albania sh.a.”

Më poshtë do të gjeni Kushtet dhe Afatet e përgjithshme që rregullojnë aksesin / përdorimin nga ana Juaj, në cilësinë e Vizitorit / Pajtimtarit / Klientit të regjistruar të faqes zyrtare të Shoqërisë “One Albania sh.a.”

JU LUTEM TË LEXONI ME VËMENDJE DERI NË FUND PËRMBAJTJEN E PLOTË TË TYRE. NËSE NUK DO JENI DAKORT ME KËTO KUSHTE DHE AFATE, JU NUK DUHET TË VAZHDONI MË TEJ NË KËTË FAQE.

Nëse do të vazhdoni ta përdorni faqen tonë zyrtare (“website” ose “site”) dhe / ose shërbimet e ofruara që ajo përmban, Ju keni rënë dakord t’i bindeni këtyre Kushteve dhe Afateve.

1. Ju pranoni dhe jeni dakord se do ta përdorni Faqen zyrtare dhe Shërbimet e ofruara brenda saj, ashtu si parashikohet në këto Kushte dhe Afate ose vetëm sic përcaktohet në vetë Faqen zyrtare.

2. Ju pranoni dhe jeni dakord se Faqja zyrtare dhe Shërbimet e ofruara brenda saj, janë për përdorimin tuaj personal të realizuar nëpermjet një kompjuteri, aparati telefonik të mencur ose pajisjeje elektronike të vetme.

3. Ju nuk mund të kopjoni, zbuloni, modifikoni, të riformatoni, të shfaqni, shpërndani, licensoni, të transmetoni, shisni, zbatoni, të publikoni, transferoni ose te vendosni ne dispozicion Shërbimet e ofruara brenda faqes ose informacionin që ju merrni gjatë perdorimit te këtyre Shërbimeve ose aksesit në Faqen zyrtare.

3. Ju nuk mund të hiqni, ndryshoni ose fshihni në asnjë mënyrë informacionin në Faqen zyrtare dhe / ose Shërbimet e ofruara ose të përdorni materialet e marra gjatë përdorimit te Faqes dhe / ose Sherbimeve, përvecse sic është përcaktuar në këto Kushte dhe Afate.

4. Nga ana juaj nuk mund të kopjoni, cmontoni pjesërisht ose tërësisht softëare-t e përdorur në Faqen zyrtare dhe / ose Sherbimet (përvec kur kjo gjë lejohet shprehimisht nga ligji i zbatueshëm).

5. Ju e kuptoni se nuk mund të kopjoni ose përdorni materiale të marra nga Faqja zyrtare dhe / ose Shërbimet për qëllime komerciale, ose që të hiqni, fshihni ose ndryshoni të drejtat e autorit, të markës tregtare ose njoftime te tjera te pronësise intelektuale që përmban materiali origjinal ose nje material i kopjuar ose printuar nga Faqja zyrtare ose i marre nga Shërbimet.

6. Ju garantoni se do të përdorni Faqen zyrtare dhe Shërbimet e saj në përputhje me këto Kushte dhe Afate si duhet dhe në mënyre të ligjshme duke garantuar se nuk do të kryeni dhe se nuk do të lejoni të tjerët të kryejnë veprimet e mëposhtme, dhe jo vetëm:

a) të merrni, aksesoni ose transmetoni Përmbajtje të pahijshme, pornografike, kërcenuese, raciste, të rrezikshme, fyese, diskretituese, në shkelje të konfidencialitetit, në shkelje të të drejtave të pronësise intelektuale duke përfshirë edhe te drejtat e autorit, të dënueshme ose të paligjshme;

b) të shmangni identifikimin e përdoruesit ose sigurinë e hostuesit, rrjetit ose llogarisë dhe as të ndërhyni në shërbimin e një përdoruesi, hostuesi ose rrjeti dhe as të kopjoni faqe ose të regjistroni fjalëkalime identike në motoret e kërkimit për të corientuar përdoruesit e tjerë në mënyrë që ata të mendojnë se po lexojnë faqen e ligjshme te One Communciations ose të përdorni Faqen zyrtare për Shërbime për të tjera të paligjshme ose të dënueshme. Përdoruesit që kryejnë një shkelje në lidhje me sistemet ose sigurinë e rrjetit mund të kryejnë një shkelje penale ose civile dhe Shoqëria One Albania sh.a rezervon të drejtën e saj që të bashkepunojë plotësisht për hetimin e shkeljeve si vepra penale të dyshuara, shkeljeve të sistemeve ose sigurisë së rrjetit sipas udhëzimeve për zbatimin e ligjit ose udhëzimet nga autoritetet përkatëse;

