Pyetje të shpeshta

Kërko

 

Pyetje të shpeshta:

0. Si mund ta përdor internetin kur jam jashtë vendit?

 

Nëse jeni abonent me parapagesë, ju mjafton të keni të aktivizuar Internetin në kartë dhe në telefon.
Nëse jeni abonent me kontratë, fillimisht duhet të aktivizoni shërbimin Internet për Roaming. 
Në rast se nuk e keni, duhet të paraqiteni pranë një dyqani One ose të kontaktoni me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve për të kërkuar aktivizimin e këtij shërbimi.
Pasi bëhet aktivizimi i shërbimit ju  mund ta përdorni atë njësoj si në Shqipëri, por duke zgjedhur më parë operatorin me të cilin One ka bashkëpunim në Roaming për Internet. 
Për më shumë informacion mbi shërbimin Roaming dhe paketat, klikoni këtu.

1. Si mund të kryej një rimbushje karte gjatë kohës që jam jashtë vendit?

 

Ju mund të rimbushni kartën tuaj nëpërmjet faqes tonë zyrtare www.one.al ose aplikacionit My One. Nëse dispononi një kartë rimbushëse mund të kontaktoni në numrin 141 dhe të ndiqni udhëzimet që ju jepen. Gjithashtu, dikush tjetër mund të kryejë një rimbushje për numrin tuaj duke u paraqitur pranë një dyqani One.

2. Si mund të kryej telefonata kur jam jashtë vendit?

 

Nëse jeni abonent Individual i ri, duhet të paraqiteni pranë një dyqani One, të plotësoni formularin përkatës si edhe të lini garancinë e nevojshme për këtë shërbim. Nëse jeni abonent Individual prej më shumë se 6-muaj, nuk ju nevojitet lënia e garancisë pasi ky shërbim do t'ju ofrohet Falas.

Për abonentët Biznes, administratori i kompanisë, duhet të dërgoj kërkesën për aktivizimin e këtij shërbimi me e-mail në adresën: business_customer@one.al ose tek përfaqesuesi/agjenti përkatës.

3. Çfarë do të thotë Roam Like Home (RLH) në Ballkanin Perëndimor?

 

Shërbimi RLH do të thotë që të mund të përdorni shërbimin Roaming kur ju udhëtoni në shtetet e Ballkanit Perëndimor sikur të ishit në Shqipëri, pra ju nuk duhet të paguani tarifa shtesë për të kryer telefonata, dërguar SMS apo për të përdorur shërbimin Internet gjatë vizitës suaj.

4. Në cilat vende dhe rrjetet mund të udhëtoj me tarifa zero në Roaming?

 

Shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshijnë shtetet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Mali I Zi, Serbi dhe Bosnje&Hercegovinë. Gjithashtu, ju mund të përdorni njësitë tuaja me të gjithë operatorët e shteteve të mësipërme.

5. A duhet të aktivizoj diçka para se të përdor shërbimin RLAH në Ballkanin Perëndimor?

 

Ndryshimi prek automatikisht të gjithë abonentët  me parapagesë, dhe me kontratë, pa asnjë pagesë tjetër shtesëe per paketa roaming.

6. A përfshin modeli RLH edhe thirrjet që mund të kryej nga Shqipëria drejt vendeve tëe tjera të Ballkanit Perëndimor?

 

Jo. Pasi në këtë rast ju nuk jeni duke përdorur shërbime Roaming, por thirrje ndërkombëtare nga Shqipëria, dhe tarifoheni sipas tarifave përkatëse për këto thirrje.     

7. Nëse plani im përfshin minuta kombëtare, sa minuta mund të përdor në Roaming?

 

Të gjitha. Pra, nëse plani juaj përfshin minuta kombëtare, ju mund të telefononi të gjithë numrat celularë brenda Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë pa limit pa kosto shtesë. Nëse ju i keni konsumuar minutat tuaja pa u nisur në Roaming, do të tarifoheni me tarifat sipas planit tuaj.

8. Nëse jam në roaming në Ballkanin Perëndimor ka ndonjë ndryshim nëse marr apo më marrin në telefon nga një numër celular apo fiks ne Ballkanin Perëndimor?

 

Po. Modeli RLH(Roam Like Home) përfshin tarifim zero ekstra Roaming vetëm për thirrjet celular-celular në roaming brenda Ballkanit Perëndimor, dhe jo thirrjet drejt/nga rrjetet fikse të Ballkanit Perëndimor, përfshire ato të Shqipërisë. Këto thirrje tarifohen si thirrje normale në Roaming Zone 1.

