Kushtet dhe afatet e përgjithshme për përdorimin e aplikacionit “My One”

 

PËRKUFIZIME

Shoqëria One Telecommunications sha (më poshtë referuar si “One”) ka krijuar aplikacionin My One (AL) (më poshtë referuar si “My One”) i cili i mundëson përdoruesit krijimin e një llogarie dhe mundësinë e personalizimit/lidhjes së kësaj llogarie me numrin One për tu informuar në kohë reale mbi llogarinë e tij dhe faturën si dhe kryerjen e rimbushjes së kreditit, aktivizimin e paketave, kontroll të gjendjes dhe vlefshmërisë së kreditit dhe shumë sherbime të tjera. Ky shërbim i ofrohet ekskluzivisht përdoruesve te rrjetit One, aplikimi i të cilit është miratuar paraprakisht nga ONE.

1. Pranimi i Kushteve

Këto kushte dhe afate të përgjithshme për përdorimin e aplikacionit MY ONE (referuar në vazhdim si “Marrëveshja”) në aparatin smartphone përbëjnë një marrëveshje ligjore midis jush dhe ONE (referuar në vazhdim së bashku si “palët” dhe veçmas si “pala”).

Përdoruesi para përdorimit të këtij aplikacioni duke zgjedhur butonin “Pranoj” më poshtë bie dakord të veprojë në përputhje me kushtet e kësaj marrëveshje dhe pranon se i ka lexuar, kuptuar dhe është dakord të veprojë në përputhje me të gjitha kushtet, afatet dhe njoftimet pë përmban kjo marrëveshje. Nëse nuk jeni dakort të veproni në përputhje me kushtet dhe afatet e kësaj marrëveshje, ju lutemi zgjidhni butonin "Dil" më poshtë.

ONE rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë, sipas përcaktimit të saj, kushtet dhe afatet e kësaj marrëveshje pas një njoftimi të arsyeshëm përfshirë edhe publikimin e një version të ri të aplikacionit My One. Përdorimi në vazhdimësi nga ana e përdoruesit të aplikacionit My One nënkupton pranim të kushteve të kësaj marrëveshjeje, me ndryshimet përkatëse.

Me pranimin e kësaj marrëveshjeje përdoruesi ka të drejtë të shkarkojë dhe të përdorë të gjitha shërbimet që ofron aplikacioni My One. Përdorimi i këtij aplikacioni ofrohet pa pagesë për të gjithë përdoruesit One.

Përdoruesi deklaron se ka kontroll të plotë dhe ekskluziv mbi numrin e tij personal One.

2. Të drejtat e përdorimit

ONE i jep përdoruesit të drejta jo-ekskluzive për përdorimin e My One. Përdoruesi në mënyrë të pakushtëzuar deklaron për sa më poshtë: 

• Çdo informacion apo shërbim që i përcillet atij nëpërmjet këtij aplikacioni, kryhet vetëm për efekt monitorimi. 

• Përdoruesi është përgjegjës ekskluziv për ruajtjen e kodeve të përdorimit, gjithashtu është përgjegjës për të gjitha veprimet e kryera duke përdorur kodin e lartpërmëndur dhe është i detyruar të njoftojë ONE për çdo përdorim të paautorizuar dhe çdo shkelje të mundshme të sigurisë (duke përfshirë dhe dyshimet për shkelje të sigurisë). ONE nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ligjore dhe dëm të mundshëm që mund të vijë si pasojë e këtyre veprimeve, përdorimit joligjor dhe të paautorizuar nga palë të treta. ONE gjithashtu ruan të drejtën të kërkojë kompensim për dëme të mundshme të cilat rezultojnë nga përdorimi i paautorizuar ose i gabuar nga ana e përdoruesit. 

• Përdoruesi nuk do të kopjojë, riprodhojë, shesë apo të përfitojë çfarë do lloj avantazhi komercial të mundshëm nëpërmjet përmbajtjes së këtij aplikacioni. Përdoruesi gjithashtu bie dakort të mos transmetojë asnjë informacion, të bëjë të ditur ose publike ndonjë të dhënë të përfituar nga përdorimi i shërbimit tek palët e treta dhe ti bindet të gjitha ligjeve përkatëse në lidhje me sigurinë, mbrojtjen dhe konfidencialitetin e informacioneve. 