c) do të përdorni Faqen zyrtare dhe/ose Shërbimet e ofruara për të reklamuar, për të ofruar shitje të mallrave ose shërbimeve për qëllime komerciale pa marrë miratimin me shkrim të One Albania sh.a;

d) me dijeni ose për shkak të pakujdesisë të transmetoni Përmbajtje elektronike (duke perfshirë këtu edhe viruset) nëpërmjet Faqes zyrtare dhe / ose Shërbimeve të ofruara, të cilat shkaktojnë ose mund të dëmtojnë në cfarëdo niveli sistemet e kompjuterit të One Albania sha ose të përdoruesve të tjerë të Internetit;

e) shfrytëzoni në mënyrë të paligjshme, të kërkoni sasi të larta trafiku, të shpërndani ose dërgoni letra zinxhir, "junk mail" ose "spam" të cfarëdo lloji, vëzhgime, konkurse, skema piramidale ose të angazhoheni në veprime që kanë për qëllim të pengojnë përdoruesit e tjerë të përdorin dhe gëzojnë faqen dhe / ose Shërbimet ose një faqe tjeter, ose në veprime që mund të dëmtojnë ose prishin imazhin e One Albania ose të një pale të tretë.

8. Ju pranoni se shërbimet e komunikimit publik të ofruar nga ana e One Albania janë komunikime drejtuar publikut dhe komunikimet tuaja mund të disponohen nga të tjerët dhe për pasojë duhet të tregoheni të kujdesshem kur zbuloni informacion personal ose sensitiv ose cfarëdo informacioni që mund t’ju identifikojë. One Albania nuk mban përgjegjësi dhe nuk kontrollon apo vërteton Përmbajtjen e Shërbimeve të Komunikimit Publik.

9. Përdorimi i të dhënave tuaja personale nga ana e One Albania sha do të bëhet sipas Politikave apo Rregulloreve të Privatësise të miratuara paraprakisht nga ana e One Albania sha, si dhe legjislacionit shqiptar në fuqi për Mbrojtjen e të dhënave Personale (Ligji 9887/2008 i ndryshuar) dhe është pjesë e këtyre Kushteve dhe Afateve.

10. Të gjitha Markat Tregtare të përdorura në këtë faqe dhe / ose në Shërbimet janë markat e One Albania ose bashkëpunëtorëve të saj tregtarë. Ju do te përdorni në mënyrën e duhur Markat dhe nuk do t’i përdorni ato, qofshin disenjo apo fjalë si pjesë e markave tuaja, në mënyrë që mund të shkaktojne konfuzion; apo për të identifikuar produkte që nuk kanë të bëjnë më të; ose për të nënkuptuar vërtetim të produkteve ose shërbimeve që nuk kanë të bëjnë me to; ose në mënyra që shkaktojnë ose mund t’i sjellin dëm imazhit të One Albania ose të Markave Tregtare.

11. Ju pranoni dhe jeni dakord se Sherbimet e ofruara tek Faqja zyrtare ose një pjesë e tyre, që ju është prezantuar nga One Albania, apo reklamuesit ose një pale e tretë, mbrohen nga të drejtat e autorit, nga markat tregtare, markat e shërbimit, patentat dhe të drejta ose ligje të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë industriale ose të drejtat e autorit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara shprehimisht.

12. Ju do lejoheni ta përdorni Faqen zyrtare dhe Shërbimet e ofruara prej saj vetëm sipas parashikimeve në këto Kushte dhe Afate dhe asgjë në Faqe dhe / ose Shërbime nuk do të interpretohet si dhënie ndaj palës tuaj të një licence, ose si kalim ose të drejta të tjera të pronësisë intelektuale ose të drejta të tjera të pronësise të One Albania sha, apo të një anëtari të Grupit ku ajo mund të bëjë pjesë aktualisht ose në të ardhmen e afërt, ose të një pale të tretë, të nënkuptuara ose jo.

