Prezantojmë planet e reja të komunikimit ULTRA UNLIMITED, me shpejtësinë e lartë të internetit që nuk bie asnjëherë me:
- Internet PA LIMIT
- Komunikim PA LIMIT.
Me planet e reja ULTRA UNLIMITED nuk shqetësohesh më për njësitë e mbetura të planit sepse ato nuk mbarojnë asnjëherë, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Tashmë, jo vetëm që nuk ka limite në komunikim por, mund të zgjedhësh shpejtësinë me të cilën dëshiron të lundrosh dhe ajo nuk ndryshon kurrë.
Përjeto planin që i përshtatet ritmit tënd në rrjetin më të mirë ONE, me mbulim dhe shpejtësinë më të lartë në Shqipëri, certifikuar nga UMLAUT për vitin 2021.
Kontrolli i trafikut
Ju mund të kontrolloni trafikun tuaj mujor aktual nëpërmjet:
- Nëpërmjet aplikacionit My One
- Online, nëpërmjet Llogaria ime
- Duke përdorur shërbimin e-bill
- Duke dërguar SMS tek numri 145 (FALAS) si më poshtë:
- SMS me tekst "0" për t'u njohur me trafikun për muajin e mëparshëm
- SMS me tekst "1" për t'u njohur me trafikun mujor aktual
- SMS me tekst "2" për t'u njohur me njësitë e mbetura
- Duke telefonuar në Shërbimin ndaj Klientit tek numrat:
- 144 (14.40 lekë/min ose 0.24 lekë/sek)
- 142 (menu zanore - FALAS)
Shënim:
- Çmimi përfshin TVSH.
- Koha fillestare e tarifimit është 60 sekonda, më pas do të aplikohet tarifimi për sekondë.
- Njësitë pa limit të SMS-ve kombëtare janë për përdorim të drejtë deri në 3000 SMS.
- Njësitë pa limit të minutave kombëtare janë për përdorim të drejtë të telefonatës deri në 10,000 minuta.
- Minutat ndërkombëtare janë të vlefshme drejt 30 shteteve: Greqi, Itali, Gjermani, Belgjikë, Angli, Zvicër, Francë, Turqi, SHBA, Kanada, Rumani, Austri, Bullgari, Suedi, Poloni, Norvegji, Kinë, Slloveni, Hollandë, Spanjë, Madedonia e Veriut, Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Irlandë, Luksenburg, Hungari.
- Përllogaritja e konsumimit të internetit do të bëhet për çdo 10 KB.
- Në planin ULTRA Unlimited 150, interneti do të përdoret pa limit me shpejtësi deri në 150 Mbps.
- Për Njësitë pa limit të internetit do të zbatohet politika e drejtë e përdorimit: 50 GB në ditë. Nëse tejkalohet ky volum ditor shpejtësia e internetit do të jetë 128kbps. Pajtimtarit do ti rikthehet shpejtësia deri në 150 Mbps e internetit brenda orës 00:00 dhe 00:59 të ditës tjetër.
- Minutat dhe SMS kombëtare janë të vlefshme edhe në Roaming në Ballkanin Perëndimor.
- Vëllimi maksimal i internetit që mund të përdorni nga plani juaj në Roaming në Ballkanin Perëndimor është: 5.35 GB.
NJËSITË ROAMING NË ZONËN 1 |
MIN DALËSE ONE |
50 |
MIN DALËSE KOMB |
10 |
MIN HYRËSE |
50 |
SMS DALËSE |
20 |
- Për të mësuar më shumë mbi rregulloren RLAH (Roam Like at Home) në Ballkanin Perëndimor kliko këtu.
Ju mund t'i shtoni paketës suaj edhe:
- Roaming - Ju mund të përdorni shërbimin dhe paketat Roaming për tarifat më të mira.
- Ulje me planet ULTRA Unlimited - Përfitoni smartphone me ulje fantastike me një nga planet ULTRA Unlimited.