Sonja Sevdaja: Per ne, abonenti është i pari, i dyti dhe i treti, pra “Mbret”!

Nuk do te kalonte shume kohe pas diplomimit per Marredhenie Nderkombetare ne Fakultetin e Shkencave Politike kur do t'i bashkohej ekipit tone te Sherbimit ndaj Klientit, aty ku fjala "Alo" do te hapte shpeshhere ditet e saj te punes. Tashme, Sonja ka 7 vjet ne rolin e Supervizores se Turnit ne Qendren e Sherbimit ndaj Klientit te po te njejtit department ku nisi dhe eksperiencen e pare te punes, 12 vite me pare. Nje detyre, qe sikurse na pohon dhe vete Sonja, ka si ingredient kryesor dhe “merr fryme” nga dinamizmi.

 

Nga sfidat e perditshme te punes, vleresimet, dhe padyshim motivimin qe fshihet pas titullit Everyday Hero, Sonja na rrefen edhe pasionin te cilit i dedikohet ne momentin e pare te lire.

 

Sonja, te kujtohet dita e pare kur nise pune ne kompanine tone, çfare mendoje?


Patjeter. :) Per mua ishte eksperienca e pare e punes. Kisha shume emocione, entuziazem dhe nje ndjenje krenarie te pashpjegueshme. Dhe e gjithe kjo sepse do te behesha pjese e nje kompanie kaq te madhe, serioze, e me peshe ne Shqiperi.

 

Si nis dhe mbaron per ty nje dite e zakonshme pune?


Pyetje interesante! Per mua, dita fillon me pune, dhe mbaron po me te :) pozicioni im si supervizore me ben te jem gjate te gjithe kohes ON. Jam pjese e nje skuadre te madhe, ku nderveprimi dhe dinamika e komunikimit eshte kyçi.

 

Kur themi Qendra e Kujdesit per Abonentet, cilat jane veshtiresite e kesaj detyre?


Me teper se veshtiresi, do te thoja sfida. Si nje nga pjestaret (prej disa vitesh) ne kete grup, per mua Sherbimi ndaj Klientit ka nje kuptim edhe me te veçante. Per ne, abonenti eshte i pari, i dyti dhe i treti, si i thone “Mbreti”. Perpiqemi ne maksimum qe kerkesat apo edhe ankesat, te trajtohen rigorozisht pa vonesa dhe me nje perqasje sa me profesionale dhe shoqerore. Friendliness, Relevance, Competence, Integrity & Beyond jane vlera te cilat tek ne jane te prekshme çdo dite.

 

A mund te ndash me ne nje situate ne pune e cila ka qene disi sfiduese?


Nje nder situatat me sfiduese qe kam hasur ka qene hyrja dhe dalja nga karantina muaj me pare. Sherbimi ndaj klientit eshte nje nder sektoret te cilet jane 24/7 online, ndaj arritja e transferimit te linjave nga zyrat ne shtepi, pa prekur performancen e sherbimit, ishte nje sfide e vertete. Zhvendosja, optimizimi si edhe koordinimi me te gjithe grupin ne forme te atille qe, sherbimi ndaj klientit te ishte funksional pergjate te gjithe procesit te transferimit, ishte nje sfide e cila u arrit me mund, por ishte nje nder sukseset me te medha. Natyrisht qe per te gjithe kete proces kemi pasur edhe suportin e sektoreve te tjere, te cilet meritojne nje falenderim te veçante per gatishmerine dhe ndihmen e dhene pergjate te gjithe procesit.

 

Ne kete vit pandemie, a ke vene re diçka ndryshe tek abonentet tane?


Abonentet tane jane me aktive se kurre. :) Pandemia i ka ndryshuar disi, por thelbi i tyre mbetet i njejte, duke kerkuar qe te kene sherbimin me te mire dhe me te shpejte. Por si nje ekip i cili njihet per fleksibilitetin e tij, do te thoja qe ja kemi arritur t’i permbushim keto kerkesa.

 

Cili eshte ai tipar i karakterit qe mendon se te eshte kalitur ne keto vite?


Definitivisht multitasking (por edhe pak durimi). Pozicioni im eshte nje vend i cili “merr fryme” dhe ushqehet vetem nepermjet dinamikes, faktor i cili te detyron ta zhvillosh medoemos kete aftesi. Berja e dy apo tre gjerave njeheresh eshte diçka e natyrshme :)

  

Si supervizore turni, çfare te motivon ty dhe si i motivon ti koleget me te cilet punon?


Motivimi im kryesor eshte vete natyra e pozicionit, i cili duke qene ne front line, perballet çdo dite me nje risi. Dinamika e cila sikurse permenda eshte “ingredient” kryesor, ben te mundur qe çdo dite te jete ndryshe, duke mos lejuar krijimin e rutines.

 

Motivimi i kolegeve eshte i shumellojshem, perpos perfitimit te aftesive, tek grupi yne aplikohet prej disa kohesh konkursi “Best Performer”. Ky konkurs konsiston ne faktin qe çdo muaj, vendoset nje target i bazuar ne nje nga vlerat e kompanise (Relevance, Competence, Integrity & Beyond), si edhe vlera e perhershme, Friendliness, e cila eshte vlera e muajit. Specialisti i cili prezanton me se miri dhe sa me sakte keto vlera, shpallet edhe fitues, ku perpos vlerave materiale, jane edhe ato morale te cilat bejne ndryshimin.

 

Pas nje jave te lodhshme, si vazhdon fundjava per ty?


Edhe me dinamike. Perpiqem t’i kushtoj me shume vemendje pasionit tim, piktures, si edhe familjes padyshim. Duke ardhur nga nje familje piktoresh, piktura eshte edhe pasioni i trasheguar brez pas brezi, te cilit i dedikohem ne çdo moment lirie.

 

Dhe cili eshte piktori dhe rryma qe te frymezon me shume?


Piktori im i preferuar eshte Salvador Dalì dhe Rembrandt, ndersa rryma e preferuar eshte Realizmi Klasik dhe Surrealizmi. Te dy keta piktore kane perqasje shume te ndryshme, por veprat e tyre si "The Persistence of Memory" dhe "The night Watch" jane kryevepra, te cilat krijojne ndjenja te forta nga teknika e perkryer dhe mesazhi qe percjellin.

 

Nese nje dite do te doje te ndryshoje karriere, ku e sheh veten?


Nje nder interesat e mia kryesore eshte teknologjia. Nese nje dite do te ndryshoja profil, besoj se kjo do te ishte fusha ku do ta shihja veten. Hedhja ne treg e produkteve te reja teknologjike si celularet, modemet dhe sistemet operative me terheqin dhe me intrigojne.

 

Titulli Everyday Hero, vleresim i perpjekeve individuale dhe…….?


Grupit. Padyshim i te gjithe grupit. Ne jemi nje, dhe per mendimi tim, asnje nuk mund te arrije asgje pa pasur suportin e kolegeve dhe te eproreve, te cilet per mua kane qene nje suport i vazhdueshem ne arritjet e mia. Sado te medha apo te vogla qofshin ato. :)