myaccount.terms.modal.body1
myaccount.terms.modal.body2
myaccount.terms.modal.body3
myaccount.terms.modal.declineShumicën e kohës në smartphone e kalojmë në mediat sociale.
Më poshtë disa këshilla për të kursyer njësitë në aplikacionet kryesore.
Facebook: Ndryshoni opsionin: Autoplaying videos
Duke parë video të cilat luhen në mënyrë automatike me siguri që ju harxhoni shumë të dhëna nga plani juaj tarifor. Por ka një opsion për të limituar shfaqjen e videove në mënyrë automatike. Ja si të proçedoni:
iOS
Hapni aplikacionin Facebook, shtypni butonin me 3 viza në anën e djathtë lartë e më pas Settings.
Android
Hapni aplikacionin Facebook, shtypni butonin me 3 viza në anën e djathtë lartë e më pas Settings.
Instagram: Ndaloni shfaqjen e videove dhe fotove në mënyrë automatike
Në aplikacionin Instagram përvec fotove ka edhe video, të cilat luhen në mënyrë automatike sapo ato të shfaqen.
Instagram ka një opsion që ju lejon të parandaloni videot kur jeni në një lidhje celulare.
Ja si të proçedoni:
Hapni aplikacionin Instagram tek profili juaj dhe shtypni Settings.
Ky opsion nuk do të parandalojë videot të luhen automatikisht, por do të ndalojë Instagram-in të luajë video kur jeni në një lidhje celulare.
Snapchat: Aktivizo Travel Mode
Ashtu si edhe Instagram-i, Snapchat i ngarkon automatiksht “Stories” dhe “Snaps” në mënyrë që ato të shfaqen menjëherë kur ju kontrolloni murin tuaj. Por kjo mënyrë automatike harxhon shumë të dhëna.
Ju mund të parandaloni këtë duke aktivizuar një opsion të fshehur i cili quhet “Travel Mode”. Në këtë mënyrë “Snaps” dhe “Stories” do të duan pak më tëpër kohë për tu ngarkuar.
Ja si të proçedoni:
1.Harxhoni më pak njësi gjatë telefonatave
Aplikacioni ka një mundësi për të ulur harxhimin e njësive të internetit gjatë bisedave dhe thirrjeve. Kjo ju lejon të ulni sasinë e njësive që përdorni gjatë thirrjeve me zë, duke ulur disi cilësinë e telefonatës.
Ja si të proçedoni:
Hapni WhatsApp, shkoni tek Settings (3 pikat në këndin lart djathtas), Data Usage dhe tek Call Settings zgjidhni Low Data Usage.
Si të gjitha aplikacionet e tjera të komunikit online WhatsApp lejon shpërndarjen e materialeve të ndryshme multimediale si foto dhe video.
Në mënyrë që të kurseni njësitë tuaja të internetit, mund të zgjidhni opsionin për të shkarkuar materiale multimediale automatikisht vetëm kur jeni të lidhur në Wi-Fi.
Ja si të proçedoni:
Hapni WhatsApp, shkoni tek Settings (3 pikat në këndin lart djathtas), Data Usage dhe aty keni nje opsion Media-auto-download. Duke përzgjedhur When using mobile data shfaqet një menu për të zgjedhur nëse do të shkarkoni imazhe, audio, video, dokumente ose asnjë nga këto. Natyrisht, mund të përzgjidhni të gjithë menunë nën opsionin When connected on Wi-Fi, e cila është opsioni i parazgjedhur.
Në qoftë se vendosni të mos shkarkoni materiale multimediale automatikisht, do të keni mundësi t’i shkarkoni manualisht kur jeni në një lidhje interneti me celular.
WhatsApp ju lejon të mbani një kopje rezervë të bisedave tuaja dhe mediave në Cloud. Kjo do të thotë që ruan një kopje të të gjitha bisedave, imazheve dhe videove në llogarinë tuaj të Google Drive në mënyrë që ti tërhiqni ato më vonë, kur ndërroni telefon ose gjatë riinstalimit.
