Telekom Albania ju njofton se duke filluar nga data 24 Korrik 2019 do të ndryshojë politikën e vlefshmërisë së rimbushjeve si më poshtë:
Rimbushjet nga 100 - 500 Lekë, shtyjnë afatin e skadimit të kreditit me 30 ditë.
Rimbushjet nga 501 - 1,000 Lekë, shtyjnë afatin e skadimit të kreditit me 60 ditë.
Rimbushjet nga 1,001 - 2,000 Lekë, shtyjnë afatin e skadimit të kreditit me 90 ditë.
Rimbushje mbi 2,000 Lekë, shtyjnë afatin e skadimit të kreditit me 180 ditë.
Shënime:
Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit.
Afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit (afati me i gjatë është 12 muaj).
Për më shumë informacion vizitoni dyqanet Telekom ose Shërbimin e Klientit në 142.
Hyr në Llogaria ime!
Vendosni numrin One.
Hyr në Llogaria ime!
Për të ndryshuar fjalëkalimin tuaj ju lutemi vendosni email-in tuaj.