Lundro i sigurt me ONE

 

Këshilla për sigurinë e të dhënave

  • Në rast se merrni SMS nga numra të dyshimtë, mos u ktheni përgjigje dhe mos klikoni asnjë link që mund të përmbajë SMS.
  • Në rast se merrni thirrje nga numra të panjohur dhe të dyshimtë, mos u përgjigjni. Numrin mund ta raportoni tek Kujdesi ynë ndaj Klientit për
  • verifikime të mëtejshme.
  • Kini shumë kujdes kur jepni miratimin tuaj për përdorimin e të dhënave personale, qoftë online apo në dyqane.
  • Bëni kujdes çfarë faqesh web vizitoni online. Mos klikoni “pranoj” ose “Po” pa qenë të sigurt për aksesin që po jepni.
  • Bëni kujdes kur klikoni reklama apo njoftime që ju shfaqen në faqet që hapni. Shumica e tyre përmbajnë kode keq-bërëse.
  • Përditësoni vazhdimisht programet anti-virus që keni në pajisjet tuaja.
  • Mos tregoni asnjëherë ID tuaj personave të panjohur që komunikoni online, apo të dhëna të tjera si numri telefonit, foto personale, adresë shtëpie.
  • Bëni kujdes të mos ndani të dhënat personale me njerëz që komunikoni në chat rooms online.
  • Mos hapni asnjëherë materialet e bashkangjitura në emaile që ju vijnë nga burime të panjohura dhe të dyshimta. Mund të përmbajnë viruse apo programe të tjera që instalohen automatikisht për të vjedhur të dhëna nga pajisjet tuaja.  
  • Mbani parasysh se në rast se dikush ju bën online një ofertë financiare që ngjan shumë e mirë për të qenë e vërtetë, gjasat janë që të kenë për qëllim vjedhjen e të dhënave tuaja bankare.
  • Shumica e faqeve që kërkojnë kyçje, ofrojnë faktor të 2-fishtë autentifikimi, aktivizojeni dhe përdorni këtë si opsion.

*One Telecommuncations çertifikohet vit pas viti me ISO  27001, Standarti Europian I Sigurisë së Informacionit.