Njoftime per shtyp

03.02.2021

Lajmërim lidhur me zhvillimin e Asamblesë të Aksionarëve të ONE Telecommunications Sh.A

Bazuar në kontratën e lidhur midis Institucionit që ju drejtoni dhe shoqërisë ONE sh.a, do të donim t’ju informonim se Shoqëria ONE ka vendosur të zhvillojë një Asamble të Aksionarëve më datë 10.02.2021 në orën 12:30 pranë zyrave të shoqërisë.

 

Rendi i ditës që do të diskutohet në këtë Asamble do të jetë si më poshtë:

1. Zëvendësimi Anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së Shoqerisë.

2. Të ndryshme.

 

SHËNIME PROCEDURIALE

* Çdo aksionar që dëshiron të marrë pjesë në Asamblenë e Aksionarëve mund të marrë pjesë personalisht ose me anë të një personi tjetër të caktuar me prokurë.

* Çdo aksionar ka të drejtë të marrë çdo informacion, në lidhje me pikat e propozuara të rendit të ditës në selinë e ONE SHA gjatë orëve të punës 9:00 – 17:00 ose nëpërmjet e-mailit pas kërkesës me shkrim të drejtuar tek CEO i ONE, në: amitaj@one.al