GPS TRACKING NGA ONE TELECOMMUNICATIONS


Gjurmimi i vendndodhjes së mjeteve lëvizëse

Shërbimet GPS Tracking (gjetja e vendndodhjes së mjeteve levizëse) janë shumë të rëndësishme për të gjithë kompanitë, të vogla ose të mëdha në ditët sotme. Kjo jo vetëm për të mësuar vendndodhjen e mjetit por dhe për rritjen e efiçenës së operimit të tyre. Mjetet e gjurmuara përfshijnë makina, minibus, autobuzë, kamionë, trailer/automjete frigoriferë, motoçikleta, ambulanca, zjarrëfikese dhe çdo mjet tjetër pune.
Risia e One GPS Tracking është menaxhimi i mjeteve si brenda dhe jashtë vendit duke mbajtur kështu në kontroll në çdo moment lëvizjen dhe si pasojë raportet për vendndodhjen dhe operimin e tyre duke mundësuar të shikoni në çdo moment se ku ndodhet mjeti juaj, rrugën e përshkruar, shpjetësinë e lëvizjes së mjetit.
Ky shërbim ofrohet nga One  në bashkëpunim me partnerin Sigal Uniqa Group Austria, duke qënë gjithmonë në një hap me zhvillimet  më të fundit të teknologjisë dhe kërkesave të tregut.

Platforma gjithashtu krijon mundësinë e  dërgimit të raporte për administratorët e kompanive ,  të cilat janë të krijuara enkas për nevojat e tyre. Këto email-e mund të konfigurohen për tu marrë sipas orës/ditës te cilën administrator i sistemit e gjykon të nevojshme për të pasur këtë informacion. Gjithashtu njoftimet merren dhe:


Këtë shërbim e merrni sigurisht në të njëjtën faturë dhe duke patur një pike të vetme kontakti dhe kujdesi ndaj klientit.