Njoftim i One Telecommunications sh.a.

 

ONE Telecommunications sh.a. ju njofton për ndryshimet në planet One Unlimited duke filluar nga data 10 Shtator 2021.

  1. Heqja nga tregu e planeve: One Simple - 400 Lekë, One Advance - 1,400 Lekë, One Pro - 1,680 Lekë dhe One Elite - 2,030 Lekë. Klientët që kanë një plan aktiv, do vazhdojnë ta përdorin deri në përfundim të vlefshmërisë së kontratës.
  2. Përditësim i planit One Start - 800 Lekë me 1000 minuta kombëtare, 200 SMS komb./ndërkomb. 2GB Internet dhe internet pa limit me shpejtësi të reduktuar 128kbps.
  3. Hedhja në treg e dy planeve të reja:
    • Plani Unlimited 50 – 2.100 Leke, me minuta kombëtare pa limit, 100 minuta ndërkombëtare, SMS kombëtare pa limit, Internet pa limit me shpejtësi deri në 50mbps,
    • Plani Unlimited 150 – 2.700 Lekë, me minuta kombëtare pa limit, 150 minuta ndërkombëtare, SMS kombëtare pa limit, Internet pa limit me shpejtësi deri në 150mbps, dhe njësi për tu përdorur në roaming*: 50 min me ONE, 10 min me operatorë të tjerë, 50 SMS dalëse dhe 50 min hyrëse.

 

*Roaming përfshin destinacionet e Zona 1

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet ONE ose Shërbimin e Klientit në 142.