one roaming al
Title

Përjeto fuqinë e rrjetit 5G me One Roaming – përtej kufijve!

Udhëto lirshëm në mbi 90 shtete dhe lidhu me më shumë se 190 operatorë ndërkombëtarë.
Tani përfito edhe sigurim udhëtimi falas, për komunikim pa shqetësime dhe çmimet më të mira në treg.

Si të aktivizoni shërbimin?

1

Aktivizimi i shërbimit

Nese jeni klientë biznesi sigurohuni që të aktivizoni shërbimin tuaj përpara se të udhëtoni jashtë vendit.

Jeni një klient biznesi?

Kontakto agjentin tënd të biznesit ose vizitoni çdo dyqan One për të aktivizuar shërbimin tuaj Roaming përpara nisjes.

Jeni klient individual me parapagesë apo me kontratë?

Shërbimi Roaming është i aktivizuar automatikisht për numrat me parapagesë dhe me kontratë individuale.

Për numrat me kontratë individuale aktivizimi i shërbimit Roaming bëhet në çdo dyqan One ose duke telefonuar Kujdesin ndaj Klientit në 142.

2

Aktivizimi i paketës

Gjithçka që të duhet të bësh është të zgjedhesh paketën tende të Roaming online në My One App ose në çdo dyqan One. Njihu me paketat roaming dhe tarifat e disponueshme për ju.

3

Konfigurimet e rrjetit

Sigurohu shërbimi i roaming nën konfigurimet e të dhënave tuaja në telefonin tuaj celular të jete aktiv. Për më shumë detaje, ju lutem ndiqni videot më poshtë.

Përdorues Android

Përdorues iOS

Paketat e reja Roaming me Sigurim të përfshirë

Tani mund të qëndroni të lidhur edhe jashtë vendit me më shumë internet dhe qetësi mendore. One Albania, në bashkëpunim me SIGAL, sjell paketa të reja roaming që përfshijnë sigurim udhëtimi opsional, për individë apo familje. Qoftë për udhëtime pune apo pushime, përfitoni nga më shumë internet dhe mbulim sigurimi për 15 ditë.
Përpara se të aktivizoni shërbimin, ju lutemi lexoni:

Kushtet dhe Termat e Sigurimit

Formularin e Pëlqimit për Transferimin e të Dhënave Personale

Si të përfitoni në 3 hapa të thjeshtë

Globe Icon

Aktivizoni një paketë roaming (4-ditore ose 10-ditore) përmes My One App

Timer Icon

Merrni një SMS me ofertën e sigurimit, dhe lexoni kushtet dhe Termat.

Lock Icon

Përgjigjuni me “PO” me SMS për të konfirmuar dhe aktivizuar sigurimin.

Sigurimi me Paketa Roaming FAQ

Çfarë është sigurimi me paketat Roaming?
Sigurimi me paketat Roaming është sigurim individual ose familjar që përfitohet duke blerë paketat One Roaming të cilat e përfshijnë edhe këtë sigurim.
Si mund ta përfitoj?
Për të përfituar sigurimin, aktivizo një ndër paketat që përfshijnë sigurimin nëpërmjet aplikacionit My One, ose vizito çdo dyqan të rrjetit One. Pas aktivizimit të paketës Roaming 4 Ditore që përfshin sigurimin individual, apo të paketës Roaming 10 ditore që përfshin sigurimin familjar, polica e sigurimit përfitohet duke i’u pergjigjur me “Po” SMS-së që do ju dërgohet pas aktivizimit të paketës. Kjo SMS ju informon për kushtet e shërbimit, si edhe ju kërkon të pranoni transferimin e të dhënave personale të SIGAL me qëllim krijimin e policës së sigurimit. Pas konfirmimit nëpërmjet SMS, polica e sigurimit do të aktivizohet nga SIGAL.
Cilat janë përfitimet e sigurimit ne Roaming?
Me sigurimin individual përfitoni sigurimin tuaj shëndetësor përgjate qëndrimit jashtë Shqipërisë në vendet ku ky sigurim ofrohet nga SIGAL. Me sigurimin familjar përfitoni sigurimin shëndetësor për ju dhe familjen tuaj që ndodhet jashtë Shqipërisë bashkë me ju, në vendet ku ky sigurim ofrohet nga SIGAL. Numri maksimal i të siguruarve me sigurimin familjar është 4 persona. Gjithashtu, me sigurimin familjar ofrohet edhe sigurimi i banesës suaj nga zjarri përgjatë së njëjtës periudhe. Sigurimi i ofruar është deri në vlerën 10,000 Euro për të gjitha ngjarjet gjatë periudhës së sigurimit. Sigurimi është i vlefshëm për 15 ditë pas konfirmimit të kushteve të përdorimit dhe pranimit të transferimit të të dhënave personale me SMS.
Si duhet të veproj nëse kam një emergjencë jashtë shtetit?
Telefononi menjëherë SIGAL në numrin +35542233308 ose dërgoni një email në adresën infoshendet@uniqa.al. Specialistët e SIGAL do t’ju udhëzojnë për procedurat e rimbursimit të shpenzimeve. Për më tepër, referojuni kushteve të përdorimit te linkut Kushtet dhe Termat e Sigurimit
Cilat janë vlerat e mbulimit të sigurimit?
Shpenzimet mjekësore të mbuluara (në Euro)
  • Deri në 200 Euro 100%
  • 201 - 1,000 Euro 90%
  • 1,001 - 2,000 Euro 80%
  • Mbi 2,001 Euro 70%
  • Si veprohet kur banesa nuk është në emrin tim?
    Banesa që sigurohet kundër zjarrit, në rastin e sigurimit familjar, duhet të jetë në pronësi të klientit i cili ka bërë aktivizimin e paketës Roaming. Klienti duhet të ketë si numrin e telefonit, edhe pronësinë e banesës së regjistruar në emrin e tij. Në rast se përdoruesi jeton me qira në këtë banesë, duhet paraqitur kontrata e qirasë.
    A ka limit moshe sigurimi?
    Sigurimi ofrohet deri në moshën 69 vjeç. Klientët që janë mbi këtë moshë nuk përfitojnë nga ky sigurim.
    Cilat janë vendet në të cilat ofrohet Sigurimi nga SIGAL?
    Sigurimi nga SIGAL ofrohet në vendet e mëposhtme: Austri Azerbajxhan Belgjikë Bosnje & Herzegovinë Bullgari Çeki Danimarkë Estoni Finlandë Francë Gjeorgji Gjermani Greqi Hollandë Hungari Islandë Itali Kosovë Kroaci Letoni Lihtenshtajn Lituani Luksemburg Mali i Zi Maltë Maqedonia e Veriut Norvegji Poloni Portugali Qipro Rumani San Marino Serbi Sllovaki Slloveni Spanjë Suedi Turqi Sigurohuni që të jeni në një nga këto vende kur të interesoheni për rimbursim.