Bordi i Drejtorëve

PÉTER KRISZTIÁN FEKETE
Kryetar i Bordit Drejtues
 
PÉTER KRISZTIÁN FEKETE
Kryetar i Bordit Drejtues

Diplomuar nga Universiteti Corvinus në 2005, më tej ndoqi studimet në HEC Paris, si dhe ishte pjesë e programit të MBA në Universitetin e Karolinës së Veriut. Z. Fekete e nisi karrierën e tij profesionale në Londër, tëk CIBC World Markets, një bankë investimi kanadeze. Më pas, punoi për disa banka të njohura ndërkombëtare inversimesh si UBS Investment Bank, Jefferies International dhe Houlihan Lockey, ku fitoi përvojë të konsiderueshme në blerjet dhe financat e korporatave. Peter iu bashkua Konzum Plc. si Zëvendës Drejtor Ekzekutiv në shtator 2017. Z. Fekete ka punuar për 4iG Plc. që prej korrikut 2019, fillimisht si konsulent presidencial, dhe që prej verës së 2020 si Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Strategjinë dhe Qeverisjen e Korporatës dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve.

 

EMIL GEORGAKIEV
Drejtor Ekzekutiv


 
EMIL GEORGAKIEV
Drejtor Ekzekutiv

Emil Georgakiev është Drejtor Ekzekutiv i ONE Telecommunications që nga muaji maj 2019. Ai gëzon një përvojë prej më shumë se një dekade në fushën e telekomunikacionit, duke qenë se ka mbajtur pozicione të ndryshme në Vivacom, operatorin më të madh të telekomunikacionit në Europën Juglindore. Përgjatë karrierës së tij, Z. Georgakiev ka fituar një eksperiencë të gjerë dhe të specializuar në këtë fushë, duke dhënë kontributin në një sërë zhvillimesh strategjike në kompani.

Ai është diplomuar në Universitetin Teknik të Varnës në Bullgari, dhe që atëherë, ka ndjekur karrierën e tij në teknologji.

.

CSABA FERENC THURZÓ
Anëtar i Bordit Drejtues
 
CSABA FERENC THURZÓ
Anëtar i Bordit Drejtues

Z. Thurzó ka një diplomë BSc në Biznes dhe Ekonomi nga Shkolla e Biznesit në Budapest, dhe një diplomë plotësuese në studime juridike nga Universiteti Eötvös Loránd. Karriera e tij profesionale nisi si menaxher portofoli tek Forrás Vagyonkezelési és Befektetési Inc.; më pas ishte Shefi i Investimeve dhe Aksionerëve dhe Marrëdhënieveme Shtypin ndërmjet 2003 dhe 2004. Në 2005 iu bashkua Magyar Posta Ltd., ku u bë Drejtor Kryesor Kontrollues në vitin 2011 dhe më pas ishte Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Financa midis 2017 dhe 2018. Në shtator 2018, Csaba bë Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Financat dhe Operacionet në 4iGPlc. Ai ka më shumë se 18 vite përvojë në pozicione drejtuese. Në vitin 2016, Shkolla e Biznesit në Budapest i vlerësoi arritjet e tij profesionale me një unazë argjendi. Në Forumin Ekonomik të Budapesit në 2020, ai u njoh si një nga menaxherët më të mirë financiarë në Hungari dhe mori çmimin “CFO Master 2020”.

ALADIN ÁDÁM LINCZÉNYI
Anëtar i Bordit Drejtues
ALADIN ÁDÁM LINCZÉNYI
Anëtar i Bordit Drejtues

Pas diplomimit nga Kolegji i Studimeve Moderne të Biznesit dhe Universiteti Corvinus në Budapest, z. Linczényi nisi karrierën e tij në Bankën e Qarkullimit të Përgjithshëm të Vlerës (ÁÉB). Në 2004, ai iu bashkua ekipit të Raiffeisen Bank Ltd., ku punoi si drejtor dege, më pas, nga 2011, si drejtor rajonal. Nga viti 2012, ai drejtoi aktivitetin e investimit dhe shitjes së proave të KONZUM Management Ltd. Në vitin 2015, z. Linczényi u bë Drejtor Menaxhues i KPRIA Hungary Ltd., në vitin 2016, anëtar i Bordit të Drejtorëve të KONZUM Plc., në vitin 2017, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe gjithashtu CEO i Konzum Investment Fund Management Plc. Që nga viti 2018, Aladin është Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i 4iG Plc. dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të IT corporation.

LÁSZLÓ BLÉNESSY
Anëtar i Bordit Drejtues
 
LÁSZLÓ BLÉNESSY
Anëtar i Bordit Drejtues

Z. Blénessy u diplomua si specialist teknik IT në Universitetin e Pécs. Në vitin 1997, ai iu bashkua Daten-Kontor Ltd., një pararendëse e T-Systems Hungary-së së sotme, ku plotësoi disa role drejtuese përpara se të bëhej drejtor menaxhues dhe bashkëpronar i kompanisë. Në vitin 2011, Daten-Kontor u bë një filial i Magyar Telekom Group, ku mbajti rolin e tij si Drejtor Menaxhues. Në vitet në vijim László drejtoi biznesin e zhvillimit të aplikacioneve korporative të IQSYS Ltd. si dhe Daten-Kontor së bashku. Nga viti 2018, punoi me CEOn e INNObyte Ltd. si konsulent i tij. Në vitin 2020, z. Blénessy fitoi shumicën e aksioneve në kompani dhe ishte përgjegjës për menaxhimin e proceseve komerciale dhe të prodhimit, si dhe për strategjinë, inovacionin dhe zhvillimin e biznesit. Në vitin 2020, blloku mazhoritar i aksioneve u ble nga 4iG, pas së cilës u zgjodh anëtar i Bordit Drejtues të shoqërisë së tregut të kapitalit.