13. Me anë të këtij dokumenti ju i jepni One Albania leje të përhershme, të pakthyeshme, pa taksa, të vlefshme në mbare boten për të riprodhuar, transferuar, modifikuar, pershtatur dhe/ose publikuar, sic mund te konsiderohet e pershtatshme nga One Albania sha dhe pa ju njoftuar, te Permbajtjes qe ju na e jepni nepermjet postës elektronike, shërbimit postar, nepermjet Faqes zyrtare dhe/ose Sherbimeve të ofruara, pervecse në ato raste ku ju keni deklaruar ndryshe ne kete komunikim.

14. Perdorimi i Faqes zyrtare eshte pa pagese, megjithatë One Albania sha rezervon te drejten nga ana e saj që të tarifoje aksesin vetëm ne nje pjese te Faqes zyrtare ose ne te gjithe Faqen zyrtare ne te ardhmen e afërt, me kusht qe t’ju njoftoje qartazi kur ju aksesoni ate pjese te Faqes qe eshte me pagese.

15. Ju duhet te keni te gjitha pajisjet e nevojshme per te aksesuar Faqen zyrtare te Shoqërisë One Albania dhe Sherbimet e ofruara prej saj që kërkojnë dhe përdorimin e internetit, dhe te mbani pergjegjesi per shlyerjen e detyrimeve te thirrjeve te telefonit, sipas tarifave të publikuara nga operatori telefonik me ane të cilit ju kryeni thirrjet lokale ose me tarifa te tjera te aksesit ne internet qe mund t’ju tarifohen. Nese pajisjet tuaja nuk suportojne teknologjine perkatese, perfshi dhe pa u kufizuar me kriptimin, ju mund te mos jeni ne gjendje te perdorni disa Sherbime te caktuara ose te aksesoni informacion te caktuar ne Faqe.

16. Ju jeni pergjegjes per marrjen e te gjitha masave perpara perdorimit te Faqes zyrtare dhe Sherbimeve per permbushjen e qellimeve tuaja dhe deri me tani. Sherbimet perditesohen ne menyre periodike dhe ju duhet te kontrolloni Faqen dhe Sherbimet rregullisht per t’u siguruar se keni informacionin me te fundit. Duhet gjithashtu te rifreskoni shfletuesin (browserin) tuaj sa here qe vizitoni Faqen zyrtare dhe Sherbimet e ofruara per t’u siguruar se keni shkarkuar versionin me te fundit te Faqes dhe Sherbimeve.

17. One Albania do te beje perpjekje te arsyeshme per te garantuar se Faqja ose Sherbimet mirembahen dhe jane te disponueshme por disponueshmeria e tyre mund te varet nga pajisjet tuaja, rrjetet e komunikimit, numri i madh i personave qe tentojne te perdorin rrjetin ose Internetin ne te njejten kohe ose shkaqe te tjera qe kane ndikim mbi te, dhe mund te mos arrije te ofroje disponueshmeri te faqes ose te kete nevoje per mirembajtje pa njoftim.

18. One Albania sha dhe asnje anetar i saj nuk do te mbajne pergjegjesi per deme te caktuara, indirekte ose konsekuente ose per cfaredo demi, qofshin keto deme te shkaktuara nga zbatimi i kontrates, nga neglizhenca ose veprime jashte kontraktore, qe lindin nga ose ne lidhje me kryerjen apo perdorimin e Sherbimeve te Faqes dhe sidomos, por pa u kufizuar me sa me siper, One Albania perjashton ne vecanti te gjitha pergjegjesite ne lidhje me humbjet e shkaktuara nga perdorimi nga ana juaj i Faqes dhe Sherbimeve ose i Permbajtjes apo Sherbimeve ose humbja e Sherbimeve apo Permbajtjes tuaj per shkak te vonesave, mos dergimi, mos marrja ose nderprerja e sherbimeve; dhe defektet ose kostot, humbja e fitimeve, humbja e Permbajtjes tuaj ose humbje pasuese te shkaktuara nga perdorimi nga ana juaj ose pa aftesia juaj ne perdorimin apo aksesin ne Faqen dhe Sherbimet, nga nje difekt, pezullim ose terheqje nga nje pjese ose nga e gjitha Faqja ose Sherbimet ne cdo kohe.

