HomeNet është shërbim interneti në shtëpi në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Tani ti mund të lidhesh me Wi-FI inteligjent deri në 32 pajisje njëkohësisht dhe të lundrosh me super shpejtësi 150 Mbps kudo.
Merr HomeNet, kartën SIM dhe planin që të përshatet në çdo dyqan ONE.
Merrni pajisjen, kartën SIM dhe përzgjidhni planin HomeNet që ju përshtatet.
Ndizni pajisjen dhe përdorni emrin e rrjetit Wi-Fi, si dhe fjalëkalimin që nevojitet per t’u lidhur me këtë rrjet. Këto të dhëna ndodhen në pjesën e poshtme të pajisjes.
Pasi të jeni lidhur me Wi-Fi, do ju shfaqet një faqe interneti ku do t’ju duhet të zgjidhni zonën/ adresën ku dëshironi të përdorni internetin duke klikuar “Aktivizoni Zonën”.
Pas konfirmimit të zonës, ju mund të përdorni shërbimin në adresën ku ndodheni, duke shijuar lundrimin në internet me HomeNet.
Tani nuk ke nevojë të bësh kontratë të veçantë për shtëpinë e plazhit apo të paguash edhe për muajt që nuk je në shtëpi. HOMENET e merr me vete deri në 5 adresa të ndryshme brenda Shqipërisë.
Kontakto shërbimin e klientit
Duke filluar nga 1,900 lekë/muaj
one start | one More Plus | one Advance | one Pro | one elite | ||
---|---|---|---|---|---|---|
Çmimi i Planit |
1,000 700 LEKË/MUAJ |
1,600 1,200 LEKË/MUAJ |
1,900 1,400 LEKË/MUAJ |
2,400 1,680 LEKË/MUAJ |
2,900 2,030 LEKË/MUAJ |
|
Çmimi i Homenet |
1,500
|
|||||
1,200 | 1,000 | 900 | 720 | 470 | ||
HomeNet + One Unlimited |
2,200 1,900 LEKË/MUAJ |
2,700 2,200 LEKË/MUAJ |
2,900 2,300 LEKË/MUAJ |
3,180 2,400 LEKË/MUAJ |
3,530 2,500 LEKË/MUAJ |
Ofertë promocionale deri në 31 Maj 2021. Pas përfundimit të volumit mujor me shpejtësi të plotë, ti do të lundrosh me shpejtësi prej 256 Kbps.
Huawei B311-221, me teknologjinë 4G LTE, shpejtësi shkarkimi 150 Mbps dhe shpejtësi ngarkimi 50 Mbps, suporton të gjitha frekuencat 4G të One dhe frekuencat 2G/3G. Me një lidhje me fishë, mund të përdoret nga 32 përdorues të lidhur njëkohësisht.
Me shpejtësi të lartë ose standarte/ Kur përfundojnë GB e planit.
Pas përfundimit të GB të planit tuaj, do të shfaqet një faqe e dedikuar, në të cilën mund të zgjedhësh një paketë të re interneti dhe të vazhdosh lundrimin me shpejtësinë më të lartë
Pajisja e vetme, e pakombinuar me planet One, do të mund të aktivizohet vetëm për 12 muaj. E kombinuar me planet One aktivizohet 12/24 muaj. Nëse je abonent me planet One, mund të shtosh linja interneti dhe përfitimet do të jenë të njëjta. Paketat shtesë mund të aktivizohen vetëm 2 herë brenda muajit për çdo paketë. Maksimumi i zonave ku mund të përdoret pajisja është 5 (2 Zona falas + 3 Zona me pagesë). 5GB do të ofrohen shtesë për të gjithë aktivizimet e kombinuara me planet One.
Për çdo problem aksesimi, mund të telefonosh 142/1 për verifikime të mëtejshme. Kodi i WiFi për tu lidhur ndodhet në pjesën e poshtme të pajisjes Huawei B311 – 221. Me mbarimin e kontratës, nëse e kthen pajisjen në gjendje funksionale, do të procedohet me kthimin e garancisë (për shlyerje detyrimesh ose për tu tërhequr). Kujdes: Mund të ndezësh pajisjen por nuk mund ta aktivizosh në dyqan pasi do të përfshihet në zonën e parë falas ku do të mund ta përdorësh.
Shërbimi HomeNet është një shërbim që ofron internet me shpejtësi të lartë për shtëpinë tënde nëpërmjet rrjetit 4G.
Drejtohu në rrjetin e dyqaneve One për të aktivizuar shërbimin HomeNet
Për të përdorur shërbimin HomeNet do të duhet një pajisje Wi-Fi që është e pajisur me një kartë SIM që mundëson shërbimin internet nëpërmjet rrjetit 4G të One.
Pasi të marrësh pajisjen nga përfaqësuesi I dyqanit One, duhet ta ndezësh atë në adresën ku dëshiron ta përdorësh shërbimin. Pasi të lidhesh me këtë pajisje duke përdour emrin e Wi-Fi (Wi-Fi Name) dhe fjalëkalimin (Wi-Fi password) që ndodhen në pjesën e poshtme të pajisjes, mund të përdorësh shërbimin HomeNet.
Për të përdorur shërbimin HomeNet, fillimisht duhet ta aktivizosh në adresën ku dëshiron ta përdorësh. Pasi të jesh lidhur me Wi-Fi e HomeNet dhe nga pajisja të kesh hapur një faqe internet nga Google Chrome, Mozilla, Safari etj, do të shfaqet një faqe ku mund të aktivizohet adresa ku ndodhesh, për të përdorur shërbimin. Në këtë faqe, kliko ‘Aktivizo zonën’. Kujdes! Mos e aktivizo shërbimin në një adresë ku nuk dëshiron ta përdorësh atë.
Mund ta përdorësh shërbimin në të gjithë vendin, edhe aty ku nuk është e mundshme të ketë lidhje fizike me kabëll nga operatorët e tjerë që ofrojnë shërbimin Internet.
Paketat HomeNet Plus të japin mundësinë që të kesh një sasi shtesë interneti me shpejtësi super të shpejtë, me vlefshmëri 30 ditë nga momenti I aktivizimit, pas përfundimit të internetit me shpejtësi maksimale.
Ndryshimi I adresës është një ndryshim I vendndodhjes aktuale tek një adresë e dytë ku dëshiron ta përdorësh shërbimin. Shërbimi në adresën e dytë aktivizohet falas dhe thjeshtë, njësoj si adresën e parë, duke klikuar ‘aktivizo zonën’ në faqen e internetit që do të shfaqet në ekranin e pajisjes së lidhur me Wi-Fi. Mund të përdorësh edhe 3 adresa të tjera përveç dy adresave kryesore, për një pagesë prej 300 lekësh për çdo adresë shtesë.
Sigurohu që je lidhur me pajisjen si dhe karta SIM është e vendosur siç duhet në pajisje si dhe që ke konfirmuar aktivizimin e zonës në faqen përkatëse që do të shfaqet. Nëse problemi vazhdon, kontakto 142 nga një numër One.
Një arsye për këtë mund të jetë konsumimi i sasisë së internetit me shpejtësi të lartë. Në këtë rast mund të aktivizosh një paketë shtesë për shpejtësinë maksimale të ofruar.