Teknologjia për shoqërinë

Teknologjia për shoqërinë

 

Përgjegjësia jonë si kompani e telekomunikacionit celular shtrihet përtej misionit për të ofruar zgjidhje komunikimi. Ne ndjekim modelin e përgjegjësisë sociale të korporatës duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe duke kontribuar në komunitetet ku kryejmë aktivitetin e biznesit.

One Telecommunications është e vetëdijshme për përfitimet që teknologjitë moderne të informacionit dhe komunikimit u sjellin njerëzve në nevojë dhe atyre me paaftësi të ndryshme, ndaj kompania ndërmerr veprime për abonentët dhe mbarë shoqërinë.

Kontributi Social

One Telecommunication ka marrëdhënie të mira me komunitetet ku kryen aktivitetin. Para instalimit të antenave të reja, zhvillohet dialog me anëtarët e komunitetit përkatës, përfshirë edhe pushtetin vendor.

Vizioni i One Telecommunications synon që të gjithë shqiptarët të kenë akses në të njëjtat komunikime novatore që ofrojnë qendrat teknologjike botërore. Lidhja më e shpejtë dhe më e besueshme në komunitetet rurale dhe rajonale shton aksesin tek shërbimet e arsimit, shëndetit dhe biznesit, si edhe kontribuon për rritje ekonomike. One Telecommunications ofron çmime të ulta për grupet e prekura të shoqërisë.

One Telecommunications zbaton disa programe të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e grupeve shoqërore në nevojë, si dhe të organizatave të cilat i mbështesin. One Telecommunications ka bërë të ditur prej disa vitesh fushat strategjike ku përqendrohen aktivitetet e saj:

- Akses i barabartë në arsimim dhe informim;

- Mundësi të barabarta për grupet në nevojë;

- Mirëqenia dhe zhvillimi i fëmijëve;

- Lehtësimi i pasojave të fatkeqësive natyrore.