Njoftime per shtyp

31.08.2022

Zgjidh fuqinë e kombinimit me “One Super Familja”!

One Telecommunications & ALBtelecom, si pjesë e Grupit Hungarez 4iG, po bashkëpunojnë për të sjellë në sinergji me njëri-tjetrin produktin “One Super Familja”, i cili do të ofrohet në pikat e shitjes të të dy kompanive, duke filluar nga data 1 shtator.

Hapi i radhës i procesit të integrimi të dy prej kompanive më të mëdha në tregun e telekomunikacionit në vend është materializuar edhe në produktin e parë të kombinuar, që të dy operatorët sjellin së bashku si dhe ofrimin e katër shërbimeve cilësore njëkohësisht:  rrjetin e lëvizshëm, rrjetin fiks, TV dhe internet.

Produkti “One Super Familja” bën bashkë më të mirën e shërbimeve fikse, të mundësuara nga ALBtelecom dhe cilësinë më të lartë të shërbimeve mobile, të ofruara nga ONE Telecommunications, duke krijuar kështu një kombinim të fuqishëm për të gjitha familjet shqiptare, me çmime konkurruese dhe përfitime ekskluzive për të gjithë.

Fuqia e këtij kombinimi qëndron në ofrimin e mundësive më të mira për përdoruesit, jo vetëm në shërbimin më cilësor fiks dhe mobile, por edhe në përfitimin deri në 50% zbritje në faturën e internetit, apo IPTV-së, si dhe internet PA LIMIT në celular për të gjithë.

Bashkëpunimi mes dy kompanive në produktin e kombinuar “One Super Familja” është nisja e një periudhe të re fuqizimi të cilësisë së shërbimeve dhe ofertave, të menduara sipas nevojave për komunikim të të gjithë abonentëve, duke krijuar kështu edhe një standard të ri për tregun e telekomunikacionit në Shqipëri.