Blerina Bektashi: “Një punë ka nevojë për përkushtim, korrektësi dhe saktësi maksimale”


Me një përvojë prej 20 vitesh në kompani, Blerina Bektashi na tregon mbi rrugëtimin e saj që prej mbarimit të shkollës së lartë e deri tek emërimi si shefe njësie në Departamentin e Biznesit.

Krahas njohurive të thelluara teknike, Blerina vendos theksin ndershmëria dhe profesionalizmi në punë, duke synuar gjithmonë arritjen me sukses të objektivave të saj.
 

Sa kohë ke që punon në One Telecommunications dhe si ka qenë ecuria jote profesionale?

 

Kam 20 vjet që punoj në këtë kompani. Pak pas përfundimit të studimeve te larta në Universitetin Politeknik të Tiranës për Elektronikë- dega Telekomunikacion. Si fillim punova në O&M Department si billing specialist menjehërë pas privatizimit të AMC-së dhe blerjes së kompanisë nga OTE. Më tej kam ndryshuar profil pune brenda të njejtës njësi derisa u promovova si shefe njësie.

 

Nga gjithë përvoja jote në One, çfarë do të veçoje profesionalisht, si projekt apo pozicion që të ka lënë më shumë mbresa.

 

Në të gjitha projektet ku kam marrë pjesë, përkushtimi ka qënë maksimal, por që nga momenti që realizohen më janë dukur më të lehta dhe jam marrë me sfidën e radhës. Në këtë kontekst projektet që kam në dore jane BOSS, fiskalizimi i faturave postpaid si dhe  “Core Network Modernization”, ndryshimi i teknologjisë nga Nokia në Ericsson ku impaktohet chargimi i abonentëve postpaid, roamer inbound dhe interconnection.

 

Si do ja përshkruaje punën tënde kolegëve të tjerë që nuk të njohin?

 

Si një punë qe ka nevojë për përkushtim, korrektësi dhe saktësi maksimale.

 

Çfarë vlere e kompanisë do të të karakterizonte më shumë ty?

 

”Ndershmëria” sepse mendoj që kjo ka lidhje më shumë me karakterin tim dhe me mua personalisht me shumë.

 

Çfarë mendon që të ka bërë të dallosh si Everyday Hero?

 

Realizimi me sukses i projekteve që më janë caktuar dhe në një kohë shumë të shkurtër.

 

Cili është motivimi më i madh për ty në punë?

 

Vleresimi që vjen pas një pune të bërë shumë mirë.