Kërko
Nëse jeni abonent me parapagesë, ju mjafton të keni të aktivizuar Internetin në kartë dhe në telefon. Nëse jeni abonent me kontratë, fillimisht duhet të aktivizoni shërbimin Internet për Roaming duke kontaktuar Kujdesin ndaj Klientit ne 142 ose duke u paraqitur pranë një dyqani One.
Aktivizimi I shërbimi ofrohet falas, pa asnjë pagesë ekstra.
Për abonentët Biznes, administratori i kompanisë, duhet të dërgojë kërkesën për aktivizimin e këtij shërbimi me e-mail në adresën: business_customer@one.al ose tek përfaqesuesi/agjenti përkatës.
Pasi bëhet aktivizimi i shërbimit ju mund ta përdorni atë njësoj si në Shqipëri, por duke zgjedhur më parë operatorin me të cilin One ka bashkëpunim në Roaming për Internet.
Për më shumë informacion mbi shërbimin Roaming, tarifat dhe paketat, klikoni këtu.
Ju mund të rimbushni kartën tuaj nëpërmjet faqes tonë zyrtare www.one.al ose aplikacionit My One. Nëse dispononi një kartë rimbushëse mund të kontaktoni në numrin 141 dhe të ndiqni udhëzimet që ju jepen.
Gjithashtu, edhe dikush tjetër mund të kryejë një rimbushje për numrin tuaj duke u paraqitur pranë një dyqani One, ose nëpërmjet aplikacionit My One.
Pasi të keni aktivizuar shërbimin Roaming, ju duhet të përzgjidhni një nga operatorët Roaming dhe të lidheni me rrjetin partner. Ju mund të aktivizoni një paketë Roaming sipas shtetit përkatës ose të kryeni dhe të merrni telefonata, të dërgoni SMS si edhe të përdorni shërbimin Internet sipas tarifave të shtetit ku ndodheni. Në çdo rast, marrja e SMS-ve është falas.
Shërbimi RLH do të thotë që të mund të përdorni shërbimin Roaming kur ju udhëtoni në shtetet e Ballkanit Perëndimor sikur të ishit në Shqipëri, pra ju nuk duhet të paguani tarifa shtesë për të kryer telefonata, dërguar SMS apo për të përdorur shërbimin Internet gjatë vizitës suaj.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshijnë shtetet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Mali I Zi, Serbi dhe Bosnje&Hercegovinë. Gjithashtu, ju mund të përdorni njësitë tuaja me të gjithë operatorët e shteteve të mësipërme.
Ndryshimi prek automatikisht të gjithë abonentët me parapagesë, dhe me kontratë, pa asnjë pagesë tjetër shtesë për paketa roaming. Megjithatë, abonentët me kontratë duhet të sigurohen që të kenë të aktivizuar më parë shërbimin Roaming.
Jo. Pasi në këtë rast ju nuk jeni duke përdorur shërbime Roaming, por thirrje ndërkombëtare nga Shqipëria, dhe tarifoheni sipas tarifave përkatëse për këto thirrje.
Të gjitha. Pra, nëse plani juaj përfshin minuta kombëtare, ju mund të telefononi të gjithë numrat celularë brenda Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë pa limit pa kosto shtesë. Nëse ju i keni konsumuar minutat tuaja pa u nisur në Roaming, do të tarifoheni me tarifat sipas planit tuaj.
Po. Modeli RLH(Roam Like Home) përfshin tarifim zero ekstra Roaming vetëm për thirrjet celular-celular në roaming brenda Ballkanit Perëndimor, dhe jo thirrjet drejt/nga rrjetet fikse të Ballkanit Perëndimor, përfshire ato të Shqipërisë. Këto thirrje tarifohen si thirrje normale në Roaming Zone 1.
Është e njejta logjikë. Nëse plani juaj përfshin një sasi të caktuar SMS Kombëtare, mund t’i përdorni pa limit drejt numrave të Ballkanit Perëndimor/Shqipërisë.
Asgje. Pas 1 Korrik 2021, thirrjet hyrese dhe SMS brenda Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë janë FALAS.
Nëse plani ose paketa juaj përfshin njësi internet ju mund të përdorni internet kur vizitoni shtetet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse do të ketë disa limite. ONE do t’ju ofrojë një sasi vëllimi të caktuar interneti ose do të mund të përdorni të gjithë paketën tuaj pa kosto shtesë në varësi të planit/paketës tuaj. Informacionin për vëllimin e caktuar që mund të përdorni në Ballkanin Perëndimor mund ta gjeni në linkun: http://smartroam.one.al/ , i dedikuar për shërbimet Roaming.
Për çdo MB të konsumuar, ONE do të tarifojë sipas tarifave brenda vendit. Abonentet me parapagesë sipas çmimit 9.994 lekë/MB, dhe ata me kontratë 1.14 lekë/MB. Ju do të njoftoheni kur të keni konsumuar njësitë e internetit të përfshira në planin/paketën tuaj.
Në këtë rast ju do të paguani sipas skemës së tarifave brenda vendit.
Ky rast konsiderohet Roaming jashtë Ballkanit Perëndimor dhe do të tarifohet sipas tarifave Roaming Z1. E njejta gjë ndodh edhe nëse telefononi një numër fiks drejt Shqipërisë ose Ballkanit Perëndimor.
Po, pasi aplikohet i njejti mekanizëm sikundër në Shqipëri, që thirrjet hyrëse janë pa pagesë dhe nuk keni nevojë për kreditë për sa kohë karta SIM është aktive, apo dhe e kufizuar vetëm për thirrje hyrëse.
Nëse keni prani më të madhe (mbi 50%) në Shqipëri (i lidhur me rrjetin celular në Shqipëri) sesa në Ballkanin Perëndimor, ose përdorni celularin tuaj më shumë (mbi 50%) në Shqipëri sesa në Ballkanin Perëndimor, ju keni të drejtë të përdorni/përfitoni RLAH në BALLKANIN PERËNDIMOR. Sidoqoftë, nëse ONE ka prova dhe përcakton që në 4 muajt e fundit keni kaluar pjesën më të madhe të kohës tuaj (mbi 50%) në BALLKANIN PERËNDIMOR dhe keni konsumuar më shumë (mbi 50%) trafik të shërbimeve celulare në BALLKANIN PERËNDIMOR, ONE ka të drejtë t’ju dërgojë një SMS dhe do t’ju kërkojë të përshtatni konsumin e trafikut me politikën e përdorimit të drejtë. Nëse kjo nuk ndodh në 2 javët e ardhshme, ONE ka të drejtë t’ju tarifojë tarifa shtesë roaming-u si më poshtë:
94 lekë/minutë për thirrje dalëse;
97 lekë/minutë thirrje hyrëse;
23 lekë/SMS dalëse;
95 lekë/MB për internetin.
Për sa kohë telefoni juaj lidhet të paktën njëherë në ditë me rrjetin ONE dhe ne jemi në dijeni që nuk jeni banor i një shteti tjetër, ju do të mund të përfitoni nga rregullorja e re.
Jo, shërbimet si GPRS, Intranet, Data SIM nuk janë pjesë e Rregullores për Roaming Falas ne Ballkanin Perëndimor.