Të dhënat e bisedës nuk duhet të ruhen kur jeni në lëvizje por në momentin kur lidheni në Wi-Fi.
Ja si të proçedoni:
Hapni WhatsApp, shkoni tek Settings (3 pikat në këndin lart djathtas), Chats > Chat Backup.
Në opsionin Back-up over zgjidhni Wi-Fi në vend të Cellular. Gjithashtu mund të kufizoni edhe intervalin e ruajtjes. Zakonisht, bëhet çdo muaj, por mund ta ndryshoni atë në opsionin Back up to Google Drive për ta bërë sa herë që dëshironi.
Për përdoruesit e iPhone, opsionet janë paksa më ndryshe pasi ruajtja bëhet në iCloud.
Hyni tek Settings > iCloud > iCloud Drive dhe zgjidh opsionin Use Cellular Data për të çaktivizuar. Për të përjashtuar videot gjatë kopjimit shkoni tek WhatsApp Settings > Chats and Calls > Chat Backup, ku mund të zgjidhni opsionin Include Videos option off.
Kjo ka të bëjë me kontrollin dhe monitorimin e të dhënave tuaja. WhatsApp ka disa statistika të detajuara që ju japin një ide se sa të dhëna po konsumoni.
Hapni WhatsApp, shkoni tek Settings (3 pikat në këndin lart djathtas ) > Data Usage > Network Usage. Kjo ju jep një listë të dhënash që janë numëruar që kur keni instaluar dhe përdorur WhatsApp në pajisjen tuaj. Ju mund të rivendosni të gjitha vlerat në zero dhe të filloni të numëroni përsëri në mënyrë që të keni një ide për përdorimin tuaj pas një numri të caktuar ditësh.
Shifrat që do t'ju interesojnë më shumë për të kursyer të dhënat celulare janë Byte-ët e Mediave të pranuara dhe të dërguara, të cilat tregojnë se sa të dhëna shpenzohen në media, një nga konsumatorët më të mëdhenj të të dhënave. Ju harxhoni të dhënat tuaja celulare kur dërgoni mesazhe dhe media si dhe kur merrni. E njëjta gjë vlen edhe për thirrjet, gjithsesi shifrat më të rëndësishme janë Byte-ët totale të dërguara dhe të pranuara, të cilat shfaqen në fund.
YouTube: Ndryshoni Wi-Fi-only settings
E mira në lidhje me YouTube dhe limitin tuaj të të dhënave mujore është se YouTube nuk i shfaq videot në mënyrë automatike. Por luajta e këtyre videove harxhon shpejt të dhënat e interneti kur largoheni nga një sinjal Wi-Fi. Për të harxhuar më pak të dhëna kur jeni të lidhur me internetin e celularit duhet të ulni cilësinë e videove të YouTube nga HD në SD.
YouTube ofron një opsion që luan videon HD vetëm kur jeni të lidhur në Wi-Fi.
Ja si të proçedoni:
1.Vendosni përditësimet automatike të aplikacioneve vetëm në Wi-Fi
Kur kaloni përditësimet automatike të aplikacioneve në ON, ato do të përditësohen automatikisht kur të jetë në dispozicion përditësimi. Shpejtësia e internetit ngadalësohet derisa përditësimi përfundon. Për shkak se përditësimi harxhon të dhëna, ju mund të çaktivizoni përditësimet automatike ose mund të vendosni përditësimet automatike vetëm në Wi-Fi ose mund t'i përditësoni ato manualisht. Për të ndryshuar parametrat automatikë të përditësimit të aplikacionit veproni si më poshtë:
Kur aktivizoni Turn on Restrict data background, ju do te bllokoni disa aplikacione dhe shërbime që të mos punojnë në sfond. Në mënyrë që të mos harxhoni të dhëna, dhe në të njëjtën kohë do të keni shpejtësi më të mirë interneti.