9. Po për mesazhet?

 

Është e njejta logjikë. Nëse plani juaj përfshin një sasi të caktuar SMS Kombëtare, mund t’i përdorni pa limit drejt numrave të Ballkanit Perëndimor/Shqipërisë.

10. Sa do të paguaj për telefonatat dhe SMS hyrëse?

 

Asgje. Pas 1 Korrik 2021, thirrjet hyrese dhe SMS brenda Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë janë FALAS.

11. Po për internetin?

 

Nëse plani ose paketa juaj përfshin njësi internet ju mund të përdorni internet kur vizitoni shtetet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse do të ketë disa limite. ONE do t’ju ofrojë një sasi vëllimi të caktuar interneti ose do të mund të përdorni të gjithë paketën tuaj pa kosto shtesë në varësi të planit/paketës tuaj.  Informacionin për vëllimin e caktuar që mund të përdorni në Ballkanin Perëndimor mund ta gjeni në linkun: http://smartroam.one.al/ , i dedikuar për shërbimet Roaming.

12. Çfare ndodh nëse kaloj këte limit?

 

Për çdo MB të konsumuar, ONE do të tarifojë sipas tarifave brenda vendit. Abonentet me parapagesë sipas çmimit 9.994 lekë/MB, dhe ata me kontratë 1.14 lekë/MB. Ju do të njoftoheni kur të keni konsumuar njësitë e internetit të përfshira në planin/paketën tuaj.

13. Nëse nuk kam asnjë njësi të mbetur nga plani im dhe udhëtoj në Ballkanin Perëndimor, çfarë ndodh?

 

Në këtë rast ju do të paguani sipas skemës së tarifave brenda vendit.

14. Po nëse gjendem në një nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe telefonoj një numër jashtë këtyre shteteve?

 

Ky rast konsiderohet Roaming jashtë Ballkanit Perëndimor dhe do të tarifohet sipas tarifave Roaming Z1. E njejta gjë ndodh edhe nëse telefononi një numër fiks drejt Shqipërisë ose Ballkanit Perëndimor.

15. A mund të marr thirrje hyrëse në roaming në Ballkanin Perëndimor nëse jam përdorues celular me parapagim dhe kam shpenzuar të gjitha kreditet e vlefshme në llogarinë time?

 

Po, pasi aplikohet i njejti mekanizëm sikundër në Shqipëri, që thirrjet hyrëse janë pa pagesë dhe nuk keni nevojë për kreditë për sa kohë karta SIM është aktive, apo dhe e kufizuar vetëm për thirrje hyrëse.

 

16. A ka ndonjë afat/limit kohor për përdorimin e telefonit tim celular në roaming në Ballkanin Perëndimor për të përfituar RLAH?

 

Nëse keni prani më të madhe (mbi 50%) në Shqipëri (i lidhur me rrjetin celular në Shqipëri) sesa në Ballkanin Perëndimor, ose përdorni celularin tuaj më shumë (mbi 50%) në Shqipëri sesa në Ballkanin Perëndimor, ju keni të drejtë të përdorni/përfitoni RLAH në BALLKANIN PERËNDIMOR. Sidoqoftë, nëse ONE ka prova dhe përcakton që në 4 muajt e fundit keni kaluar pjesën më të madhe të kohës tuaj (mbi 50%) në BALLKANIN PERËNDIMOR dhe keni konsumuar më shumë (mbi 50%) trafik të shërbimeve celulare në BALLKANIN PERËNDIMOR, ONE ka të drejtë t’ju dërgojë një SMS dhe do t’ju kërkojë të përshtatni konsumin e trafikut me politikën e përdorimit të drejtë. Nëse kjo nuk ndodh në 2 javët e ardhshme, ONE ka të drejtë t’ju tarifojë tarifa shtesë roaming-u si më poshtë:

94 lekë/minutë për thirrje dalëse;

97 lekë/minutë thirrje hyrëse;

23 lekë/SMS dalëse;

95 lekë/MB për internetin.

17. A do të jenë të vlefshme rregullat e reja nëse unë jetoj pranë kufirit me një nga shtetet e Balkanit Perëndimor dhe telefoni im shpesh lidhet me një operator të huaj?

 

Për sa kohë telefoni juaj lidhet të paktën njëherë në ditë me rrjetin ONE dhe ne jemi në dijeni që nuk jeni banor i një shteti tjetër, ju do të mund të përfitoni nga rregullorja e re.

18. A është i vlefshëm shërbimi RLAH për shërbimet Machine2Machine (M2M)?

 

Jo, shërbimet si GPRS, Intranet, Data SIM nuk janë pjesë e Rregullores për Roaming Falas ne Ballkanin Perëndimor.