Paketat e reja Roaming

19 Prill 2022

Duke filluar nga data 4 Maj 2022, ONE Albania do të përmirësojë njësitë e internetit të përfshirë në paketat me Parapagesë Roaming Ditore, Roaming 4 Ditore, Roaming 10 Ditore përkatësisht në 200 MB, 500 MB dhe 6GB. Njësitë e tjera të paketave mbeten të pandryshuara.

Ndërkohë edhe për paketat Roaming Mujore me kontratë njësitë internet të përfshira do të jënë 8GB.

Të gjitha paketat e tjera Roaming mbeten te pandryshuara.

Për më shumë informacion, kontaktoni Shërbimin e Klientit 142.