Njoftime per shtyp

28.12.2020

ONE Telecommunications plotëson dëshirat e fëmijëve në Pediatrinë e QSUT

Festat bëhen më të mira, kur të gjithë janë të gëzuar. Ata që e ndjejnë më shumë atmosferën festive janë padyshim fëmijët. Disa prej tyre, gëzimin e kanë të kushtëzuar dhe One këtë fundvit ua dedikoi pikërisht këtij grupi fëmijësh, të cilët ndërrimin e viteve do ta presin në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUT për shkak të specifikave të tyre shëndetësore.

 

Me dëshirën e madhe për të dhënë shpresë, One mblodhi dëshirat e rreth 20 fëmijëve të shtruar dhe ua bëri realitet. Por këtë emocion One donte ta ndante edhe me të tjerë, ndaj vendosi që kartolinën e fundvitit t’ua dedikonte dëshirave të fëmijëve. 

 

Ne krijuam një faqe të posaçme: fundviti.one.al, ku u hodhën dëshirat dhe historitë e secilit pacient të vogël. Edhe kartolina festive transmetonte të njëjtën frymë. Çdokush që mori kartolinën, u ftua të vizitojë faqen, të njihet me historitë dhe të japë kontribut të mëtejshëm nëse do të kishte dëshirë.

 

Duke shpresuar që kontributi ynë të sjellë sadopak pozitivitet dhe argëtim për fëmijët, u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim sa më parë pranë gjirit të familjes!