Pyetje të shpeshta

Kërko

 

Pyetje të shpeshta:

0. Si mund të informohem mbi detyrimet e mia dhe detajet e përdorimit?

 

Në përputhje me ligjin mbi fiskalizimin, One ngarkon në kohë reale faturën tuaj në platformën qëndrore të faturave, sipas kërkesës legjislative.

Personi i autorizuar nga kompania juaj, duhet të pajiset me emrin e përdoruesit si dhe fjalëkalimin për përdorimin e këtij sistemi sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Më poshtë është një video udhëzuese se si mund të përdoret platforma.

Video trajnimi mbi fiskalizimin (tatime.gov.al)

 

Nëse keni pyetje të tjera në lidhje me procesin dhe faturën e fiskalizuar të ONE, kontaktoni Menaxherin Tuaj One ose telefononi në 144 ose 165.

Për t’u informuar mbi tarifimin tuaj dhe pagesat mujore, One ju mundëson mënyra të shpejta, të thjeshta dhe tërësisht të sigurta për informacionet për biznesin tuaj:

  • Shërbimi ebill- nëse nuk e keni aktivizuar ende, mjafton një adresë email -i dhe mund të hyni në platformë në çdo moment që dëshironi. Dërgoni një kërkesë në skuadra-biznes@one.al për t’ju aktivizuar shërbimin, ose telefononi në 144 ose 165.
  • Dërgoni në çdo kohë një mesash me teks “0” tek numri 145.
  • Përmes shërbimit One Easy #100# direkt nga telefoni juaj.
  • Përmes shërbimit të automatizuar 142.

1. Ku duhet të paraqitem për të marrë informacion dhe detaje mbi konsumin mujor?

 

Për të marrë detajet e konsumit mujor, ju duhet të:

  • Kontaktoni menaxherin tuaj One.
  • Telefononi në 144 ose 165 dhe specialistët tanë do ju ndihmojnë.
  • Ose na shkruani në skuadra-biznes@one.al

 Mos harroni të lini dhe adresën tuaj të emailit.

2. Për cilën periudhë mund të më jepet një faturë e detajuar?

 

 Fatura e detajuar mund të përgatitet për 6 muajt e fundit nga momenti kur bëhet kërkesa.

3. A mund të paguaj detyrimet e numrit tim pranë një dyqani One?

 

 Po, pagesa e detyrimeve mund të bëhet në çdo dyqan One, në të gjithë Shqipërinë, në çdo pikë Western Union, ose në çdo bankë të nivelit të dytë.

4. Çfarë ndodh në rast se nuk paguaj faturën e numrit tim?

 

 Afati i pagesës së faturës tuaj është data 23 e çdo muaji. One ju rikujton vazhdimisht nëse nga ana juaj ka një vonesë në pagesën pas kësaj date. Në rast të mos shlyerjes së detyrimit, shërbimet tuaja mund të bllokohen deri në momentin e mbylljes së detyrimeve.

5. Përse duhet të aktivizoj faturën elektronike (e-bill)?

 

 Informacioni elektronik (e-bill) për përdorimin dhe faturimin, ju ndihmon që të jeni gjithmonë i informuar mbi shpenzimet tuaja si dhe ju siguron privatësi dhe siguri të të dhënave tuaja personale. Gjithashtu, ju përmirësoni mjedisin duke mos printuar faturën.

6. Si infomohem mbi shpenzimet e mia mujore?

 

- One ju dërgon një SMS në fillim të çdo muaji, sapo detyrimi i muajit është përllogaritur.

-Në çdo dyqan One.

-Duke telefonuar 142.

-Duke dërguar një SMS me tekst “0” tek 145.

7. Çfarë është limiti i shpenzimeve (credit Limit)?

 

One ju ndihmon që të kontrolloni më mirë shpenzimet tuaja. Me shërbimin e limitit të shpenzimeve, ju vendosni një shumë maksimale që dëshironi të shpenzoni në një muaj, mbi tarifën tuaj mujore.

One ju njofton kur ju arrini vlerën rreth 80% të këtij limiti. Në rast se ju arrini limitin e vendosur, One ndërpret automatikisht përdorimin e mëtejshëm të shërbimit për të shmangur kosto të mëtejshme ekstra.

8. Si mund të bëj rritje të limitit të trafikut mujor?

 

  • Kontaktoni agjentin tuaj të shitjeve në One.
  • Ose na telefononi në 144 dhe 165. Specialistët tanë do ju ndihmojnë.

9. Si mund të informohem për trafikun mujor?

 

Për t'u informuar mbi trafikuan tuaj mujor, mjafton të:

- Dërgoni një sms me tekst 1, në numrin 145, për trafikun mujor aktual

10. Si mund të informohem mbi njësitë e mbetura të planit tim tarifor?

 

Për t'u informuar mbi njësitë e mbetura të planit tuaj tarifor,mjafton të:

- Krijoni një llogari në aplikacionin My One

- Dërgoni një sms me tekst 2, në numrin 145, për volumin e mbetur te MB, SMS dhe Minutave