• ONE nuk është përgjegjëse në rast se palë të tjera të pautorizuara përdorin aplikacionin My One ose kur ai preket nga viruset. Në çdo rast ONE ruan të drejtën të modifikojë ose të përfundojë përkohësisht ose përfundimisht të gjithë ose një pjesë të shërbimit pa asnjë njoftim paraprak kundrejt përdoruesit.

3. Përgjegjësia për veprimet e përdoruesit

Përdoruesi mban përgjegjësi të plotë për veprimet e tij/saj lidhur me të gjithë përmbajtjen që shkarkon. Duke përdorur këtë aplikacion, ju pranoni se do të jepni vetëm informacion të saktë dhe të plotë kur ju kërkohet.

Në të gjitha rastet e tjera, Marrëveshjet e përgjithshme dhe të veçanta të përdoruesve të ONE qëndrojnë në fuqi dhe përdoruesi deklaron që është në dijeni dhe i pranon ato.

4. Rregullat e përdorimit

Me përdorimin e aplikacionit My One përdoruesi merr përsipër sa me poshtë:

• Mos përdorimi i aplikacionit My One për qëllime komerciale. Ky aplikacion është vetëm për përdorim personal të klientëve One dhe nuk mund të përdoret për veprime tregtare, përveçse kur është miratuar në mënyrë të qartë me shkrim.

• Mos vendosja e lidhjeve të paautorizuara. Nëse dëshironi të lidheni më rrjetin One, ju pranoni se:a) nuk do të riprodhoni aplikacionin My One, b) nuk do të kryeni veprime që lidhen me ose shkaktojnë vendosjen e përmbajtjeve me natyrë keqinformuese rreth One në faqen e internetit.

5. Rregullat e përdorimit të të dhenave personale

Përdoruesi i jep të drejten One të përdorë të dhëna personale si numri i telefonit, vendodhja e tij nëpërmjet sistemit GPRS apo informacione nga profili i tij Facebook. Përdorimi i këtyre të dhënave bëhet me qëllim e vetem ofrimin e informacionit të përditësuar mbi numrin celular të përdoruesit. 

Përdoruesit e aplikacionit My One do të informohen mbi ndryshimet e fundit të paketave dhe shërbimeve dhe te rejat e fundit mbi këto sherbime duke e personalizuar këtë informacion mbi bazën e të dhënave që merren nga veprimet apo informacionet që përdoruesi ka vënë në dispozicion të këtij aplikacioni.

Përdoruesi pranon se informacioni i dhënë prej tij mund të përdoret për personalizimin e reklamave online nëpërmjet këtij aplikacioni apo kanaleve të tjera online.

Të dhënat personale që ju vullnetarisht keni deklaruar deri në këto momente do të përpunohen sipas standarteve më të larta të sigurisë konform parashikimeve ligjore në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri si edhe praktikave më të mira ndërkombetare, vetëm për qëllimin e ofrimit të produkteve/shërbimeve tregtare dhe/ose për të përmbushur ndonjë detyrim ligjor që One mund t’i lindë, bazuar në aktet ligjore dhe rregullative të Republikës së Shqipërisë.

6. Të drejtat e pronësisë intelektuale

Përveç markave të rregjistruara, përmbajtja e shërbimit (psh:marka, dokumenta me informacion etj) i përket shoqërisë ONE dhe mbrohet nga ligji shqiptar si dhe ligjet ndërkombëtare të të drejtave të autorit.

Ofrimi nga ana e One i aplikacionit My One nuk nënkupton transferimin e të drejtave të pronësisë intelektuale të zotëruar nga ana e One apo nga ofruesit e liçensuar në lidhje me aplikacionin My One sipas kushteve të përgjithshme për përdorimin e tij.

