Në One Albania, pajtueshmëria është më shumë sesa një kërkesë - është një vlerë thelbësore. Ne jemi të përkushtuar të zbatojmë të gjitha ligjet në fuqi, Kodin tonë të Sjelljes Etike dhe politikat e brendshme për të siguruar transparencë, integritet dhe profesionalizëm në gjithçka që bëjmë.
Angazhimi për Pajtueshmëri
Sigurimi i pajtueshmërisë përbën një ndër përparësitë kryesore për Skuadrën tonë të Menaxhimit dhe Bordin e Drejtorëve. Qasja jonë bazohet në parime themelore, të cilat përfshijnë integritetin, transparencën, profesionalizmin, përgjegjshmërinë, inovacionin dhe përkushtimin për të shkuar përtej pritshmërive.
Për të mbështetur këto vlera, ne kemi zbatuar një Sistem për Manaxhimin e Pajtueshmërisë (C.M.S.), që zbatohet për të gjithë punonjësit dhe menaxhmentin. Ky sistem na ndihmon të zbusim rreziqet, të parandalojmë problemet ligjore dhe të mbrojmë interesat e punonjësve, klientëve, ofruesve te sherbimeve dhe aksionerëve tanë.
Si Ne Sigurojmë Pajtueshmërinë
Sistemi ynë i Menaxhimit të Pajtueshmërisë mbështetet nga një lidership i fortë dhe një fuqi punëtore e përkushtuar. Për të siguruar efektivitetin e tij, ai i nënshtrohet rishikimeve të rregullta nga auditorë të jashtëm të pavarur, të certifikuar nga TÜV Austria sipas ISO 37001:2016 për Sistemet e Menaxhimit Kundër Ryshfetit dhe ISO 37301:2021 për Sistemet e Menaxhimit të Pajtueshmërisë.
Elementet Kryesore të C.M.S-së sonë
1. Parandalimi i sjelljeve të parregullta & Trajnimi mbi Pajtueshmërisë.
2. Sinjalizim dhe Raportim i Shkeljeve
3. Kontakti për Raportet e Pajtueshmërisë (jo ankesat për produktin/shërbimin):
4. Qeverisje & Mbikëqyrje
Mbikëqyrja e Pajtueshmërisë
Departamenti ynë i Pajtueshmërisë dhe Qeverisjes së Korporatës luan një rol vendimtar në sigurimin e pajtueshmërisë në të gjithë kompaninë duke:
Ruajtja e një kulture të fortë të përputhshmërisë siguron mbrojtjen e reputacionit të kompanisë, mbështet vendimmarrjen etike dhe forcon besimin e ndërsjellë me punonjësit, klientët dhe palët e interesuara.
Politikat dhe Kodet e Pajtueshmërisë
Sistemi ynë i Menaxhimit të Pajtueshmërisë përfshin disa Politika dhe Kode kryesore:
Kodi i Sjelljes Etike të ONE Albania SHA përfshin një sërë parimesh të përgjithshme të etikës profesionale dhe rregullave themelore të sjelljes nga të cilat duhet të udhëhiqen Menaxhmenti dhe Punonjësit e Kompanisë pavarësisht nga pozicioni i tyre në Kompani.
Ky Kod i Sjelljes së Ofruesit te Sherbimit përshkruan kriteret që One Albania përdor për të vlerësuar ofruesit e saje te sherbimeve në lidhje me Çështjet e Përgjegjësisë Sociale. Këto kritere trajtojnë çështjet e Punës, Shëndetit dhe Sigurisë, Mjedisit dhe Etikës.
Ky kod përshkruan angazhimin e kompanisë për të respektuar dhe promovuar të drejtat e njeriut dhe parimet themelore shoqërore duke respektuar dhe promovuar diversitetin kulturor, etik, shoqëror, politik dhe ligjor të kombeve dhe shoqërive në të cilat ajo operon.
Code of Human Rights Social Priciples
Kjo Politikë përshkruan rregullat dhe parimet themelore udhëzuese në lidhje me trajtimin e informacioneve të marra që lidhen me shkeljet e Politikave, Rregulloreve ose legjislacionit aktual të kompanisë..
Kjo Politikë përcakton procedurat specifike transparente dhe të detyrueshme që duhet të ndiqen nga One Albania gjatë vlerësimit dhe zbatimit të Donacioneve, bazuar në fushat e veprimit të përcaktuara nga strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Kjo Politikë përshkruan rregullat dhe rregulloret në lidhje me pranimin dhe ofrimin e përfitimeve në marrëdhëniet e biznesit.
Policy on Accepting and Granting of Benefits
Kjo Politikë paraqet parimet dhe elementët e rëndësishëm bazë të qasjes së ONE Albania ndaj mashtrimit dhe përmban udhëzime dhe veprime të rekomanduara për trajtimin e rasteve të mashtrimit. Përveç kësaj, qëllimi i kësaj Politike është të rrisë ndërgjegjësimin mbi qasjen ndaj mashtrimit në të gjitha nivelet brenda Kompanisë.
Kjo politikë synon të vendosë kritere të qarta për planifikimin, zbatimin dhe punën pasuese për eventet. Ajo synon të jetë një ombrellë strategjike për menaxhimin e eventit dhe duhet të shërbejë si politikë për çështjet që lidhen me eventet.
Politika aktuale e ONE Albania përcakton rregullat e sjelljes së duhur të cilat e bëjnë çdo lloj diskriminimi ose ngacmimi të patolerueshëm në vendin e punës. Në veçanti, kjo Politikë përqendrohet në ndalimin e çdo akti të ngacmimit seksual.
Policy on Avoiding Sexual Harassment
Kjo Politikë ofron një përshkrim të rregullave dhe rregulloreve të sjelljes në lidhje me shmangien e korrupsionit dhe konflikteve të tjera të interesit në marrëdhëniet e biznesit.
Policy on Avoiding Corruption Other Conflict of Interestes
Kjo politikë specifikon elementët kryesorë të marrëdhënieve me punonjësit brenda ONE Albania. Ajo përshkruan atë që përfaqësojmë në marrëdhënien tonë me punonjësit. Shpjegohet çdo element kyç, përshkruhen përgjegjësitë e krijimit të marrëdhënieve me punonjësit, si dhe mënyra e trajtimit të rasteve të sjelljes së keqe.
Kjo Politikë përshkruan se si të trajtohen çështjet e Sponsorizimit duke përcaktuar kritere të qarta për zbatimin e procedurës që duhet të ndiqet nga ONE Albania për të kryer Sponsorizime. Politika synon të sigurojë transparencë në lidhje me përdorimin efikas të burimeve të alokuara për Sponsorizime, duke siguruar një proces uniform dhe duke u ofruar palëve të përfshira një bazë të qartë.
Ketu permes formes elektronike