Pyetje të shpeshta

Kërko

 

Pyetje të shpeshta:

0. Si mund të informohem mbi detyrimet e mia dhe detajet e përdorimit?

 

Për t’u informuar mbi tarifimin tuaj dhe pagesat mujore, One ju mundëson mënyra të shpejta, të thjeshta dhe tërësisht të sigurta për informacionet tuaja personale:

  • Aplikacioni My One – shkarkoje këtu.
  • Shërbimi ebill - Për të aktivizuar këtë shërbim, mjafton një adresë email-i dhe mund të hyni në platformë në çdo moment që dëshironi. Aktivizojeni në çdo dyqan One ose duke telefonuar në numrin 142 falas.
  • Dërgoni në çdo kohë një mesash me teks “0” tek numri 145.
  • Përmes shërbimit One Easy #100# direkt nga telefoni juaj.
  • Përmes shërbimit 142.

1. Ku duhet të paraqitem për të marrë detajet mbi konsumin mujor?

 

Për të aktivizuar shërbimin e faturës analitike, ju duhet të paraqiteni në çdo dyqan One me kartën tuaj të identitetit, ose na telefoni në 142 dhe specialistët tanë do ju ndihmojnë.

Për të marrë një faturë analitike, ju duhet të bëni një kërkesë pranë çdo dyqani One. Mos harroni të lini dhe adresën tuaj të emailit

2. Për cilën periudhë mund të më jepet një faturë e detajuar?

 

 Fatura e detajuar mund të përgatitet për 6 muajt e fundit, nga momenti kur bëhet kërkesa.

3. A mund të paguaj detyrimet e numrit tim pranë një dyqani One?

 

 Po, pagesa e faturës mund të bëhet në çdo dyqan One, në të gjithë Shqipërinë, në çdo pikë Western Union, në çdo banke të nivelit të dytë, ose nga aplikacioni My One, me një kartë bankare.

4. Çfarë ndodh në rast se nuk paguaj faturën e numrit tim?

 

Afati i pagesës së faturës tuaj është data 23 e çdo muaji. One ju rikujton vazhdimisht nëse nga ana juaj ka një vonesë në pagesë pas kësaj date. Në rast të mos shlyerjes së detyrimit, sherbimet tuaja mund të bllokohen deri në momentin e mbylljes së detyrimeve.

5. Përse duhet të aktivizoj faturën elektronike (e-bill)?

 

 Informacioni elektronik (e-bill) për përdorimin dhe faturimin ju ndihmon që të jeni gjithmonë i informuar mbi shpenzimet tuaja si dhe ju siguron privatësi dhe siguri të të dhënave tuaja personale. Gjithashtu, ju përmirësoni mjedisin duke mos printuar faturën.

6. Si infomohem për faturën time mujore?

 

One ju dërgon një SMS në fillim të çdo muaji, sapo detyrimi i muajit është përllogaritur:

  • Në çdo moment përmes aplikacionit My One.
  • Në çdo dyqan One.
  • Duke telefonuar 142.
  • Duke dërguar një sms me tekst “0” tek 145.

7. Si mund të aktivizoj thirrjet ndërkombëtare?

 

Pranë çdo dyqani One. Specialistët tanë do ju ndihmojnë.

8. Çfarë është limiti i shpenzimeve (credit Limit) ?

 

One ju ndihmon që të kontrolloni më mirë shpenzimet tuaja. Me shërbimin e limitit të shpenzimeve, ju vendosni një shumë maksimale që dëshironi të shpenzoni në një muaj, mbi tarifën tuaj mujore.

One ju njofton kur ju arrini vlerën rreth 80% të këtij limiti. Në rast se ju arrini limitin e vendosur, One ndërpret automatikisht përdorimin e mëtejshëm të shërbimit për të shmangur kosto të mëtejshme.

9. Si mund të bëj rritje të limitit të trafikut mujor?

 

Pranë çdo dyqani One. Specialistët tanë do ju ndihmojnë.

10. Si mund të informohem për trafikun mujor?

 

Për t'u informuar mbi trafikun tuaj mujor, mjafton të:

- Krijoni një llogari në aplikacionin My One.

- Dërgoni një sms me tekst 1, në numrin 145, për trafikun mujor aktual.

11. Si mund të informohem mbi njësitë e mbetura të planit tim tarifor?

 

Për t'u informuar mbi njësitë e mbetura të planit tuaj tarifor,mjafton të:

- Krijoni një llogari në aplikacionin My One.

- Dërgoni një sms me tekst 2, në numrin 145, për volumin e mbetur të MB, SMS dhe Minutave.

12. Sa kredit mund të transferoj brenda një dite ose një muaji?

 

Pranë çdo dyqani One. Specialistët tanë do ju ndihmojnë.

13. Si duhet të veproj kur bllokohet telefoni pas vendosjes jo të saktë të kodit PIN?

 

Kur kodi PIN vendoset tri herë gabim, karta juaj bllokohet dhe ju kërkohet vendosja e kodit PUK. Vendosni të saktë kodin PUK 1 për të zhbllokuar kartën tuaj.

14. Si të aktivizoj shërbimin e fshehjes së numrit?

 

Nëse jeni abonent Individual, duhet të kontaktoni me ‘Kujdesin Ndaj Klientit’, në numrin 144, për të kërkuar aktivizimin e shërbimit.