Shërbimi Freeze

Shërbimi Freeze

Shërbimi Freeze u lejon klientëve One të ndalojnë përkohësisht shërbimet e tyre të internetit, IPTV-së dhe/ose telefonit fiks me një kosto minimale, në rastet kur ata nuk do ta përdorin internetin, IPTV-në apo fiksin për një kohë të caktuar.

  • Telefoni Fikse

Shërbimi Freeze për shërbimin e telefonisë fikse është 200 Lekë/muaj.

Kjo tarifë do të parapaguhet nga klienti në dyqan kur kërkon të aktivizojë shërbimin.

  • Internet

Shërbimi Freeze për paketat e internetit të shtëpisë është 600 Lekë/muaj.

Kjo tarifë do të parapaguhet nga klienti në dyqan kur kërkon të aktivizojë shërbimin.

  • IPTV

Shërbimi Freeze për paketat IPTV është 800 Lekë/muaj

Kjo tarifë do të parapaguhet nga klienti në dyqan kur kërkon të aktivizojë shërbimin.

Shërbimi Freeze mund të aktivizohet vetëm për 1, 2 ose 3 muaj të plotë kalendrikë, pa marrë parasysh datën që klientët vizitojnë dyqanin për të kërkuar shërbimin.

Shembull:

Nëse klienti vjen në dyqan më 15 prill dhe kërkon 2 muaj shërbim të ngrirjes, ai duhet të aktivizohet nga data 30 prill deri më 1 korrik.