Brano Djurovic

Brano Djurovic

Drejtor Ekzekutiv i One Albania & Anëtar i Bordit Drejtues
Management Team Board of Directors

Brano është një profesionist me më shumë se 16 vjet përvojë lidershipi në fushën e shitjeve dhe teknologjisë në telekomunikacion. Ai ka një përvojë solide në krijimin e strategjive të rritjes dhe krijimin e mjedisit organizativ dhe kulturor për t'i zbatuar ato. Brano është zhvilluar profesionalisht brenda grupeve ndërkombëtare të telekomunikacionit, duke filluar nga kompanitë vendase dhe duke mbajtur role të ndryshme drejtuese. Ai ka mbajtur gjithashtu edhe rolin e liderit ndërkombëtar në njësinë rajonale të biznesit dhe funksionin e grupit global. Brano ka një ekspertizë kyçe në fusha të ndryshme si strategjia, shitjet, teknologjia, komunikimi i markës dhe kanalet e shitjes. Ai ka përvojë praktike në menaxhimin e transformimeve të biznesit, projekteve kritike të kompanisë, zhvillimin organizativ dhe tranzicionit. Qasja e tij është e përqendruar drejt klientit, duke priorizuar aktivitetevet që klientët vlerësojnë me të vërtetë për të ofruar një pjesë të qëndrueshme të tregut dhe rritje të të ardhurave, duke mbajtur njëkohësisht kënaqësinë e klientit të lartë. Brano është diplomuar në Universitetin e Malit të Zi si Inxhinier Telekomunikacioni, ndërsa mban certifikata të ndryshme dhe kurse trajnimi intensive nga London Business School, programi IMD, INSEAD SEP, etj.