Zamir Bejkaj: Duhet të dish të sillesh me kolegët sipas natyrës së tyre, pa i cënuar, dhe me qëllimin që të mbarosh punën me sukses!

Zamiri, i cili ka 16 vjet në kompani, përpiqet në maksimum që çdo detyrë ta mbyllë brenda ditës, duke mos lënë asgjë pezull deri të nesërmen. Dëshmitar i rritjes së madhe të One gjatë viteve të fundit, Zamiri na tregon se para pak vitesh atij i duhej të merrej me 23 mijë abonentë aktivë, ndërkohë sot numërohen 215 mijë të tillë.

 

Sa kohë ke që punon në One Telecommunications dhe si ka qënë ecuria juaj profesionale?

Punoj në kompani prej më shumë se 16 vitesh. Fillimisht jam marrë me detyrimet e abonenetëve joaktivë, dërgimi i njoftimeve të pagesës për ta, dërgimin e tyre në zyrën tone ligjore si dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm. Më vonë jam marrë edhe me abonentët aktivë, njoftimet për detyrime dhe mbledhjen e tyre.

Si do ja përshkruanit punën tuaj dikujt që nuk e njeh profesionin?

Puna ime ka te bëjë me abonentët me kontratë, residentials, B2B dhe Sektor Publik. Njoftimi i tyre për pagesë që në fillim të muajit, trajtimi i tyre me bonus nëse pagujanë herët, rikujtimi për pagesë në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajit në mënyrë që të mos mbyllet shërbimi; diferencimi sipas kategorive i abonentëve dhe natyrisht, mbyllja e shërbimit në rast mospagese si dhe hapja nëse pagesa kryhet në kohë reale. Kjo për abonentët aktivë. Abonentet joaktivë trajtohen së brenshmi me njoftime IVR si dhe nga kompani te kontraktuara nga ne për mbledhjen e detyrimeve. Me një fjalë, çështja është të mbledhim sa më shumë detyrime në fund të muajit.

Çfarë projektesh keni realizuar dhe çfarë sfidash e presin ekipin tuaj në të ardhmen?

Përshkrimi i punës më lart është i gjithi një projekt i ri duke qënë se nuk ka ekzistuar më parë ky lloj trajtimi. Mbajtja në dijeni e abonentëve për të kryer pagesën e faturave, ka qënë një sfidë e vërtete dhe diçka e re. Sfida e re e radhës është kalimi i sistemeve ne platformën BOSS, një projekt vërtetë i madh dhe i nderlikuar.

Tri këshilla që do t’i jepnit një punonjësi të ri në One.

  1. Ta dojë punën, kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme në një kompani dimanike si e jona.
  2. Të ketë në dispozicion të gjitha mjetet për të kryer punën e tij me qëllim që të jetë i pavarur prej të tjerëve për të përfunduar punën që nis.
  3. Të kontrollojë në fund të ditës, javës apo muajit, punën qe ka bërë ose kë kërkuar të bëhet prej kolegëve, me qëllim qe asgjë mos të ngelet pezull.

Duke marrë këto parasysh, nuk ka arsye pse ecuria profesionale të jetë një rrugë e suksesshme për punonjësit e rinj.

Çfarë mendon që të ka bërë të dallohesh si Everyday Hero?

Përkushtimi në punë dhe natyra ime sfiduese. Para pak vitesh trajtonim 23,000 abonentë postpaid aktivë, tashme 215,000 të tillë. Nuk le gjëra pezull për ditën e nesërme, kështu që nuk kam ngarkesë nga ditët e mëparshme.

Cila vlerë e kompanisë ju frymëzon më shumë në punë?

Vlera e kompanisë që më frymëzon më shumë është integriteti. Më pelqen gjithashtu liria dhe besimi që i jepet punonjësve lidhur me oraret fleksibël, që besoj se shumë pak kompani të tjera e kanë një gjë të tillë.

Përshkruajeni eksperiencën tuaj në One me një titull libri.

Një liber që më ka bërë përshtypje është “Gjuetia e meditimeve” i Iben Xheuzit. Çuditesh me disa njerëz që janë skaner për të gjith kategoritë e njerëzve, sikur të kesh jetuar gjithë jetët e tyre. Çfarë ka lidhje kjo me punën tonë: në fund të fundit, ne kemi të bëjmë me kolegë të cilët janë të ndryshëm në sjellje dhe karakter. Duhet të dish të sillesh me ta sipas natyrës së tyre, pa i cënuar, dhe me qëllimin që të mbarosh punën e ditës me sukses.