19. Te gjitha kushtet dhe garancite qe mund te nenkuptohen ose integrohen ne keto Kushte dhe Afate ne perputhje me ligjin ose praktika, përjashtohen shprehimisht ne kete dokument per aq sa lejohet nga legjislacioni në fuqi.

Masa e vetme qe ju mund te merrni sipas ketyre Kushteve dhe Afateve eshte te mos vazhdoni perdorimin e Faqes dhe Sherbimeve tona të ofruara.

20. One Albania bën të gjitha perpjekjet per te garantuar sigurine e komunikimeve tuaja. Sidoqofte, për arsye që Ne nuk mund t’i kontrollojme, ju paralajmerojme se ekziston rreziku qe komunikimet tuaja të pergjohen ne menyre te paligjshme apo te aksesohen në mënyrë të padrejtë nga rrjete te paleve te treta, te cilat Ne nuk mund t’i kontrollojmë. Interneti nuk eshte nje mjedis i sigurte. Permes tij mund te shkarkohen programe ose materiale te padeshiruara edhe pa dijenine tuaj.

21. Me ane te ketij dokumenti ju bini dakord plotesisht se do te demshperbleni dhe se nuk do te beni pergjegjes One Albania sha , në lidhje me pretendimet e ngritura nga nje pale e trete si rezultat i perdorimit te Faqes zyrtare dhe Sherbimeve ose per ofrimin nga ana juaj ndaj One Albania te Permbajtjes si dhe ne lidhje me humbjet, kostot, veprimet, procedurat, pretendimet, demet, shpenzimet duke perfshirë këtu edhe kosto dhe shpenzime te arsyeshme ligjore, ose pergjegjesi te cfaredo lloji te shkaktuara ose lejuara drejtperdrejt ose jo drejtperdrejt nga One Albania sha per shkak te perdorimit te Faqes dhe Sherbimeve apo ofrimit te Permbajtjes, ose per shkak te shkeljeve ose mos zbatimit nga ana juaj te ketyre Kushteve dhe Afateve.

22. One Albania rezervon te drejten per te ndryshuar ne cdo kohe Faqen zyrtare dhe/ose Sherbimet apo per te pezulluar e perfunduar ofrimin e Faqes zyrtare dhe Sherbimeve apo aksesin ne nje pjese apo ne te gjitha Sherbimet.

23. One Albania rezervon te drejten per te ripare keto Kushte dhe Afate ne cdo kohe. Ndryshime te tilla do te hyjne ne fuqi 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pasi te jene postuar ne Faqen zyrtare. Nese vazhdoni te perdorni Faqen tone zyrtare, do te merret e mireqene se Ju keni pranuar ndryshimet qe iu jane bere këtyre Kushteve dhe Afateve të përgjithshme.

24. Monitorimi ose regjistrimi i thirrjeve, e-mail-eve, mesazheve ose komunikime te tjera do të bëhet vetëm ne perputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi ose për qellimet e biznesit të One Albania, si për shembull: kontrollet e cilesise së ofruar, ose për të parandaluar përdorimin e paautorizuar te sistemeve te telekomunikacionit te One Albania dhe per te garantuar funksionimin eficent te sistemeve tona, si dhe per te parandaluar ose hetuar krimet dhe/ose abuzimet e ndryshme të parashikuara si akte të dënueshme nga legjislacioni shqiptar në fuqi.

25. One Albania mund te vendosë te pezullojë, ndryshojë apo perfundojë ofrimin e Sherbimeve dhe Faqes se saj menjehere dhe pa njoftim paraprak ne cdo kohe per shkak te punimeve te mirembajtjes, per te perditesuar ose permiresuar Faqen ose Sherbimet ose per cfaredo arsye tjeter.

