Kërko
Për t’u informuar mbi tarifimin tuaj dhe pagesat mujore, One ju mundëson mënyra të shpejta, të thjeshta dhe tërësisht të sigurta për informacionet tuaja personale:
Për të aktivizuar shërbimin e faturës analitike, ju duhet të paraqiteni në çdo dyqan One me kartën tuaj të identitetit, ose na telefoni në 142 dhe specialistët tanë do ju ndihmojnë.
Për të marrë një faturë analitike, ju duhet të bëni një kërkesë pranë çdo dyqani One. Mos harroni të lini dhe adresën tuaj të emailit
Fatura e detajuar mund të përgatitet për 6 muajt e fundit, nga momenti kur bëhet kërkesa.
Po, pagesa e faturës mund të bëhet në çdo dyqan One, në të gjithë Shqipërinë, në çdo pikë Western Union, në çdo banke të nivelit të dytë, ose nga aplikacioni My One, me një kartë bankare.
Afati i pagesës së faturës tuaj është data 23 e çdo muaji. One ju rikujton vazhdimisht nëse nga ana juaj ka një vonesë në pagesë pas kësaj date. Në rast të mos shlyerjes së detyrimit, sherbimet tuaja mund të bllokohen deri në momentin e mbylljes së detyrimeve.
Informacioni elektronik (e-bill) për përdorimin dhe faturimin ju ndihmon që të jeni gjithmonë i informuar mbi shpenzimet tuaja si dhe ju siguron privatësi dhe siguri të të dhënave tuaja personale. Gjithashtu, ju përmirësoni mjedisin duke mos printuar faturën.
One ju dërgon një SMS në fillim të çdo muaji, sapo detyrimi i muajit është përllogaritur:
Pranë çdo dyqani One. Specialistët tanë do ju ndihmojnë.
One ju ndihmon që të kontrolloni më mirë shpenzimet tuaja. Me shërbimin e limitit të shpenzimeve, ju vendosni një shumë maksimale që dëshironi të shpenzoni në një muaj, mbi tarifën tuaj mujore.
One ju njofton kur ju arrini vlerën rreth 80% të këtij limiti. Në rast se ju arrini limitin e vendosur, One ndërpret automatikisht përdorimin e mëtejshëm të shërbimit për të shmangur kosto të mëtejshme.
Pranë çdo dyqani One. Specialistët tanë do ju ndihmojnë.
Për t'u informuar mbi trafikun tuaj mujor, mjafton të:
- Krijoni një llogari në aplikacionin My One.
- Dërgoni një sms me tekst 1, në numrin 145, për trafikun mujor aktual.
Për t'u informuar mbi njësitë e mbetura të planit tuaj tarifor,mjafton të:
- Krijoni një llogari në aplikacionin My One.
- Dërgoni një sms me tekst 2, në numrin 145, për volumin e mbetur të MB, SMS dhe Minutave.
Pranë çdo dyqani One. Specialistët tanë do ju ndihmojnë.
Kur kodi PIN vendoset tri herë gabim, karta juaj bllokohet dhe ju kërkohet vendosja e kodit PUK. Vendosni të saktë kodin PUK 1 për të zhbllokuar kartën tuaj.
Nëse jeni abonent Individual, duhet të kontaktoni me ‘Kujdesin Ndaj Klientit’, në numrin 144, për të kërkuar aktivizimin e shërbimit.