E ardhmja e ONE ALBANIA: modeli i ofruesit të shërbimeve të integruara

27-02-2024
thanasis

Investime të shtuara për integrimin e të gjithë shërbimeve në një, përmirësimin e cilësisë, rritjen e shpejtësisë së internetit dhe zgjerimin e infrastrukturës me fibër, janë disa nga iniciativat e kompanisë, të ndërmarra menjëherë pas shkrirjes së dy gjigandëve të telekomunikacionit, pjesë e grupit hungarez 4iG.  Kohët e fundit, investitor i One Albania finalizoi memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare për ndërtimin e një linje kabllore nënujore, me kapacitet të lartë, një investim strategjik e inovativ që e kthen Shqipërinë në një nyje të ndërlidhjes ndërkombëtare. Ky projekt shënon një moment kyç në evoluimin digjital të Shqipërisë.

Kompania ka ofruar histori të njëpasnjëshme suksesi, ku një vend të rëndësishëm zë platforma krejtësisht e re, One TV . Ajo ka sjellë një përvojë televizive të transformuar, e cila jo vetëm ka një performancë të përmirësuar, por është krijuar edhe për ta bërë përvojën televizive unike, duke ofruar zhvillimet më të fundit teknologjike në mënyrën më të thjeshtë, për të gjithë!

One si marka e së vërtetës është e  bazuar në komunikimin e ndershëm dhe ku çdokujt i dëgjohen sugjerimet për të ofruar produktet dhe shërbimet më të mira dhe më përshtatshme.

Për të mësuar më tepër për zhvillimet në tregun e telekomunikacioneve si dhe planet konkrete të kompanisë për atë çka do t’i ofrohet klientëve, kemi zhvilluar një intervistë me z. Athanasios Paraskevas, Drejtor i Grupit Komercial të Konsumatorit.

Z. Paraskevas ju drejtoni Grupin Komercial të Konsumatorit në One Albania prej më shumë se një viti, që nga integrimi i dy operatorëve. Si i ka transformuar kompania shërbimet e saj që prej asaj kohe? Çfarë keni sjellë ndryshe?

Kur One Albania filloi rrugëtimin e saj në tregun shqiptar, premtoi se do të ishte pranë nevojave të klientëve. Kjo është arsyeja pse ne jemi gjithmonë në kërkim të teknologjive të reja, të përmirësuara dhe shërbime më të mira. Puna jonë e parë ishte të dëgjonim zërin e të gjithëve, jo vetëm atyre që kishin besim te ne. Na duhej të dinim pritshmëritë e tyre dhe sa i besonin bashkimit të ri. Ne dëgjuam ankesat dhe kërkesat e tyre dhe bazuar në kontributin e dhënë ndërtuam një portofol të ri produktesh, tërësisht të rifreskuar, me objektivin për të ofruar produkte reale, me çmime konkuruese, për njerëzit realë, duke u mbështetur në vlerat e markës sonë dhe nevojat e tyre.

Në ofertat mobile rritëm shpejtësinë e internetit në planet e reja Ultra Unlimited, duke i ofrutar klientëve përfitimin e volumeve pa limit. Për herë të parë në Shqipëri prezantuam Trade & Upgrade si një zgjidhje inovative për t'i dhënë mundësinë klientëve të shesin pajisjet e tyre të vjetra për marrë më të rejat, duke përditësuar teknologjinë më të fundit me çmimin më të mirë dhe e njëkohësisht, duke promovuar kujdesin për mjedisin nëpërmjet ricklimit të këtyre produkteve. U mundësuam klientëve tanë pajisjet më të fundit Premium si një rishitës besnik zyrtar i markave ndërkombëtare si Apple & Samsung. Si rrjedhojë e investimeve të njëpasnjëshme kemi zgjeruar infrastrukturën tonë Fibër, për një internet me cilësi dhe një shpejtësi shumë më të lartë, direkt në ambientet e klientëve dhe duke realizuar kalimin masiv të tyre nga teknologjia e vjetëruar xDSL në teknologjinë më të re Fibër. Gjithashtu arritëm të siguronim zgjidhjen Plug & Play përmes HomeNet, për zonat rurale, përmes shpejtësisë 4G+, për të marrë internetin kudo dhe për t’u lidhur edhe zonat më të largëta me akses në teknologji.

Do ta quaja një histori suksesi platformën krejtësisht të re, One TV. Me krenari pranojmë se One Albania do të bëjë diferencën, edhe në përvojën e ofrimit të shërbimeve më të mira televizive në Shqipëri. Me qëllimin për të ofruar një eksperiencë unike përmes një produkti shumë të rëndësishëm, kombinimet Mix & Max ishin një mundësi e shkëlqyer për të kombinuar produktet e shërbimeve tona, ndërkohë që  përfitimet rriteshin në shërbimet broadband, TV dhe celulare. Vetë klienti mund të kombinojë shërbimet që i duhen, duke i personalizuar sipas nevojave në një platformë reale që ofron fleksibilitet të plotë të zgjedhjeve me koston më të mirë, me konceptin kombino dhe kurse.Duket se One Albania po synon të zhvendoset drejt ofrimit të shërbimeve të integruara fikse dhe celulare.

Cilat janë avantazhet e ofrimit të këtyre lloj shërbimeve për klientët?

Nga perspektiva e klientit, ofrimi i këtyre shërbimeve do të thotë që mund t’i  merrni të gjithë shërbimet në një: lidhjet celulare, ato fikse, TV, pjesën e argëtimit, çdo shërbim në një paketë të integruar. Pra, klientit i jepet mundësia të shijojë një përvojë të përmirësuar dhe të ketë vetëm një pikë kontakti për zgjidhjen e problematikave të tij. Si rrjedhim, ofrimi i këtyre paketave të plota, të integruara,  rrit kënaqësinë e klientit përmes një përvoje të harmonizuar dhe cilësie më të lartë në përdorimin e të gjithë shërbimeve. Kjo është diçka që ne e konsiderojmë të ardhmen e ofrimit të shërbimeve dhe një trend që vjen nga vendet e zhvilluara dhe po mundohemi ta zbatojmë edhe në Shqipëri, përmes konceptit One stop shop.