Historiku

 

Marka One Telecommunications u prezantua në Shqipëri në 10 Shtator 2020. One Telecommunications vjen me këtë emër pas një sërë zhvillimesh dhe ndryshimesh që kanë ndodhur vitet e fundit në kompani.

Historiku 

2020

Shkurt: Ericsson zgjidhet kompania që do të modernizojë rrjetin e transmetimit të Telekom Albania. Ericsson do të rrisë kapacitetet e rrjetit të Telekom Albania në klasën Gigabit LTE, gjithashtu duke e përgatitur për teknologjinë 5G përmes pajisjeve të reja të Sistemit të Transmetimit të Ericsson.

2019

Dhjetor: Telekom Albania lidh marrëveshje me Sterlite Technologies Ltd (STL). në partneritet me Cognity, të cilat do të zbatojnë zgjidhje kompjuterike të hapura dhe modulare. Kjo ndihmon Telekom Albania të centralizojë, automatizojë dhe dixhitalizojë operacionet në të gjithë rrjetin e telefonisë së lëvizshme, internetin në brez të gjerë, telefoninë fikse, IPTV në celular, për abonentët individ dhe biznes

Tetor: Telekom Albania merr licensën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz. Ky hap çel rrugën për përmirësime të mëtejshme të rrjetit dhe për zgjerimin e kapaciteteve. Gjithashtu, brezi i frekuencave 800 MHz është brezi i fundit i gjeneratës 4G duke i hapur rrugë gjeneratës së re 5G, e cili ndër të tjera do të jetë një bazë e fortë për zhvillimin e "Internet of Things."

Maj: Pronësia e kompanisë transferohet plotësisht nga Grupi OTE (Pjesë e Grupit Deutsche Telekom) tek Albania Telecom Invest (“ATI”), e cila përfaqëson një grup investitorësh të njohur. “ATI” drejtohet nga Z. Spas Roussev, aksioneri kryesor i Vivacom, operatorit më të madh të pavarur të telekomunikacionit në Europën Juglindore, si edhe nga Z. Elvin Guri, investitor shqiptaro-bullgar.

2018

Gusht: Telekom Albania certifikohet si rrjeti celular më i mirë në Shqipëri në testin e performancës të kryer nga P3 për rrjetet celulare.

Shkurt: Superbrands Albania vlerëson për të dytin vit radhazi Telekom Albania si një ndër tridhjetë markat më të vlerësuara në tregun shqiptar, dhe kompania më e mirë në kategorinë e telefonisë së lëvizshme.

2017

Dhjetor: Telekom vlerësohet nga Partnerët Shqipëri me “Çmimin për Kontribut në Nivel Kombëtar” në mbështetje të zhvillimit social, kujdesit shëndetësor dhe mjedisor në vend.

Nëntor: Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (UN) në Shqipëri dhe Telekom Albania nisin partneritet për të nxitur veprimet drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në Shqipëri.

2016

Tetor: Telekom shpërblehet me çmimin “Superbrand” si kompania më e mirë në kategorinë e telefonisë së lëvizshme.

Shtator: Telekom Albania i shpërblen abonentët e saj nëpërmjet ofrimit të një shërbimi të ri dhe unik, programit “OneLife”, një paketë e plotë me ekzaminime dhe vizita mjeksore falas për çdo abonent të kompanisë.

Gusht: Telekom Albania certifikohet si rrjeti celular më i mirë në vend, në testin e performancës të kryer nga P3 për rrjetet celulare.

Maj: Telekom Albania prezanton “Sea Hero”, lojën e parë celulare në botë kundër demencës. Kjo lojë arriti  3 milionë shkarkime dhe gjeneroi të dhëna të barazvlefshme me mbi 12,000 vite kërkime në laborator. 

 

2015

Dhjetor: @Telekom Community Store hap dyert si hapësira më e re në Tiranë për argëtimin e të rinjve. Ky vend shërben si një vendtakim për të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë, artit dhe kulturës.

Shtator: Telekom Albania nis ofrimin e internetit më të shpejtë të gjeneratës së katërt, 4G+, fuqia e së cilës arrin në 225 Mbps.

2012

Dhjetor: Partners Albania i akordon Telekom Albania-s çmimin e Filantropisë 2012, për kontributin e vazhdueshëm në fushën sociale.

Nëntor: Telekom Albania vlerësohet me çmimin e “Ekselencës në biznes” për shërbimin 3G.

Qershor: Telekom Albania  mbulon me sinjal 3G rreth 95% të vendit.

Janar: 3 muaj pas liçensimit për shërbimin 3G, kompania hedh në treg shërbimet e gjeneratës së 3-të në Shqipëri, me çmimet më konkurruese dhe shpejtësinë më të lartë të të dhënave në treg, duke arritur deri në 48 mbps.

2011 

Dhjetor: Ofrohet shërbimi “Fix”, duke ofruar çmimet më konkurruese në tregun shqiptar.

Nëntor: Telekom Albania sjell me sukses iPhone 4S në tregun shqiptar.

Shtator: Telekom Albania është ofertuesi më i lartë në tenderin për licencën e dytë 3G në Shqipëri. Merr licencën për ofrimin e shërbimit 3G. 

2010

Janar: Nis fushata e re e pozicionimit të korporatës me sloganin “E shohim botën si ti”. Në bashkëpunim me RIM dhe Apple, A hedh në tregun shqiptar me sukses BlackBerry dhe iPhone.

2009

Dhjetor: Abonentët e AMC kalojnë shifrën 1.9 milionë.
 

2008

Dhjetor: Abonentët e AMC arrijnë në 1.4 milionë.

2007

Shtator: AMC hedh në treg brandin me parapagesë WHAT’S UP me tarifat më të leverdisshme në treg.

Shkurt: Abonentët e AMC arrijnë shifrën 1 milion.

2006

Tetor: Prezantohen programet e biznesit për klientët Corporate, duke ofruar shërbime të integruara për sipërmarrjet e mëdha si dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

2005

Shkurt: Hidhen në treg shërbimet MMS. 
 

2004

Dhjetor:  Hidhet në treg “Wireless Internet” përmes GPRS.

2003

Dhjetor: Mbulimi i rrjetit të AMC arrin 90% të popullsisë dhe 80% të territorit.

2002

Dhjetor: AMC hedh në treg shërbimet roaming për ALBAKARTA.

2001

Dhjetor: Numri i abonentëve kalon 273 mijë.

2000

Dhjetor: AMC hedh në treg produktin me paragesë ALBAKARTA.

1996

Maj: AMC nis shërbimet si kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri.