Pyetje të shpeshta

Kërko

 

Pyetje të shpeshta:

0. Si mund të informohem mbi detyrimet e mia dhe detajet e përdorimit?

 

Nëse keni kontratë biznesi

Në përputhje me ligjin mbi fiskalizimin, One ngarkon në kohë reale faturën tuaj në platformën qëndrore të faturave, sipas kërkesës legjislative.

Personi i autorizuar nga kompania juaj, duhet të pajiset me emrin e përdoruesit si dhe fjalëkalimin për përdorimin e këtij sistemi sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Më poshtë është një video udhëzuese se si mund të përdoret platforma.

Video trajnimi mbi fiskalizimin.

Nëse keni kontratë individuale

Për t’u informuar mbi tarifimin tuaj dhe pagesat mujore, One ju mundëson mënyra të shpejta, të thjeshta dhe tërësisht të sigurta për informacionet tuaja personale:

  • Aplikacioni My One – shkarkoje këtu.
  • Shërbimi ebill - Për të aktivizuar këtë shërbim, mjafton një adresë email-i dhe mund të hyni në platformë në çdo moment që dëshironi. Aktivizojeni në çdo dyqan One ose duke telefonuar në numrin 142 falas.
  • Dërgoni në çdo kohë një mesash me teks “0” tek numri 145.
  • Përmes shërbimit One Easy #100# direkt nga telefoni juaj.
  • Përmes shërbimit 142.

1. Ku duhet të paraqitem për të marrë informacion dhe detaje mbi konsumin mujor?

 

Nëse keni kontratë biznesi

Për të marrë detajet e konsumit mujor, ju duhet të:

  • Kontaktoni menaxherin tuaj One.
  • Telefononi në 144 ose 165 dhe specialistët tanë do ju ndihmojnë.
  • Ose na shkruani në skuadra-biznes@one.al
  •  Mos harroni të lini dhe adresën tuaj të emailit.

 

Nëse keni kontratë individuale

Për të marrë informacion mbi detajet e konsumit mujor:

2. Për cilën periudhë mund të më jepet një faturë e detajuar?

 

Nëse keni kontratë biznesi

  • Fatura e detajuar mund të përgatitet për 6 muajt e fundit, nga momenti kur bëhet kërkesa në çdo dyqan One
  • Ose nga shërbimi e-bill sipas termave dhe kushteve të këtij shërbimi.

.Nëse keni kontratë individuale

  • Fatura e detajuar mund të përgatitet për 6 muajt e fundit, nga momenti kur bëhet kërkesa në çdo dyqan One
  • Mund ta shkarkoni nga My One për 3 muajt e fundit.
  • Ose nga shërbimi e-bill sipas termave dhe kushteve të këtij shërbimi.

3. A mund të paguaj detyrimet e numrit tim pranë një dyqani One?

 

Nëse keni kontratë biznesi ose individuale

Po, pagesa e detyrimeve mund të bëhet në çdo dyqan One, në të gjithë Shqipërinë, në çdo pikë Western Union, ose në çdo bankë të nivelit të dytë.

4. Çfarë ndodh në rast se nuk paguaj detyrimet e numrit tim?

 

Nëse keni kontratë biznesi ose individuale

Afati i pagesës së detyrimeve tuaja është data 23 e çdo muaji. One ju rikujton vazhdimisht nëse nga ana juaj ka një vonesë në pagesën pas kësaj date. Në rast të mos shlyerjes së detyrimit, shërbimet tuaja mund të bllokohen deri në momentin e mbylljes së detyrimeve.

5. Përse duhet të aktivizoj e-bill?

 

Nëse keni kontratë biznesi ose individuale

 Informacioni elektronik (e-bill) për përdorimin dhe verifikimin e detajeve te trafikut mujor, ju ndihmon që të jeni gjithmonë i informuar mbi shpenzimet tuaja si dhe ju siguron privatësi dhe siguri të të dhënave tuaja personale.

6. Si infomohem mbi shpenzimet e mia mujore?

 

Nëse keni kontratë biznesi

One ju dërgon një SMS në fillim të çdo muaji, sapo detyrimi i muajit është përllogaritur.

  • Në çdo dyqan One.
  • Duke telefonuar 142.
  • Duke dërguar një SMS me tekst “0” tek 145

Nëse keni kontratë individuale

One ju dërgon një SMS në fillim të çdo muaji, sapo detyrimi i muajit është përllogaritur:

  • Në çdo moment përmes aplikacionit My One.
  • Në çdo dyqan One.
  • Duke telefonuar 142.
  • Duke dërguar një sms me tekst “0” tek 145.

7. Si mund të informohem për trafikun mujor?

 

Nëse keni kontratë individuale

Për t'u informuar mbi trafikun tuaj mujor, mjafton të:

  • Regjistrohuni në aplikacionin My One.
  • Dërgoni një sms me tekst 1, në numrin 145, për trafikun mujor aktual.