26. One Albania mund te zgjedhe te perfundoje ofrimin e Sherbimeve ose aksesit tuaj ne Faqen zyrtare, per shkak te shkeljes se ketyre Kushteve dhe Afateve nga ana juaj, ose nese One Albania pushon ofrimin e Faqes dhe Sherbimeve per cfaredo arsye.

Theksojmë se Kushtet dhe Afatet e mësipërme, do te gjejnë zbatim edhe per blerjet e kryera online, nepermjet faqes zyrtare të One Albania sha. One Albania sha, ju ofron mundesine te perdorni sherbime te ndryshme, te shikoni me shume produkte, t’i krahasoni dhe bleni produktet e ofruara online në internet në rubrikat apo nënrubrikat e prezantuara nga One Albania sha.

27. Shërbimi jonë për blerjet online, do të ju ofrohet vetëm pas plotësimit të kushteve ligjore si më poshtë:

a) Të keni arritur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjec në momentin e blerjes së një produkti online.

b) Të jeni me vendqëndrim/vendbanim në Republikën e Shqiperise dhe te mundësoni adresën perkatese ku kërkoni që produkti të dërgohet nëpërmjet shërbimit postar;

c) Të posedoni/përdorni një kartë krediti/debiti të vlefshme nën emrin tuaj dhe që ka fonde financiare te nevojshme në momentin e blerjes online të një produkti të caktuar.

28. One Albania do të ju ofrojë akses pa pagesë ne elementet e shërbimit të saj / platformës online, por kërkojmë të theksojmë se ju mund të keni shpenzime në vlerë monetare dhe kosto te tjera financiare për lundrimin ne internet ne perputhje me cmimet e planit tuaj tarifor, nese ju do të vizitoni faqen zyrtare të One Albania nëpërmjet aparatit tuaj celular / pajisjes tuaj elektronike.

29. Sherbimi i ofruar në faqen zyrtare të One Albania eshte ne pronesi te Shoqërisë One Albania sha; Ju pranoni se titulli dhe te drejtat e plota te pronesise per Sherbimin do te mbeten nen pronesine ekskluzive te One Albania dhe Ju nuk do te tentoni te kopjoni, modifikoni, ndryshoni Sherbimet e ofruara nga ana jonë ne asnje menyre, ose te jepni me licensë ose nënlicensë apo me qera Sherbimet tona.

30. Sherbimi i ofruar online nëpërmjet faqes zyrtare do të ju mundesojë të shikoni pajisjet e disponueshme / produktet tregtare që shiten permes faqes zyrtare të One Albaniasha. Ju mund te shfaqni permbajtjen e një produkti të caktuar, duke e klasifikuar ate me ane te zgjedhjeve, kategorive apo elementeve te tjere.

31. Me anë të këtij shërbimi ju mund të krahasoni elementet e disponueshem që janë vendosur ose promovuar online, duke shtuar dhe/ose hequr disa produkte në shportë, ndersa blerja e produkteve te perzgjedhura mund të bëhet duke klikuar butonin “Shto ne shporte” per artikullin e përzgjedhur, ku më pas klientit / Pajtimtarit do t’i kërkohet te “Procedoje me blerjen” dhe me pas te “hyje” me gjeneralitetet / kredencialet e nevojshme ose te regjistrojë llogarinë personale në faqen tonë zyrtare. Pas perfundimit me sukses te procesit te regjistrimit të llogarisë personale, klienti mund të drejtohet sërish në faqen tonë zyrtare. Të gjithë Klientët/Pajtimtarët që nuk kane deshire te regjistrojnë llogarinë e tyre dhe kategorite e tjera te klienteve mund ta kryejne procesin e blerjes online edhe duke qënë ne statusin Vizitor (Guest).

32. Të gjitha produktet e ofruara online në faqen zyrtare, jane te pajisura me informacionin e nevojshem dhe specifikimet teknike, si dhe garancite e ofruara nga prodhuesi ose Shoqëria One Albania sha. Nëse do të zgjidhni te bleni nje aparat celular / pajisje elektronike / produkt tjetër, juve do të ju kerkohet të paraqisni hollesi te caktuara, që mund të jenë të dhëna personale ose te pageses. Informacioni që ju na jepni per kryerjen e blerjes duhet te jete i plote dhe i sakte. Prandaj, ju duhet te siguroheni se keni te drejta te plota per perdorimin e kartes se kreditit / debitit që keni përdorur per blerjen online dhe se keni fonde financiare te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimin perkates. Nga ana jonë do të pranohen pagesa financiare që mund të kryhen vetem nga disa lloje kartash krediti të caktuara, por nga ana jonë nuk do të pranohen të paguani me Çek. Kartat e kreditit ose debiti qe ju mund të perdorni duhet te jene te vlefshme ne daten e kryerjes se blerjes.

