Ervin Shpori

ERVIN SHPORI

Drejtor i Ligjorit, Rregullatorit dhe Pajtueshmërisë
Management Team

Ervin Shpori është diplomuar në vitin 2000, në Fakultetin e Drejtësisë, në Shkodër me gradën Master dhe gjithashtu në vitin 2006 në Fakultetin Ekonomik po në këtë universitet. Z. Shpori fillimisht iu bashkua kompanisë ALBtelecom me detyrën e juristit, në mars të vitit 2001 dhe më pas në vitin 2008 u emërua Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Ligjore të kompanisë. Prej vitit 2014, mban detyrën e Drejtorit të Grupit Ligjor, Rregullator dhe Konkurrencës. Ai ka më shumë se 20 vite përvojë profesionale me ALBtelecom dhe së fundmi ishte emëruar Drejtor Ekzekutiv i komanduar i ALBtelecom.