Mjedisi

Mjedisi përbën një nga shtyllat kryesore për strategjinë e Përgjegjshmërisë Sociale të One Albania për vetë rëndësinë që paraqet ruajtja dhe përmirësimi i mjedisit. Realizimi i qëllimit tonë për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit arrihet nëpërmjet programeve dhe objektivave brënda kompanisë dhe ato të cilat i kemi orientuar drejt publikut të gjerë.

One Albania angazhohet në projekte të cilat kanë mbështesin ide inovatore për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e mjedisit. Vlen për tu përmendur mbështetja dhe mentorimi për disa vite rresht i disa konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë drejtim. Në qendër të angazhimit tonë për përmirësimin e situatës mjedisore ka qënë dhe vazhdon të jetë kontributi ne rritjen e hapsirave të gjerlberta, programe riciklimi, ndërtimi i parqeve dhe sensibilizimi qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.