Përmbajtja e këtij aplikacioni, mbrohet nga legjislacioni në fuqi për të drejtat e autorit dhe për mbrojtjen e të dhënave personale. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Përdoruesi nuk mund të ndryshojë, kopjojë apo të ndajë aplikacionin My One në pjesë. Përdoruesi nuk mund të transferojë, kalojë, të shpërndajë apo të lejojë një palë të tretë të përdorë aplikacionin My One dhe shërbimet që ofron ose një pjesë të tyre. Përdoruesi pranon të mos përdori aplikacionin My One, shërbimet e tij apo një pjesë të tij.

7. Përgjegjësia për sigurinë e përdoruesit.

Përdoruesit mbi 18 vjeç mbajnë personalisht përgjegjësi për detyrimet që lindin nga përdorimi i aplikacionit. Përdoruesit nën 18 vjeç, së bashku me prindin apo kujdestarion ligjor, mbajnë përgjegjesi për detyrimet që lindin nga përdorimi i aplikacionit dhe shërbimet që ai ofron.

Gjeni këtu më tepër informacion në lidhje me mënyrën se si ONE mund të përdorë informacionin personal që ju keni ofruar gjatë proçesit të porosisë tuaj në këtë faqe si dhe hollesitë mbi të drejtat tuaja mbi këtë informacion  

8. Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit

Përdoruesi mund të kontaktojë shërbimin e Klientit në numrin 142 (për abonentët me parapagesë/kontratë) dhe 144 (për abonentët biznes), për çdo pyetje apo informacion, lidhur me aplikacionin My One për çdo pyetje apo informacion lidhur me aplikacionin ose në faqen zyrtare www.one.al

9. Përjashtimi i garancive

Për aq sa lejohet nga ligji në fuqi aplikacioni nuk ofron garanci apo kushte të tjera në lidhje me aplikacionin nga ofrues të liçensuar të aplikacionit.

10. Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni

Për këto kushte dhe afate të përgjithshme për përdorimin e aplikacionit do te zbatohet ligji shqiptar ne fuqi dhe/ose Ligji për Mbrojtjen e të dhënave personale në fuqi. Palët i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave shqiptare.

11. Të ndryshme

Përdoruesi pranon që aplikacioni mund të mos jetë funksional për shkak të mospërputhshmërisë së tij me aparatin celular të përdoruesit. Për të përdorur aplikacionin përdoruesi duhet të ketë të konfiguruar internetin në aparatin e tij celular. Përdoruesi mund të kontaktojë “Kujdesin ndaj klientit” për informacion në lidhje me aparatet celularë nëpërmjet të cilëve mund të aksesohet

aplikacioni.

 


General Terms and conditions for using “My One” App

 

DEFINITIONS 

One Telecommunications sha (hereinafter referred to as “One”) has developed the My One (AL) App (hereinafter referred to as “My One”) which enables the users to open an account and customize/connect this account to the One number, to get information on real time on his/her account and the bill, and top up the airtime credit, activate bundles, monitor the credit balance and its valid term, and access many more other services. This service is exclusively offered to the users of One network, whose application has already been approved beforehand by ONE.  

1. Acceptance of the Terms and Conditions

These general terms and conditions on the use of MY ONE App (hereinafter referred to as the “Agreement’) in their smartphone constitute the legal agreement between you and ONE (hereinafter collectively referred to as the “parties” and individually as “parties”).   

Before using this App by clicking the “I Accept” button, the user agrees herein below to act in compliance with the terms and conditions of this agreement and accepts and he/she has read, understood them and agrees to conform to all the terms, conditions and notifications contained in this agreement. If you do not agree to comply with the terms and conditions of this agreement, you may alternatively select the “Exit” button further below. 

ONE reserves the right to change, at any time and at its own discretion, the terms and conditions of this agreement, after a reasonable notification also concluding the release of a new version of the My One App. Any use thereafter of the My One App by the user implies acceptance of the terms and conditions of this agreement, with the relevant modifications.    

By consenting to this agreement, the user reserves the right to download and use all the services offered through My One App. Use of this application is offered free of charge to all the One users.  

The user declares that he/she has full and exclusive possession of his/her own One number.  

2. Usage rights 

ONE grants the user non-exclusive rights for using My One. The user unconditionally declares as follows:  

• Any information or service the users gets access to though this App, is only enabled to him/her for monitoring purposes.   

