Kërko
Ju mund të paraqiteni pranë çdo dyqani One, në të gjithë Shqipërinë, së bashku me një mjet identifikimi: Pasaportë, Kartë Identiteti ose Patentë për ngarjen e makinës (të re).
Fatura e detajuar mund të pregatitet për 6 muajt e fundit nga momenti kur bëhet kërkesa.
Ju mund ta kërkoni atë duke kontaktuar me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrat 144 nëse keni kontratë Individuale dhe nëse keni kontratë Biznes mund të dërgoni një e-mail në adresën: complaints@One.com.al ose duke u paraqitur pranë një dyqani One.
Po, pagesa e faturës mund të bëhet në çdo dyqan One, në të gjithë Shqipërinë.
Nëse ju nuk kryeni pagesën e faturës, fillimisht do t'ju bllokohen thirrjet dalëse të numrit tuaj. Nëse vazhdoni të mos kryeni pagesën edhe për muajt në vazhdim, do t'ju bllokohen të gjitha shërbimet e numrit tuaj.
Fatura elektronike (e-bill) ju ndihmon që të jeni gjithmonë i informuar mbi faturën tuaj. Gjithashtu, ju përmirësoni mjedisin duke na ndihmuar me mos printimin e faturës
Abonentët me kontratë Biznes, mund të aktivizojnë shërbimin e faturës elektronike duke dërguar një e-mail në adresën: business_customer@One.com.al.
Abonentet me kontratë Individual, duhet të paraqiten pranë një dyqani One.
Shpërndarja e faturës fillon pas datës 10 të çdo muaji.
Po, mund të paraqiteni pranë dyqanit One më të afërt dhe të informoheni nëse numri që dëshironi është i lirë.
Ju mund të kontaktoni falas me abonentë të tjerë nëse i përkisni të njëjtit grup ose së njëjtës kompani, si dhe nëse numrat tuaj janë të të njëjtit plan tarifor. Ne kete rast, administratori i kompanisë duhet të dërgojë një kërkesë zyrtare në One për të aplikuar biseden falas në numrat e përzgjedhur.
Abonentët Business, mund t'i aktivizojnë thirrjet ndërkombëtare duke dërguar një e-mail në adresën: business_customer@One.com.al Abonentët Individual, duhet të paraqiten pranë një dyqani One ose të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144.
Kredit limiti ndihmon në kontrollin e trafikut tuaj mujor. Ka dy lloje kredit limiti:
1) Kredit limiti standard që vendoset kur hapet kontrata .
Në bazë të këtij limiti ju lajmëroheni me sms kur ky kredit limit kalohet brenda muajit dhe kryhet bllokim i thirrjeve deri në momentin e kryerjes së pagesës.
2) Kredit limiti i përcaktuar që vendoset me kërkesë nga vetë abonenti.
Me arritjen e këtij limiti bllokohen thirrjet dalëse dhe shërbimet deri në datë 1 të muajit pasardhës.
Abonentët Business, mund të rrisin limitin e trafikut mujor duke dërguar një e-mail në adresën: business_customer@One.com.al ose tek agjenti përkatës.
Abonentët Individual, duhet të paraqiten pranë një dyqani One.
Për abonentët Business, për të ndryshuar plan tarifimin tuaj duhet të dërgoni një kërkesë ku të shpjegoni plan tarifimin e ri që dëshironi për numrin tuaj në adresën: business_customer@One.com.al ose kontaktoni me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve.
Për abonentët Individual, nevojitet të paraqiteni pranë një dyqani One, për të kryer kërkesën përkatëse.
Për këtë proçedurë duhet të paraqiteni pranë dyqaneve One ose të kontaktoni me një nga përfaqësuesit e shitjeve në mënyrë që t'ju bëhet oferta e duhur për planin tuaj tarifor.
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni në këtë rast:
a) Pasaportë
b) Vërtetim që jeni punonjës i institucionit
c) Plotësimi i formularit përkatës së tjetërsimit që gjendet në dyqanet One.
