Anilda Nanushi: Bashkë me ekipin punuam për zgjidhjen teknike, dhe sigurisht kjo na forcoi besimin se me pasion, përkushtim dhe duke punuar në grup mund të arrihet gjithçka.

Me një përvojë prej më shumë se 27 vitesh në fushën e telekomunikacionit, Anilda e sheh veten si një bashkëudhëtare të një procesi shumë dinamik, ku duhet të përshtatet me aftësi profesionale dhe në mënyrë koherente. Mësoni më shumë mbi Anildën dhe përvojën e saj në One Telecommunications duke lexuar intervistën më poshtë:

 

Sa kohë ke që punon në One Telecommunications dhe si ka qenë ecuria juaj profesionale?

Unë jam pjesë e kompanisë One Telecommunications prej më shumë se 16 vitesh. Kam filluar punë në këtë kompani pas një eksperinece 11 vjeçare në fushën e telekomunikacionit. Rrugëtimi im në Core filloi si specialiste dhe pas dy vitesh u promovova si Përgjegjëse e Njësise së Planifikimit të CORE. Momentalisht vazhdoj të punoj në të njëjtin Departament, ku edhe drejtoj ekipin për Voice& IMS Core.

Si do ja përshkruaje punën tënde kolegëve të tjerë që nuk të njohin?

Unë dhe njësia që drejtoj jemi përgjegjës për planifikimin dhe dizenjimin e arkitekturës së Core (network), implementimin teknik të thirrjeve Voice dhe VOLTE, për realizimin teknik të kërkesave komerciale, të lidhura me shërbimet ndaj klientit, interkoneksionet apo edhe shërbimin roaming, etj. Të punosh në Core do të thotë të jesh bashkëudhetar i një procesi shumë dinamik dhe të duhet të përshtatesh me aftësi profesionale dhe në menyrë koherente.

Me çfarë projekti po merreni këto kohë si departament dhe cilat janë sfidat dhe të mirat e zbatimit të tij?

Së fundmi realizuam një nga projektet më madhore, migrimin e Core në një teknologji më të avancuar si Ericsson. Ky projekt ju besua ekipit tonë dhe ne e pranuam si sfidë përballë risqeve, kompleksitetit, pasigurisë dhe vështirësive që po përballeshim. Bashkë me ekipin punuam për zgjidhjen teknike dhe arritëm ta finalizonim me sukses në kohe dhe pa kosto financiare. Sigurisht, kjo na forcoi besimin se me pasion, përkushtim dhe duke punuar në grup mund të arrihet gjithçka.

Çfarë sfidash ju presin në të ardhmen si ekip pune?

Në këtë periudhë jemi angazhuar në disa projekte paralelisht, por më duhet të veçoj migrimin e trafikut roaming dhe të interkoneksioneve tek rrjeti i ri, si dhe integrimi dhe kalimi në praktikë i një projekti tjetër tepër madhor sic është B/OSS.

Çfarë vlere e kompanisë do të të karakterizonte më shumë?

Strategjia e kompanisë sonë është të qenit vizionar dhe të shkojmë përtej. Objektivi im është t’i përgjigjem kësaj vlere të kompanisë duke u zhvilluar në mënyrë konsistente për ta çuar edhe më tej me të njëjtin ritëm.

Çfarë mendon që të ka bërë të dallohesh si Everyday Hero?

Marrja përsipër e sfidave dhe përgjegjësive maksimale dhe finalizimi me sukses i tyre, mendoj se mund të ketë bërë dallimin tim si Everyday Hero.

Cili është motivimi më i madh për ty në punë?

Kur kontributi dhe përkushtimi im konsiderohen nga menaxhimi si vlerë e shtuar në kompani, padyshim që kjo përbën motivin e jetës sime profesionale, shtysën për të ecur më tej.