Njoftime per shtyp

29.03.2022

Asambleja Aksionare e One Telecommunications

Më datë 14 prill 2022, ora 11:00, shoqëria One Telecommunications sh.a. do të zhvillojë Asamblenë e Aksionarëve, pranë zyrave të shoqërisë.

 

Rendi i ditës që do të diskutohet:

 

  1. Emërimi i Anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë;
  2. Pranimi i dorëheqjes së Anëtarëve ekzistues të Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë;
  3. Shkarkimi i ish-Anëtarëve të Bordit të Administratorëve/Drejtorëve dhe Këshillit Mbikëqyrës nga çdo përgjegjësi në lidhje me çdo vendim, akt ose transaksion në lidhje me Shoqërinë nga data e emërimit përkatës të tyre deri në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme;
  4. Miratimi i auditorëve të jashtëm për vitin financiar 2022;
  5. Të ndryshme.

 

SHËNIME PROCEDURIALE

* Çdo aksionar që dëshiron të marrë pjesë në Asamblenë e Aksionarëve mund të marrë pjesë personalisht ose me anë të një personi tjetër të caktuar me prokurë.

* Çdo aksionar ka të drejtë të marrë çdo informacion, në lidhje me pikat e propozuara të rendit të ditës në selinë e ONE Telecommunications SHA gjatë orëve të punës 9:00 – 17:00 ose nëpërmjet e-mailit pas kërkesës me shkrim të drejtuar tek CEO i One Telecommunications SHA në: amitaj@one.al.