Jo, për të aktivizuar ose ç'aktivizuar shërbimin Transfertë Krediti/ Credit Transfer, duhet të paraqiteni pranë dyqaneve One.
Në mënyrë që përfaqësuesit e One të kenë mundësinë t'ju kontaktojnë në rast mosfunksionimi të numrit primar.
Abonentet me kontratë Individuale, mund të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, për të bërë kërkesën për ofertë. Kërkesa do të dërgohet në sektorin përkatës, të cilët duke u bazuar në vjetërsinë tuaj si abonent i One, do t'ju kontaktojnë për të prezantuar ofertën përkatëse.
Abonentët me kontratë Biznes gjithashtu mund të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, të dërgojnë e-mail në adresën business_customer@One.com.al ose të kontaktojnë me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve.
Abonentët Individual, duhet të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144 ku të kërkojnë mbylljen e kontratës.
Abonentët Biznes gjithashtu mund të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, të dërgojnë e-mail në adresën business_customer@One.com.al ose të kontaktojnë me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve.
Mbyllja e kontratës bëhet e mundur pasi të jenë respektuar afatet e saj.
Ju mund të bëni mbyllje kontrate në çdo moment, por do t'ju mbetet pagesa e pajtimit mujor për aq kohë sa ka ngelur nga nënshkrimi i kontratës tuaj (1 ose 2-vjeçare).
Për t'u informuar mbi trafikuan tuaj mujor, mjafton të:
- krijoni një llogari në aplikacionin My One
- dërgoni një sms me tekst 1, në numrin 145, për trafikun mujor aktual
- dërgoni një sms me tekst 0, në numrin 145, për trafikun e muajit të kaluar
Dërgoni një SMS në numrin 55588 me tekst: shumën që dëshironi të transferoni, hapësirë, numrin e telefonit të abonentit ku dëshironi të transferoni kreditin e caktuar. (p.sh. 100 068xxyyyyy tek 55588) ose duke hyrë në Easy Menu (#100#).
Kujdes! Për të përdorur shërbimin Transfertë krediti/Credit Transfer, duhet të aktivizoni më parë këtë shërbim duke u paraqitur në dyqanet One.
Për t'u informuar mbi njësitë e mbetura të planit tuaj tarifor,mjafton të:
- krijoni një llogari në aplikacionin My One
- dërgoni një sms me tekst 2, në numrin 145, për volumin e mbetur te MB, SMS dhe Minutave
- dërgoni një sms me tekst 3, në numrin 145, për volumin e mbetur të paketave BlackBerry.
Nëse keni numër me kontratë Individuale, mund të kontaktoni me kujdesin ndaj Klientit, në numrat 139/144 dhe jepni informacionin e kërkuar për të marr kodin PUK ose të paraqiteni në një dyqan One me mjet identifikimi (pasaportë, kartë identiteti ose patentë e re).
Nëse keni numër me kontratë Business, administratori duhet të kontaktoj me Kujdesin ndaj Klientit, në numrin 144, të dërgojë e-mail në adresën business_customer@One.com.al ose të kontaktoj me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve për të dhënë informacionin përkatës ose vete abonenti duhet të paraqitet pranë një dyqani One me mjet identifikimi dhe me kërkesë të lëshuar nga administratori për të marrë kodin PUK.
Kur kodi PIN vendoset tri herë gabim karta juaj bllokohet dhe ju kërkohet vendosja e kodit PUK . Vendosni të saktë kodin PUK 1 për të zhbllokuar kartën tuaj.
Nëse jeni abonent Individual, duhet të kontaktoni me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, për të kërkuar aktivizimin e shërbimit.
Abonentet Biznes, gjithashtu mund të kontaktojnë me Kujdesin Ndaj Klientit, në numrin 144, të dërgojnë e-mail në adresën business_customer@one.al ose të kontaktojnë me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve.
Mund të transferoni 1000 lekë brenda një dite dhe 3000 lekë brenda një muaji.
Duke dhënë një adresë të saktë, fatura juaj do të mbërrijë tek ju më shpejt.