Kërko
Në përputhje me ligjin mbi fiskalizimin, One ngarkon në kohë reale faturën tuaj në platformën qëndrore të faturave, sipas kërkesës legjislative.
Personi i autorizuar nga kompania juaj, duhet të pajiset me emrin e përdoruesit si dhe fjalëkalimin për përdorimin e këtij sistemi sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Më poshtë është një video udhëzuese se si mund të përdoret platforma.
Video trajnimi mbi fiskalizimin (tatime.gov.al)
Nëse keni pyetje të tjera në lidhje me procesin dhe faturën e fiskalizuar të ONE, kontaktoni Menaxherin Tuaj One ose telefononi në 144 ose 165.
Për t’u informuar mbi tarifimin tuaj dhe pagesat mujore, One ju mundëson mënyra të shpejta, të thjeshta dhe tërësisht të sigurta për informacionet për biznesin tuaj:
Për të marrë detajet e konsumit mujor, ju duhet të:
Mos harroni të lini dhe adresën tuaj të emailit.
Fatura e detajuar mund të përgatitet për 6 muajt e fundit nga momenti kur bëhet kërkesa.
Po, pagesa e detyrimeve mund të bëhet në çdo dyqan One, në të gjithë Shqipërinë, në çdo pikë Western Union, ose në çdo bankë të nivelit të dytë.
Afati i pagesës së faturës tuaj është data 23 e çdo muaji. One ju rikujton vazhdimisht nëse nga ana juaj ka një vonesë në pagesën pas kësaj date. Në rast të mos shlyerjes së detyrimit, shërbimet tuaja mund të bllokohen deri në momentin e mbylljes së detyrimeve.
Informacioni elektronik (e-bill) për përdorimin dhe faturimin, ju ndihmon që të jeni gjithmonë i informuar mbi shpenzimet tuaja si dhe ju siguron privatësi dhe siguri të të dhënave tuaja personale. Gjithashtu, ju përmirësoni mjedisin duke mos printuar faturën.
- One ju dërgon një SMS në fillim të çdo muaji, sapo detyrimi i muajit është përllogaritur.
-Në çdo dyqan One.
-Duke telefonuar 142.
-Duke dërguar një SMS me tekst “0” tek 145.
One ju ndihmon që të kontrolloni më mirë shpenzimet tuaja. Me shërbimin e limitit të shpenzimeve, ju vendosni një shumë maksimale që dëshironi të shpenzoni në një muaj, mbi tarifën tuaj mujore.
One ju njofton kur ju arrini vlerën rreth 80% të këtij limiti. Në rast se ju arrini limitin e vendosur, One ndërpret automatikisht përdorimin e mëtejshëm të shërbimit për të shmangur kosto të mëtejshme ekstra.
Për t'u informuar mbi trafikuan tuaj mujor, mjafton të:
- Dërgoni një sms me tekst 1, në numrin 145, për trafikun mujor aktual
Për t'u informuar mbi njësitë e mbetura të planit tuaj tarifor,mjafton të:
- Krijoni një llogari në aplikacionin My One
- Dërgoni një sms me tekst 2, në numrin 145, për volumin e mbetur te MB, SMS dhe Minutave