“Shah-mat: One Albania mbështet kampionatin e parë të shahut organizuar nga Ambasada Hungareze në Shqipëri.”

13-03-2024
CX4A2223 (002) 1

                                                                                                 “Shah-mat: One Albania mbështet kampionatin e parë të shahut organizuar nga Ambasada Hungareze në Shqipëri.”

 

Në kuadër të mbështetjes së iniciativave kulturore mes Shqipërisë dhe Hungarisë, One Albania mbështeti organizimin për herë të parë të kampionatit të shahut, organizuar nga Ambasada Hungareze në Shqipëri; një bashkëpunim mes Federatave Shqiptare dhe Hungareze të Shahut.

Kampionati kishte në qendër të tij një turne shahu për fëmijët e moshave 7-14 vjeç.

Prezenca e zëvendësministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë, Endri Hoxha dhe Shefit të Misionit Diplomatik Hungarez Dr. Ádám Lovassy theksoi rëndësinë e ngjarjes dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve hungareze dhe shqiptare.

Entuziast për aktivitetin, Dr. Ádám Lovassy, Shefi i Misionit Diplomatik, ndau informacion mbi gjenezën e këtij kampionati, duke thënë: "Vitin e kaluar, ne nisëm javën e parë kulturore hungareze me Ministrinë e Kulturës, dhe eventi organizuar "Shah dhe Jazz", dëshmoi një ndërthurje magjepsëse e melodive hungareze të xhazit dhe shahut. Ky event na shtyu të thelloheshim në promovimin e shahut tek fëmijët shqiptarë. Kështu, mori formë ideja për organizimin e një turneu shahu për fëmijët e moshës 7-14 vjeç."

CX4A2582 (002) 2

Duke i bërë jehonë bashkëpunimit Endri Hoxha, Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, vlerësoi nismën si një përpjekje të bukur që u sjell lumturi fëmijëve dhe nxit motivimin e tyre. “Jam mirënjohës për ngjarjet e tilla që u ngjallin gëzim fëmijëve dhe ndoshta u ndezin motivimin. Jam sinqerisht i kënaqur”, theksoi zëvendësministri Hoxha.

Kampionati jo vetëm që siguroi një platformë për të apasionuarit e rinj të shahut për të shfaqur aftësitë e tyre, por gjithashtu shërbeu si një testament për lidhjet e miqësore dhe dashamirëse midis dy vendeve.

One Albania synon mbështetjen e vazhdueshme të iniciativave të tilla, si shkëmbime me vlerë mes dy kombeve.

CX4A2751 (002) 3