Mix & Max Ultra Plans

ONE Albania sh.a njofton të gjithë pajtimtarët se, duke filluar nga data 28 mars 2026, do të implementohet shërbimi i përmirësuar 'Mix & Max'. Abonentët mobile me kontratë (ekzistues apo të rinj) të cilët do të përzgjedhin një nga paketat e kombinuara me shërbimin Internet, do të përfitojnë zbritje të dedikuar.

Shërbimi Mix & Max do të ofrojë këto kombinime të sherbimeve Mobile + Internet:

Paketat e kombinuara të shërbimeve
Mobile + Internet/TV
Pajtimi Mujor i zbritur
për shërbimin e kombinuar
One Ultra 5G 100 + One Ultra Fiber 100Mbps 3,500 2,400 Lekë/Muaj
One Ultra 5G 300 + One Ultra Fiber 300 Mbps 4,100 2,700 Lekë/Muaj
One Ultra 5G Max + One Ultra Fiber 1Gbps 4,800 3,000 Lekë/Muaj


Këto përfitime do të jenë të vlefshme vetëm për kontratat 24 mujore.

Pajtimtarët që do të bëhen pjesë e këtij shërbimi të kombinuar:

  • Do të marrin një faturë të vetme për të gjitha shërbimet mobile dhe fikse.   
  • Aktivizimi në shërbimet fikse do të jetë në teknologjinë Fibër dhe pa asnjë kosto instalimi.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet ONE ose Shërbimin e Klientit në 123 ose 142.