One Business Internet Broadband 

 

Lidhja më e mirë për biznesin tuaj, bazuar në shpejtesi, kosto e besueshmëri!

One internet broadband  është një shërbim i dedikuar bazuar në  nevojat e biznesit, përjetimin e shpejtësisë së lartë të internetit dhe  komunikim të pa ndërprerë me klientët. Ne ofrojmë  shërbime interneti  ADSL, Fibër  dhe Satelit  Broadband përmes bashkëpunëtorëve më të mirë në Shqipëri si Tring, Abbisnet e Digicom.

Internet Adsl

Adsl Internet është kryesisht i pershtatshëm për biznese të vogla. Shërbimi ofrohet me një adresë IP statike ose dinamike, ku është e nevojshme instalimi i një ruter standard,  për të përjetuar  shpejtësi maksimale të internetit në ambjentet përkatëse.

Skuadra e dedikuar e One Business është gjithmonë pranë klientëve duke ofruar suport të dedikuar përmes një pike të vetme kontakti për të gjitha shërbimet e biznesit të përfshira, në një faturë të vetme mujore.

 

Shpejtësi  Kapacitet Koha e lidhjes
Max. Download: 12Mbps Deri në 5 përdorues njëkohësish Brenda 2-3 ditëve

 

Avantazhe: Ideal për navigim në inernet, përdorim i e-mail, shkarkim të dokumentave të ndryshëm, lajme, faqeve të inernetit, navigim në media sociale si dhe transmetime të ndryshme video.

Internet Fibër Optike

Fibra optike është brezi i ardshëm i zhvillimit, konsideruar si një zgjidhje e përshtatshme per të gjitha llojet e biznesit të vogël, të mesëm e të madh, duke ofruar një
gamë të larmishme paketash për të përmbushur të gjitha nevojat e klientëve.

Shërbimi ofrohet me adresë IP statike ose dinamike.

Ruteri i modemit është i perfshirë në paketat e ofruara duke ofruar gjithashtu një shërbim të dedikuar , një pikë kontakti dhe një faturë te vetme mujore.

 

Shpejtësi  Kapacitet Koha e lidhjes
Max. Download: 100Mbps Deri në 50 përdorues njëkohësish Brenda 2-3 ditëve

 

Avantazhe: Ideal për  dërgimin dhe pranimin e fileve/ dokumentave  të mëdhenj.

Akoma më i besueshëm se ADSL.

 

Internet Satelitor

Aksesi në internet satelitor është aksesi në internet i siguruar përmes satelitëve të komunikimit. Komunikimi i te dhënave përmes satelitit është i ngjashëm me atë të të dhënave bazuar në tokë.

Shërbimi  ofrohet me adresë IP statike ose dinamike.

Ruteri i modemit është i përfshirë dhe ne ofrojmë një mbështetje të përkushtuar të shërbimit përmes një pike të vetme kontakti për të gjitha shërbimet, në një faturë të vetme mujore.

 

Shpejtësi  Kapacitet Koha e lidhjes
Max. Download: 22Mbps Deri në 5 përdorues njëkohësish Brenda 2-3 ditëve

 

Avantazhe: I përshtatshëm për navigim në internet,  shkarkim i fileve te vogla në e-mail,  navigim në media sociale si dhe transmetime të ndryshme video.

 

Për më shumë informacion lidhur me shërbimin Broadband dhe ofertave të personalizuara, ju lutem telefononi agjentin tuaj personal të biznesit  ose kontaktoni në onebusiness@al.