Njoftime per shtyp

08.09.2020

Çfarë vjen pas Telekom?

banner image

Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommiunications. Edhe pak ditë na ndajnë nga data 10 shtator, dita kur ONE do të jetë zyrtarisht emri ynë.

 

Ky mund të mos ketë qenë viti më i mirë në jetën tonë, e megjithatë, falë tij po bëhemi më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm se çfarë ka rëndësi në të vërtetë. Për ONE ajo që do të ketë vërtetë rëndësi, jeni ju, abonentët. Prandaj, ONE do të jetë i përkushtuar ndaj jush duke ofruar shërbimin në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

ONE vjen me PROFESIONALIËM, duke ndërtuar rrjetin më të mirë Real Gigabit në Shqipëri.

 

Jemi njohur me nevojat tuaja dhe angazhohemi për të qenë REALË në treg, duke ofruar atë që ju duhet dhe që keni kërkuar për shumë kohë. Së shpejti do të njiheni me ofertat dhe planet tona të reja tarifore dhe jemi të bindur që s’do të mbeteni të zhgënjyer. 

 

Do të vijmë me përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, me dyqane të ri-modeluala me JU në mendje. ONE do të jetë gjithmonë një hap PËRTEJ asaj çfarë kërkohet. Do të gjeni zgjidhje dhe do të shijoni çdo minutë me ne.

 

ONE vjen me zotimin për NDERSHMËRI dhe me premtimin se do të jemi gjithmonë transparentë dhe të drejtë në marrëdhënien me ju.

 

Në ONE, ne e pranojmë ndryshimin si një fillim të ri në rrugëtimin tonë së bashku. Vlerësojmë të qënurit MIQËSOR në marrëdhënien tonë dhe jemi të ndërgjegjshëm që do të nevojitet punë e vazhdueshme për të ruajtur marrëdhënie përherë e më të mira me ju.

 

Qëndroni me në, besoni tek ONE! Do të jemi ÇDO DITË MË TË MIRË dhe duke nisur nga 10 shtatori, rrugëtimi ynë do të shkojë përshtat me atë çfarë ju doni.