Njoftim i One Telecommunications sh.a.

One Telecommunications ju njofton se duke filluar nga data 5 Korrik 2021 do të ndryshojë jetegjatësinë e numrit me parapagesë në 13 muaj, 12 muaj në status aktiv + 1 muaj në status pasiv. Në statusin pasiv klienti mund të kryejë rimbushje, marrë transfertë, marrë thirrje dhe SMS, por nuk mund të kryejë një aktivitet dalës. Në qoftë se brenda 1 muaji nga data e skadencës së kreditit abonenti nuk kryen një rimbushje ose merr një transfertë, atëherë numri do te çaktivizohet dhe nuk mund të përdoret më.

 

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet ONE ose Shërbimin e Klientit në 142.