33. Çmimet per Pajisjet elektronike të ofruara për shitje online janë në monedhën Lek Shqiptar. Te gjitha çmimet e përcaktuara do të perfshijne edhe tatimin mbi vleren e shtuar (TVSH) sipas normave të caktuara nga legjislacioni tatimor në fuqi.

34. Ju bëjmë me dije se të gjitha hollesite që do të paraqesni per kryerjen e blerjes, karta e kreditit / debitit do të kontrollohet nga platforma e pageses të tregtisë elektronike (“eCommerce”), të ofruara nga bashkepunëtorët tanë të tilla si Bankat e Nivelit të Dytë të cilat janë partnerë tregtarë të njohur nga ana e One Albania, në lidhje me këto shërbime të ofruara online në faqen zyrtare. 

35. Theksojmë se porosia nuk do te quhet e pranuar dhe nuk do te kete marreveshje ndermjet nesh deri sa produkti të ju dergohet. Karta juaj e kreditit do te faturohet per çmimin e Produktit e zgjedhur dhe për të cilin keni dhënë konfirmim nga karta juaj e kreditit ose debitit. Nese Banka për ndonjë arsye sigurie apo financiare, do të refuzojë te autorizoje karten tuaj te kreditit/debitit per pagese apo nese Produktet e ofruara online nuk jane gjendje fizike ose ka ndonje arsye tjeter legjitime, Ne do të përpiqemi të ju njoftojme ne lidhje me kete gjendje. Nëse ju keni paguar për Produktin online, Shoqëria jonë do t’ju rimbursoje shumen e plote brenda periudhes prej 30 (tridhjetë) ditesh nga data kur eshte bere porosia online në faqen zyrtare.

36. Duke qënë se në faqen tonë zyrtare mund të ofrohen shumë produkte online ose me ofertë, apo cmime promocionale, në ndonjë rast këto cmime mund të rezultojnë me gabime. Nëse Ne do të zbulojme se ka ndodhur nje gabim ne cmimin e këtij/ këtyre Produkteve që ju mund të keni porositur, One Albania do t’ju njoftoje per kete gabim dhe do t’ju japim mundesi te vazhdoni me blerjen e Produktit ne çmimin e sakte ose të tërhiqeni dhe te anuloni porosine tuaj. Ne nuk do te procedojme porosine tuaj deri sa te marrim udhezimet tuaja. Nese nuk arrijme t’ju kontaktojme me ane te kontakteve qe keni dhene gjate kryerjes se porosise, Shoqëria jonë do te anuloje porosine dhe do t’ju njoftoje me shkrim ose poste elektronike ne lidhje me kete.

37. Pas dhënies së konfirmimit online per blerjen tuaj, porosia juaj nuk do të jetë më e mundur të anulohet në këtë fazë. Për cdo blerje të kryer online, ju do te merrni nje fature me TVSH.  Bëjmë me dije se dergesat nuk do te behen ne adresa banimi ose qëndrimi, kuti postare që ndodhen jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Ne rast te nje vonese apo mos dergim te produktit/sherbimeve, ju duhet te kontaktoni menjehere Sherbimin e Kujdesit per Klientin duke telefonuar për rrjetet e tjerë +355681390000, për abonentë me parapagesë 142 dhe me kontratë 144 ku do të përpiqemi të ju ndihmojne per zgjidhjen e problemit tuaj.

38. Ju do të mbani pergjegjesi ligjore per informacionin qe ju vendosni në dispozicion, prandaj gjithmonë ju duhet te paraqisni informacion personal / kredenciale te vlefshme kur kryeni nje Blerje online në faqen zyrtare. Ne do ta dergojme porosine tuaj ne adresen qe ju na keni dhene dhe nuk do të mbajme pergjegjesi ligjore nese porosia nuk do të merret nga nga ana juaj në mënyrë personale.

