Njoftime per shtyp

29.01.2021

Mbledhjet rajonale të ONE Telecommunications

banner image

ONE Telecommunications zhvilloi me sukses mbledhjet rajonale me partnerët e veriut, jugut dhe qendrës më 19, 20 dhe 21 Janar në Kukëës, Berat dhe Elbasan. Mbledhjet u zhvilluan nën kushtet e lejuara, sipas protokollit për masat anti-covid.

Qëllimi i këtyre mbledhjeve është përgëzimi për rezultatet e mira të arritura gjatë muajve pas prezantimit në treg të emrit të ri si dhe ndarja e strategjisë së re për vitin 2021. Bashkëpunimi shumë I fortë me të gjithë rrjetin e dyqaneve në Shqipëri, ka sjellë performancë shumë të mirë dhe shërbim të përmirësuar. Nga studimi i realizuar për muajt e fundit të vitit 2020, rezultoi se 75% e përdoruesve, kanë përjetuar përvojë më të mirë në dyqanet. 

Përveç partnerëve rajonalë, pjesëmarrës në këto mbledhje ishin edhe drejtues të lartë të One si edhe menaxherë nga të gjitha departamentet e lidhura drejtpërsëdrejti me klientët.

Manaxheri i Shitjeve me Pakicë, Taulant Meçaj, organizoi dhe drejoi të gjitha palët për zhvillimin me sukses të mbledhjeve, motoja e të cilave ishte “Ne jemi ekipi ONE! Ne përmirësohemi çdo ditë, dhe së bashku me partnerët, ne shkojmë përpara!”