Mund të çaktivizoni opsionin Auto sync data vetëm kur dëshironi të kurseni në trafikun e internetit. Përndryshe, është praktikë më e mirë ta mbani të aktivizuar.
Për të aktivizuar këto dy opsione:
Kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur të dhënat dhe për të rritur shpejtësinë e internetit. Kur aktivizoni funksionin Data Saver, Google kompreson faqet e internetit duke përdorur serverin e tyre.
Për të aktivizuar Data Saver veproni si më poshtë:
Ktheje në ON butonin e sipërm djathtas. Tani mund të përdorni internetin nëpërmjet Google Chrome. Përmes këtij opsioni ju mund të kontrolloni se sa të dhëna keni kursyer siç tregon ekrani më poshtë.
1. Çaktivizorifreskimin në sfond të aplikacioneve.
Shkoni tek Settings > General > App Background Refresh për ta çaktivizuar këtë opsion. Gjithashtu në listën më poshtë mund të zgjidhni cilat aplikacione të përditësohen në sfond.
2. Çaktivizo Wi-Fi Assit
Wi-Fi Assist është një opsion i iPhone i cili konsumon të dhëna e internetit edhe kur jeni të lidhur me Wi-Fi. Kjo ndodh në momentin kur linja e Wi-Fi është e dobët. Në këtë mënyrë celulari lidhet automatikisht me itinerarin e celularit për të mos mbetur pa linjë interneti.
3. Shkarkoni muzikë, mos e luani atë në moment
Duke dëgjuar muzikë për një kohë të gjatë mund të konsumoni shumë shpejt njësitë e paketës. Shumica e aplikacioneve të muzikës dhe podcastit (si Spotify dhe Apple Music) ju lejojnë të kufizoni streaming vetëm në Wi-Fi, e cila do t'ju detyrojë në shkarkimin e listave muzikore para se ti luani ato.
Për Apple Music, shkoni tek Settings / Music. Në seksionin Streaming & Downloads, do të shihni 2 opsione dhe shikoni nëse i pari është aktivizuar. I pari, Use Cellular Data, ju lejon të çaktivizoni streaming tërësisht nëpërmjet një lidhje celulare. Nëse ky nuk është opsion i mirë për ju, atëherë mund të çaktivizoni High Quality on Cellular për të dëgjuar këngë me një shpejtësi më të ulët kur nuk jeni në Wi-Fi.
Ju mund të kontrolloni se si Apple Music Apps përdor të dhënat.
Për aplikacionin Podcasts, shkoni tek Settings > Podcasts dhe çaktivizoni Cellular Data.
Mund të aktivizoni gjithashtu Opsionin: Only Download on Wi-Fi për të parandaluar shkarkimet e podkasteve kur jeni të lidhur me Cellular Data.
4.Posta elektronike
Kontrolloni për të parë se sa shpesh merr emaile llogaria e postës tuaj elektronike – sa më rrallë merr, aq më pak të dhëna (dhe bateri) do të përdorni.
Shkoni tek Settings > Mail > Accounts > Fetch New Data.
Sigurohuni që opsioni Push të jetë i çaktivizuar nëse dëshironi të ruani të dhënat dhe nuk keni nevojë qe emailet të përditësohen vazhdimisht.
Më poshtë shikoni se sa është afati për Fetch (shkarkimi i emaileve). Nëse bëni zgjedhje manuale, atëherë aplikacioni Mail do të kontrollojë nëse ju kanë ardhur emaile vetëm kur ta hapni si aplikacionin.
Ndryshimi i kohës së marrjes së një e-mail të ri mund të kursejë të dhëna, si dhe jetëgjatësinë e baterisë së celularit.
Vendosni numrin One.
Për të ndryshuar fjalëkalimin tuaj ju lutemi vendosni email-in tuaj.
login.modal.success.check