39. Nese gjate procesit te dorezimit të produktit tuaj do të vereni se paketimi eshte i hapur apo i dëmtuar, ju mund t’ia ktheni menjehere porosine korrierit të shërbimit postar.

40. One Albania mund te perdore informacionin personal qe ju na keni dhene per te kryer blerjen online per qellime tona tregtare, përvec rasteve kur ju na keni komunikuar ose keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur që të veprohet ndryshe.

41. Për te ofruar sherbimet e nevojshme mund te linde nevoja qe informacionin tuaj personal dhe informacionin ne lidhje me pagesat t’ia dergojme palëve të treta që janë Parnerë tanë (Bankës / Bankave të Nivelit të dytë). Dergimi i ketij informacioni eshte i nevojshem per perpunimin e pagesave dhe per te garantuar dergimin e produktit. Kryerja e blerjes nga ana juaj dhe perdorimi i faqes se internetit perben miratimin tuaj per kete perdorim, perpunim dhe dhenie informacioni. Shoqëria jonë mund t’ju kontaktoje here pas here nepermjet shërbimit postar, postës elektronike, mesazheve apo telefonit per t’ju dhene informacion ne lidhje me produktet e reja, sherbimet, uljet apo informacion tjeter qe ne mendojme se mund te jete me interes per ju.

42. Keto Kushte dhe Afate drejtohen dhe interpretohen ne perputhje me ligjet e Republikes se Shqiperise dhe mosmarreveshjet do te gjykohen ne Gjykaten kompetente të caktuar nga legjislacioni shqiptar në fuqi.

43. Keto Kushte dhe Afate jane te ndashme, nese nje parashikim percaktohet si i pavlefshëm ose i pazbatueshem nga ndonje Gjykate me juridiksion kompetent, ky parashikim do te quhet se eshte hequr / fshire pa ndikuar mbi parashikimet e tjera te ketyre Kushteve dhe Afateve.

44. Nese One Albania nuk arrin te ushtroje te drejtat ose nuk permbush parashikimet ne keto Kushte dhe Afate, kjo nuk do te perbeje doreheqje nga keto te drejta, pervec rasteve kur One Albania bie dakord per kete gjë me shkrim.

45. Ju pranoni dhe bini dakord se me pranimin e ketyre Kushteve dhe Afateve ju nuk bazoheni dhe nuk perfitoni demshperblim per deklaratat, perfaqesimet, garancite ose marreveshjet (e bera qofte per shkak te neglizhences ose pa dashje) nga nje person (pale ose jo ne keto Kushte dhe Afate), pervec atyre te shprehura si garanci ne keto Kushte dhe Afate. Sidoqofte, asgje ne kete Paragraf nuk do te funksionoje per te kufizuar ose perjashtuar pergjegjesine ose gabimet.

46. Me pranimin e ketyre Kushteve dhe Afateve merrni persiper se nuk do te kaloni, rishisni, nënkontraktoni ose transferoni te drejtat tuaja ose detyrimet sipas ketyre Kushteve dhe Afateve ose nje pjese te tyre. Shkelja e ketij kufizimi ne cfaredo menyre, pavaresisht nese rezulton ose jo e suksesshme, do te shkaktoje perfundimin e ofrimit te Sherbimeve nga One Albania nga ky moment e tutje. One Albania, vetem me te drejten e saj, mund t’ia kaloje keto Kushte dhe Afate pjeserisht ose teresisht nje pale te trete.

47. One Albania nuk do te mbaje pergjegjesi per shkeljen e ketyre Kushteve dhe Afateve per shkaqe qe jane jashte kontrollit te saj perfshirë këtu por pa pa u kufizuar si: fatkeqesite natyrore, motin e keq, gjendjen e epidemise ose pandemisë, veprime ose perjashtime nga ana e Qeverise Shqiptare ose operatoreve te telefonise publike ose autoriteteve te tjera kompetente ose paleve te tjera per te cilat One Albania sha nuk mban pergjegjesi.