• The user is the sole responsible person for storing the usage codes, he/she is also responsible for all the actions performed by using the above mentioned codes and is therefore obliged to notify ONE on any unauthorized use or any possible security breaches (also including suspicions for security breaches). ONE does not undertake any legal responsibility or possible damage that may arise as a result of these actions, illegal an unauthorized use by third parties. ONE also reserves the right to claim compensation for any possible damages which arise from unauthorized or incorrect use by the user.  

• The users shall not copy, replicate, sell or get any possible commercial advantages whatsoever through this application. The users also agrees to refrain from transmitting any information, disclose to third parties or make public any data the user has gained access to by using the service and comply with all the relevant laws on information security, data protection and confidentiality.   

• ONE shall not be held responsible should any other unauthorized parties use the My One App or when it is affected by viruses. In any case ONE reserves the right to modify or temporarily or permanently terminate the service partly or fully, without a prior notification to the user. 

3. Users liability 

The user is fully liable for his/her actions with regard to the all types of content he/she downloads. By using this application, you accept that you shall only provide full and accurate information, when asked to do so.                   

In all other cases, general and special ONE User Agreements remain in full force and effect and the user declares that he/she is aware of and consents to them. 

4. Usage rules 

By using the My One application, the user undertakes:  

• Not to use the My One application for commercial ends. This application should only be used for personal purposes by the One customers and cannot be used for commercial purposes, unless this is clearly and expressly authorized in writing. 

• Unauthorized connections: if you wish to connect to the One network, you accept: a) not to replicate the My One application; b) not to perform actions relating or leading to uploads of misleading content about One on the website.   

5. Personal data usage rules 

The user grants One the right to use his/her personal data such as the phone number, his/her location through the GPRS system or information from his/her Facebook profile. These data are only used to provide up-to-date information on the user’s mobile number. 

The users of My One App shall be informed on the latest changes in the service bundles and the latest news on these services by customizing this information on the basis of the data received from the actions or information that the user himself/herself has introduced into the application. 

The user accepts that the information he/she has provided may be used for customizing the online ads through this App or other online channels. 

The personal data that you voluntarily declare to this moment shall be processed by applying with the highest security standards as required in the relevant legal provisions in force on personal data protection in Albania, as well as in the best international practices, exclusively to provide commercial products/services and/or to comply with any legal obligations that One may become subject to, on the basis of the legal and regulatory acts of the Republic of Albania. 

6. Intellectual property rights 

 

Beside the registered brands, the service content (e.g.: brand, documents with information, etc.) also belongs to ONE and is protected by the Albanian copyright law and the international copyright laws. 

Provision by One of My One App does not imply any transferral of My One App’s intellectual property rights owned by One or the licensed providers, in line with its general terms and conditions. 

The content of this application is protected by the legislation in force on copyright and personal data protection. All rights are reserved.  

The user shall not change, copy or deploy the My One App partly. The users shall not transfer, reassign, deploy or allow a third party to use the My One App and none of the services offered through it. The user agrees not to use the My One App, its services or part of it. 

  

7. User safety accountability 

Users, above the age of 18 are held personally accountable for the obligations arising from use of the application. Users, under the age of 18, and the parent or legal custodian are accountable for the obligations arising from use of the application and the services offered through it.   

You can find here further information on how ONE may use the personal information you have provided during the process of your order on this website as well as details on your rights over this information. 

8. Customer Care services 

The user may contact the Customer Care service on 142 (both prepaid and postpaid customers) and on 144 (corporate customers), for any enquiries you may have or information you may need with regard to the My One App, or simply log on to the official website www.one.al. 

9. Warranty disclaimer  

Insofar as the law in force permits the application does not offer any warranties or other conditions with regard to the application by licensed providers of the application. 

10. Applicable law and jurisdiction 

The Albanian law and/or the Personal Data Protection Law in force shall apply to these general terms and conditions on use of the application. The parties are subject to the exclusive jurisdiction of the Albanian courts.    

11. Miscellaneous 

The user agrees that the application may not be functional due to its incompatibility with the user’s handset. To use the application the user must have set up an internet connection in his/her handset. The user may contact the Customer Care team for information on the types of handsets that can be used to access the application.