Bledar Kurti: Përsa i përket sfidave të ardhshme mund të them që pavarësisht se cilat do jenë, do t’i mirëpresim.

Bledari, i cili e ka teknologjinë një komponent thelbësor të punës së tij, e konsideron zhvillimin e saj si një fllad ndryshimi si në këngën “Wind of Change” të grupit Scorpions. Me një përvojë prej mbi një dekade në fushën e telekomunikacionit, për Bledarin ky titull është një stimul për të vazhduar pasionin e tij që e ka pasur që në adoleshencë.

 

Sa kohë ke që punon në One Telecommunications dhe si ka qenë ecuria juaj profesionale?

Unë kam filluar punë në One në Maj 2018 si specialist tek sektori i IP Networking Systems, pas një periudhe 5 vjeçare në sistemin bankar dhe një periudhe 9 vjeçare në sektorin e telekomunicakcionit. Pas një vit e gjysmë jam promovuar si përgjegjës i njësisë së IP Network Engineering. Përgjatë ecurisë sime në One jam i lumtur me faktin që gjatë gjithë kohës vazhdoj të rritem profesionalisht.

Si do ja përshkruanit punën tuaj dikujt që nuk e njeh profesionin?

Njësia që unë drejtoj është përgjegjëse për planifikimin dhe dizenjimin e rrjetit IP/MPLS. Rrjeti IP/MPLS është boshti ku lidhen të gjithë platformat e GSM dhe jo vetëm. Nëse do mund të bëja një analogji për t’i dhënë të kuptonte dikujt nga jashtë, do ishte ajo e një arkitekti urbanist i cili kryen planifikimin urban të një qyteti ku duhet menduar çdo rrugë e rrugicë.

Çfarë projektesh keni realizuar dhe çfarë sfidash e presin ekipin tuaj në të ardhmen?

Ndër projektet më të mëdha të realizuara me sukses mund të rendis “Integrimin e Ericsson Core në rrjetin IP/MPLS Core” dhe më pas “migrimin e gjithe rrjetit IP/MPLS nga teknologjia Cisco në NOKIA përfshirë këtu edhe gjithë shërbimet “GSM”. Përsa i përket sfidave të ardhshme mund të them që pavarësisht se cilat do jenë, do t’i mirëpresim.

Tri këshilla që do t’i jepnit një punonjësi të ri në One.

E para padyshim do ishte dëshira për të mësuar, pasi i yni është një profesion që evolon në mënyrë konstante. E dyta, të mos kesh frikë nga të gabimet. Vetëm aiqë nuk bën gjë nuk gabon, ndaj nëse do të bësh, duhet të jesh i përgatitur edhe për faktin që do gabosh, dhe këtu e rëndësishme është mënyra se si reagon ndaj gabimeve dhe mësimet që nxjerr si rrjedhojë. E treta, të jesh mendje hapur dhe të respektosh kolegët: teamëork makes the dream work!

Çfarë mendon që të ka bërë të dallohesh si Everyday Hero?

Përmbyllja me sukses e projekteve dhe qasja proaktive në punën e përditshme mendoj se kanë qënë faktorë të rëndësishëm në dallimin tim si Everyday Hero. Për mua ky titull është një stimul më shumë për të bërë atë që ka qënë pasioni im që në adoleshencë dhe të cilën nuk e konsideroj si punë por si pasion.

Cila vlerë e kompanisë ju frymëzon më shumë në punë?

Gjatë gjithë jetës time, disa nga vlerat që më kanë udhëhequr janë përkushtimi, serioziteti dhe integriteti. Nëse do zgjidhja një nga këto mendoj që integriteti është ajo që më karakterizon më shumë.

Përshkruajeni eksperiencën tuaj në One me një titull kënge.

Nëse do zgjidhja këngë do të ishte “Wind of Change” e Scorpions. Teknologjia, që është një komponent thelbësor i punës time, është në ndryshim të vazhdueshëm nga viti në vit, madje ka raste edhe brenda vitit, ndaj dhe them që është një fllad ndryshimesh.