Paulina Dobrev Znj. Dobreva është kryetare e Këshillit Mbikëqyrës në One Telecommunications. Ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme ekzekutive gjatë karrierës së saj 25 vjeçare në fushën e financës së korporatave dhe manaxhimit të riskut. Karriera e saj nisi në Bankën ING, ku filloi si Manaxhere Portofoli dhe u largua si Manaxhere e Lartë për Marrëdhëniet me Klientët. Një dekadë më vonë, karriera e Znj. Dobrev mori një drejtim të ri në Industrinë e Qirave Financiare (Lizing) - fillimisht si Manaxhere për Riskun pranë UnitCredit Leasing, dhe më pas si Drejtoreshë Ekzekutive dhe Anëtare e Bordit të EFG (degë e Eurobank Greqi). Znj. Dobreva ka punuar gjithashtu si këshilltare e jashtme për Bankën Austriake Hypo Noe në lidhje me financimet për bashkitë dhe për kompanitë e shërbimeve utilitare bullgare.
Znj. Dobreva është e pajisur me Diplomë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofie.
Pëllumb Kallaba është Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës që nga Maji 2019. Ai ka kryer studimet Master Europian për Zhvillimin Vendor të Krahasuar në Universitetin e Trentos (Itali) dhe në Universitetin e Lubjanës (Slloveni), si dhe studimet bachelor për Administrim Publik në Universitetin e Europës Juglindore (Maqedonia e Veriut). Gjatë viteve 2012-2016, Z.Kallaba ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës në rolin e Drejtorit të Kabinetit/ Këshilltar Politik, si dhe ka përfunduar një sërë specializimesh në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme në Qendrën George C. Marshall (Gjermani) dhe në Kolegjin Europian të Mbrojtjes dhe Sigurisë (Belgjikë). Ai është autor dhe bashkëautor i disa publikimeve hulumtuese akademike dhe profesionale me dimension rajonal dhe ndërkombëtar.
Gjatë vitit 2017-2018, Z. Kallaba ka shërbyer si konsulent në kompaninë Sutherland Global Services në degën e Kosovës, dhe ka ndihmuar për fillimin e operacioneve të kësaj kompanie në Prishtinë. Që nga viti 2019, Z. Kaballa është Këshilltar i Lartë për Strategjinë në fondin River Styxx Capital me seli në Sofie, Bullgari.
Aigest Milo është Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës që nga Maji 2019.