Procesi rekrutimit

Procesi Rekrutimit

Takimi me rekrutuesit tanë është një mundësi shumë e mirë për t'u ndërgjegjësuar në lidhje me talentin, ekspertizën dhe aftësitë tuaja. Procesi i rekrutimit në kompaninë tonë përfshin hapat e mëposhtme:  

1. Dergimi i aplikimit

Tek link jobs.one.al shfaqen të gjitha vendet vakante në kompaninë tonë. Aplikoni për pozicionin që përshtatet me profilin dhe interesin tuaj. Nëse bëni aplikim kur nuk ka një vend vakant konkret, mund të dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mailit jobs@one.al . Aplikimi spontan ju ofron mundësinë për t'u njoftuar në lidhje me mundësitë për t'u punësuar në kompaninë tonë dhe për t'u përfshirë në proceset e rekrutimit.

2. Filtrimi i aplikimeve

CV-ja dhe letra e interesit do të analizohet dhe vlerësohet nga ekspertët e rekrutimit. Ky hap konsiston në përzgjedhjen e kandidatëve që janë më shumë në përputhje me kërkesat e paraqitura në njoftimin përkatës. Nëse kandidati i përmbush kriterët e kërkuara, ai/ajo do të përfshihet në procesin e rekrutimit. Në rast të kundërt, CV-ja do të ruhet në databazën tonë dhe aplikanti do të kontaktohet për vende të tjera vakante.

3. Intervista e parë

Intervista e parë bëhet me ekspertin e rekrutimit dhe me manaxherin e linjës, dhe ju do të keni mundësinë të shpalosni arritjet dhe eksperiencat tuaja, në mënyrë të detajuar. Për ju, ky takim përfaqëson momentin e duhur për të kuptuar më shumë mbi pozicionin për të cilin keni aplikuar, si edhe për të na njohur ne si kompani.

4. Testi teknik

Për disa pozicione specifike, përveç intervistës ne shfrytëzojmë edhe një tjetër metodë vlerësimi, siç është testi teknik, i cili përmban pyetje relevante për pozicionin në fjalë, niveli i vështirësisë së të cilave përshtatet me nivelin e njohurive që nevojitet për atë pozicion specifik.

5. Intervista përfundimtare

Intervista përfundimtare bëhet me drejtues te Burimeve Njerëzore dhe me manaxherin e linjës, pavarësisht nga niveli i pozicionit. Qëllimi i kësaj interviste është njohja më në detaje i aftësive teknike dhe njohurive që ju zotëroni, si edhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të kandidatit në lidhje me pozicionin, strukturën apo kompaninë tonë.

6. Përmbyllja e procesit

I gjithë procesi i rekrutimit përmbyllet me përzgjedhjen e kandidatit më të mirë të cilit i ofrohet pozicioni. Pas pranimit të ofertës, fiksohet data e fillimit të punës në kompaninë tonë. Pas kësaj, njoftohen të gjithë kandidatët e tjerë që janë përfshirë në proces në lidhje me përzgjedhjen, duke i falenderuar për pjesëmarrjen në proces.